Author: almakos

Një shtetas është arrestuar nga policia në Kukës, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohet për ndërtim të paligjshëm në territorin e Bashkisë Tropojë. Në oborrin e banesës së tij janë konstatuar 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër, të gjitha pa leje ndërtimi. Shtetasi me inicialet R.Gj. u vu në pranga në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509, datë 08.09.2025, i regjistruar pas referimit nga Policia e Shtetit. Në vendin e quajtur lagjja “Gjomakaj”, në fshatin Llugjaj, Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë, u zbuluan objekte ndërtimi të ngritura brenda rrethimit të banesës së tij. Sipas burimeve…

Lexo më Shumë

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë më 13 shtator në mesnatë përfundon afati për parashtrim të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë. Më 29 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor. Do të votohet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit në 3480 vendvotime. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale vjedhje dhe dhunë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë. 35-vjeçari u kap nga policia kufitare në Kakavijë, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën,…

Lexo më Shumë

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat. Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka reaguar ashpër ndaj ndotjes së shkaktuar nga deponia e Drisllës, pas daljes së tymit të zi gjatë ditës së sotme. Ai e cilësoi këtë ngjarje si “dëshminë më të qartë të papërgjegjësisë institucionale të qytetit të Shkupit” dhe një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së veprimeve serioze nga udhëheqësit lokalë gjatë tri dekadave të fundit. Sipas Bislimit, mbi 10 mijë banorë të Batincës dhe zonave përreth janë të ekspozuar përditë ndaj ndotjes nga kjo deponi, e cila — siç theksoi ai — nuk i plotëson as standardet…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka folur para aktivistëve të kuvendit vendor “Fehmi Lladrovci”, ku ka bërë thirrje për mobilizim strukturor dhe rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Lëvizja për rilindjen e Çairit po shpërthen mbi pritshmëritë tona dhe dëshmia më e gjallë ishte sot në hapjen e Shtabit në Këshillin Vendor “Fehmi Lladrovci”. Të lodhur nga premtimet boshe, projektet e parealizuara, ambienti i papastër dhe mungesa e sigurisë, qytetarët e Çairit po i thonë mjaft stagnimit. Zëri i tyre nuk është…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga Kalaja e qytetit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin për media. “Sot, më 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kalaja e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca”, tha Bytyqi. Sipas tij, në vendngjarje është konstatuar se bëhej fjalë për M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren. Ekipi mjekësor ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja…

Lexo më Shumë

Sonte në Çair, kandidati për Komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim optimist në hapjen e shtabit të tyre zgjedhor. Ai theksoi se Çairi ka shpërthyer me energji dhe është gati të shkojë drejt fitores më të madhe, raporton SHENJA. Mexhiti falënderoi ekipin e punës dhe uroi që kjo atmosferë pozitive të vazhdojë duke elaboruar programin dhe vizionin e tyre bashkë me bartësin e listës, Muamed Murtezin. Ai theksoi gjithashtu se VLEN po hapet dhe po sjell vlera të reja, duke përmendur emra të rëndësishëm si Muamed Murtezi, kandidati për kryetar të Haraçinës, Daut Beqiri, dhe…

Lexo më Shumë

Ekzistojnë dyshime se zjarri në deponinë Drislla është shkaktuar me qëllim, informoi pasdite drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojanço Angellov, duke përkujtuar se verës ka pasur temperatura rekord të larta, por Drislla nuk është kapluar nga zjarri. “Brigada për mbrojtje zjarrfikëse Shkup me të gjitha forcat tenton ta lokalizojë zjarrin në deponinë Drislla, janë bërë rripa zjarrfikëse që të mos lejohet zjarri të depërtojë në barin e afërt, shkurret dhe pyllin nga ana e epërme e deponisë. Nuk ka rrezik nga dalja e zjarrit jashtë deponisë. Shuarja është në vijim”, tha Angellov. Paraprakisht ai informoi se zjarri nuk…

Lexo më Shumë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh me rëndësi në mbledhjen e fundit, mes të cilave edhe shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë verifikimesh dhe shqyrtimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë qytetarëve që prej vitesh prisnin një përgjigje. Këshilli miratoi edhe listat e reja të përfituesve të programeve të Procesit…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr i madh në deponinë e mbeturinave “Drislla” në afërsi të fshatit Batincë, në Shkup. Sipas raportimeve zyrtare nga Departamenti i Zjarrfikësve të Shkupit, ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë aktualisht duke punuar për fikjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhen edhe forca policore për të siguruar perimetrin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Drejtori i Drejtorisë për Menaxhim me Situata të Jashtëzakonshme (DMSH), Stojançe Angellov, siguroi qytetarët se zjarri nuk paraqet rrezik të lartë dhe se situata është nën kontroll. “Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të deponisë janë të angazhuara në…

Lexo më Shumë