Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 66”. Në pranga është vënë shtetasi Mersin Cenolli, alias Ervis Cenolli, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano, më datë 6 maj 2025, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Aktualisht, Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane për ekstradimin e tij drejt Italisë. Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar…
Author: almakos
VLEN akuzon BDI-në për dështime të rënda politike dhe bashkëpunim me figura dhe projekte të afërta me interesat serbe, duke theksuar takimet me Gruevskin, përkrahjen për “Ballkanin e Hapur” dhe neglizhencën ndaj interesave shqiptare. Sipas VLEN, BDI po shpif dhe përhap lajme të rreme për të fshehur frikën nga humbja dhe reformën që VLEN po imponon. “BDI dhe e vërteta janë të shkurorëzuara që moti, por më shumë se gjithçka i ka djegur momenti kur Izet Mexhiti shkuli Blerim Bexhetin, Artan “non grata” Grubin e Bujar Osmanin bashkë me gjithë garniturën e tyre nga Njësia Zgjedhore numër 1. Që atëherë,…
Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit. Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i…
Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023. Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë në vitin 2023. Bujqësia është një sektor me sezonalitet të lartë, çka ndikon në një mesatare me te ulët javore të orëve të punës në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit dhe tregtisë. Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës qëndron administrata…
Mbrëmjen e djeshme (4 shtator) Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Kristjan Kola 34 vjeç. Pamjet që shihni janë pak momentit pas ngjarjes, kur trupi i viktimës është transportuar nga lokali, vendi ky ndodhi krimi në autoambulancë. [embedded content] Uniformat blu bëjnë me dije se vrasja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”. Në rrethana ende të paqarta, dy persona që po lëviznin me motor, ende të paidentifikuar, dyshohet se vranë me armë zjarri 34-vjeçarin , i cili i momentin e të shtënave ndodhej në ambientet e jashtme të një…
Kompania Google nuk ndalon së përmirësuari integrimin e Gmail dhe Google Chat. Me një fokus të qartë në përmirësimin e komunikimit, Google po sjell ndryshime të rëndësishme në Gmail, duke e bërë atë një platformë më efikase për përdoruesit. Së shpejti, ata që përdorin këtë shërbim do të kenë mundësi të reja që do të rrisin ndjeshëm përvojën e tyre të komunikimit. Një nga risitë më të spikatura është mundësia e përmbledhjeve në njoftime. Kjo do të lejojë përdoruesit të shohin mesazhet e tyre direkt në njoftim, pa pasur nevojë të hapin aplikacionin. Kjo veçori do të ndihmojë në kursimin…
23:40 | 4 Shtator 2025E.HI ngadaltë, i vetmuar dhe përfundimtar. Kështu, duke huazuar titullin e romanit të njohur të Osvaldo Sorianos, mund të përshkruhet fati tashmë i sigurt i ajsbergut më të madh në botë pas një udhëtimi që ka zgjatur pothuajse 40 vjet. Në vitin 1986, një ajsberg gjigant më vonë i quajtur “A23a” u shkëput nga Antarktida dhe nisi një udhëtim të pafund. Ky kolos, me peshë një mijë miliardë ton, dyfish më i madh se zona metropolitane e Londrës, për shumë kohë lundroi i lirë nëpër dete përpara se të mbetej i bllokuar. Pastaj, papritur në vitin…
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Teksa foli për projektet ushtarake, kryeministri përmendi dhe rastin e goditjes se News24 dhe bastisjes se zyrave dhe redaksisë të lajmeve. Kryeministri Rama u përpoq të justifikonte këtë goditje, teksa tha se do të prodhojë dronë shqiptarë, të cilat do t’i shesë nëpër bote. Teksa ceku çështjen e godinës se News24, gazetari Blendi Fevziu iu kthye ashpër teksa tha se për rastin e goditjes së medias, nuk mund të merrte dhe grabiste kompjuterat e gazetarëve . Më tej drejtuesi i emisionit tha se marrëdhënien kontraktuale, shtetit nuk…
Sonte, në qytetin e Gostivarit është realizuar takimi i përbashkët i shtabeve zgjedhore të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim. Komunikata e plotë e Besëlidhja AKI në Gostivar: Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, në Gostivar u mbajt takimi i parë i përbashkët mes shtabeve komunale të partive politike pjesë të Aleancës Kombëtare për Integrim – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Në prani të kandidatit të përbashkët për kryetar komune, z. Valbon Limani, bartësit të listës për Këshilltarë Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe dy shefat e shtabeve komunale, z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami, u diskutua agjenda…
Acer ka bërë një hap të rëndësishëm në tregun e tabletëve duke prezantuar katër modele të reja Iconia në IFA, që premtojnë të ofrojnë përvoja të reja për përdoruesit. Me ekranet e tyre të avancuara, tabletët Iconia X12 dhe X14 ofrojnë një përvojë vizuale të jashtëzakonshme me teknologjinë AMOLED, duke arritur rezolucione të larta prej 2,560 x 1,600 piksel për X12 dhe 1,920 x 1,200 piksel për X14. Këto ekrane janë të dizajnuara për t’u ofruar përdoruesve ngjyra të gjalla dhe kontraste të thella. Një nga karakteristikat më tërheqëse të këtyre tabletëve është kapaciteti i baterisë prej 8,000 mAh, që…
EMISIONI VETTING Emisioni Vetting sjell për publikun faktet e panjohur të sulmit brutal dhe bllokimit të redaksive të lajmeve të News24, Panorama TV, Balkanweb, Radio Rash, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare. [embedded content] Gazetarët e Vetting publikuan kamerat e fshehta dhe debatet me efektivët e Policisë Ushtarake që bllokuan kalimin vetëm për përfaqësuesit e medias që të aksesojnë në godinën e Panorama Group, e cila është me kontratë të ligjshme deri në vitin 2033. Kamera e fshehtë Përmbaruesja: Vendimi i gjykatës thotë që të hyni sot për të marrë sendet personale. Dhe ne jemi këtu për këtë punë. Gazetari: Ju…
VLEN rikujton dy të vërteta të padiskutueshme që qytetarët tashmë i shohin: Bujar Osmani ka zhvilluar takim me të arratisurin Nikolla Gruevski. Vendndodhja, koha dhe tema e bisedës janë të njohura. Sulmet e ditëve të fundit kundër VLEN-it dhe liderëve tanë janë gënjeshtra dhe shenjë paniku, sepse bashkëpunimi i tyre me Gruevskin dhe Mijallkovin mendonin se do të mbetej i fshehtë dhe pa prova. Reagimi i BDI-së, se gjoja Izet Mexhiti është takuar me Vulinin, është po aq i pavërtetë sa edhe mundësia që Artan Grubi të hiqet nga lista e zezë e SHBA-së para zgjedhjeve lokale. Nervozizmin e BDI-së…

