Author: almakos

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u bën thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës. Në apelin e OEMVP-së, shkruan se fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese. “Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së. OEMVP, njëherësh inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë…

Lexo më Shumë

Gjigantët amerikanë të teknologjisë, Apple dhe Meta, e kanë shmangur përkohësisht përballjen me sanksione të rënda nga Bashkimi Europian (BE) për shkelje të rregullave digjitale. Një zëdhënës i BE-së ka konfirmuar se këto kompanive nuk do të imponohet ndëshkime menjëherë, duke u dhënë atyre një periudhë për të rregulluar praktikat e tyre me ligjet evropiane. Që nga prilli, autoritetet e BE-së kishin vendosur të gjobisin Apple me 500 milionë euro dhe Meta me 200 milionë euro për shkelje të Aktit të Tregjeve Digjitale (DMA). Këto sanksione tregojnë një qasje të re dhe mbikëqyrëse të BE-së ndaj gjigantëve të teknologjisë, të…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se dy muajsh kërkime, Anxhelo Abidini, i mituri që ishte larguar nga banesa në rrethana misterioze që nga data 2 prill, është gjetur pasditen e sotme në Durrës, në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Durrësit ka konfirmuar se adoleshenti është lokalizuar dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e Korçës, ku është bashkuar me familjarët e tij. Familja e Anxhelos kishte kërkuar ndihmë publike përmes emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, me autore dhe moderatore Evis Ahmetin. Nëna e tij rrëfeu gjatë transmetimit se djali i tyre ishte përfshirë më herët në një incident penal, gjë që…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L. L., 48 vjeç, i cili kërkohej në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të vitit 2023, dosje e cila tashmë ndodhet në duart e SPAK. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale, ndër to: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël. Nga BDI informojnë se në mbledhje është zhvilluar një debat thelbësor, për siç e quajnë lidhur me “referendumin” që kemi përpara”, duke aluduar në zgjedhjet lokale të tetorit. “A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin”, thonë nga BDI. “Me kujdes të madh po i përcjellim ngjarjet dhe gjitha politikat degraduese, kjo pjesë u diskutua dhe në mbledhje. Poashtu ky takim thirrur nga kryetari Ahmeti u bë si një thirrje para…

Lexo më Shumë

YouTube ka njoftuar një zhvillim të ri dhe emocionues në botën e mediave sociale: modelin e ri Al për krijimin e videove, Veo 3, për platformën e tij Shorts. Ky avancim përfaqëson një hap të ri dhe të rëndësishëm në përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të revolucionarizuar mënyrën se si krijojmë dhe ndajmë përmbajtje video. Që nga lançimi i YouTube Shorts, platforma ka parë një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit, me më shumë se 200 miliardë shikime në ditë, sipas CEO-it Neal Mohan. Kjo statistikë e frikshme e shikimeve tregon se kjo platformë është bërë një hapësirë e preferuar për…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës njofton se për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit të Kosovës, më 20 dhe 21 qershor 2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente të autostradave dhe rrugëve kombëtare në vend. Këto gara janë pjesë e Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, një ngjarje që synon të promovojë sportin dhe shëndetin në vend. Garat do të ofrojnë një mundësi unike për çiklistët që të tregojnë aftësitë e tyre dhe për publikun që të ndjekë nga afër emocionet e këtij sporti të mrekullueshëm. Megjithatë, për të siguruar një ambient…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë: Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes; Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin; Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara; Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe…

Lexo më Shumë

Autopsia e kryer këtë të mërkurë në morgun e Maceratës ka zbuluar detaje rrëqethëse mbi krimin e rëndë që tronditi qytetin e Tolentinos në Itali, ku 45-vjeçarja shqiptare Gentiana Kopili Hudhra humbi jetën pas një sulmi nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima ka marrë plot 17 goditje me thikë, të cilat kanë shkaktuar hemorragji të brendshme dhe vdekje të menjëhershme. Mjeku ligjor Antonio Tombolini, që kreu autopsinë me porosi të prokurorit Enrico Riccioni, ka konfirmuar se plagët fatale kanë prekur organet e brendshme, ndërsa disa goditje janë evidentuar në qafë, shpinë dhe anash trupit.…

Lexo më Shumë

Edhe pse në Kuvend kanë mbetur peng ligji për kodin zgjedhor dhe ligji i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, për të cilat nevojitet shumicë Bandeteri, të cilën momentalisht nuk e ka shumica parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se ligjet për reforma nuk varen nga Badenteri. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë…

Lexo më Shumë

Një sherr fizik është regjistruar pasditen e së enjtes në qytetin e Beratit, ku një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt që ka agravuar në dhunë. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-pallatit të Kulturës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e dhunës. Në një video të publikuar nga portali JOQ, shihen dy persona duke u përleshur fizikisht, ndërsa një tjetër i ri përpiqet të ndërhyjë për t’i ndarë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti ka nisur nga qytetari i ri, ndërsa punonjësi i Policisë Bashkiake mësohet të mos ketë qenë shkaktar i incidentit. Deri më…

Lexo më Shumë

Kemi ftuar ekspertë mjekësorë nga Izraeli për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, por nuk ka fluturime nga atje për shkak të situatës së re atje, kështu që kjo do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, ka deklaruar drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski.  Ai tha se do të vijnë ekspertë nga Sllovenia për të të shqyrtuar mundësitë për trajtimin e të lënduarve. SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR “Nga trajtimi i djegieve deri te mushkëritë, kujdesi infermieror, kujdesi psikosocial të gjitha këto bien nën barrën e shtetit. Këto shërbime janë të disponueshme në spitalin…

Lexo më Shumë