Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në qershor janë rritur për 790 denarë në krahasim me majin, tregojnë të dhënat të cilat i përgatit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas këtyre të dhënave, vlera e shportës minimale sindikale në qershor ishte 64.698 denarë (1051 euro), ndërsa me banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shkon në 80.073 denarë (1301 euro). Rritja prej 733 denarë është kryesisht nga rritjet e çmimeve te ushqimi dhe pijet në krahasim me majin. Llogaritjet e LSM-së tregojnë se për ushqim dhe pije në qershor një familjeje i nevojiteshin 23 167 denarë. “Duke…
Author: almakos
Tubat plastikë, të destinuar për të sjellë ujë nga këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave, u kapën nga flakët gjatë një operacioni saldimi. Zjarri përfshiu shpejt tubat, duke shkaktuar tym të dendur e të zi që mbuloi të gjithë zonën përreth. Në vendngjarje u dërguan tre makina zjarrfikëse dhe një autobot, të cilët arritën të shuajnë flakët. Raportohet se rreth 150 metra tub me diametër 1.5 metra u shkrumbuan plotësisht nga zjarri gjatë procesit të saldimit. [embedded content]
LSDM në një kumtesë për media thotë se VMRO po përgatit krim të shkallës së gjerë, në lidhje me ndërtimin e hekurudhës. “Para syve të publikut, një tjetër “projekt” po zhvillohet pa plan, pa dokumentacion, pa afate të qarta – por me një çmim tashmë të njohur prej 2 miliardë eurosh. Për hekurudhën e Korridorit 10, të cilën e njoftoi Mickoski, nuk ka asnjë fletë letre, por dihet tashmë se sa do të kushtojë. Nëse nuk ka projekt, nëse nuk ka studim, nëse nuk ka analizë të itinerarit – si arritën në shifrën prej 2 miliardë eurosh?”. “Kush e llogariti…
Në Paskuqan është bllokuar një karburant ku shiteshin lëndë hidrokarbure pa kuponë fiskalë. Pronari i karburantit, shtetasi B.M., 47 vjeç, u arrestua pasi nuk dispononte fatura blerjeje për hidrokarburet që dyshohet se janë kontrabanduar. Operacioni policor, i koduar “Informaliteti”, u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, pas informacionit të marrë nga inteligjenca policore. Karburanti në rrugën “Hasan Zylfia” në Paskuqan u mbyll përkohësisht, deri në përfundimin e verifikimeve. Materialet e hetimit u dërguan në Prokurorinë e Tiranës për procedim të mëtejshëm.
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Intel, ka paralajmëruar se do të shkurtojë 15 deri në 20 përqind të fuqisë punëtore në fabrikat e saj gjatë muajit korrik. Vendimi u bë i ditur përmes një emaili të brendshëm, ku zyrtari i lartë i prodhimit, Naga Chandrasekaran, tha se masat janë të nevojshme për të përballuar sfidat financiare. Kjo lajmi vjen si një tronditje për një kompani që ka qenë lider në industri dhe që ka investuar shumë në zhvillimin e teknologjive të reja. Me një total prej 109,000 punonjës globalisht, pritet që të largohen nga puna mes 16,000 dhe 21,000 vetë. Kjo…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit shpreh shqetësim për deklaratat e fundit të zyrtarëve të koalicionit VLEN, konkretisht Arben Fetait dhe Izet Mexhitit, të cilët, sipas ASH-së, po keqinformojnë opinionin shqiptar lidhur me projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore. Deklarimet se projektligji është “gati” dhe pritet vetëm miratimi nga Qeveria, sipas ASH-së, përbëjnë një përpjekje për të mashtruar qytetarët shqiptarë për qëllime elektorale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale. Në vijim po e përcjellim të plotë reagimin: Në të vërtetë, vetë Kryeministri i Arben Fetait, z. Hristijan Mickoski, ka deklaruar se projektligji do të dërgohet për…
Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është parë mëngjesin e sotëm në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Murselit pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka konfirmuar për Telegrafin se Naim Murseli është i vendosur tash e disa ditë në institut, dhe se ekzaminimi psikiatrik ende nuk ka përfunduar. “Ekzaminimi nuk është kryer ende. Instituti i Forenzikes është përgjegjës për rastin, dhe këtu do të kryhet ekzaminimi. Kohëzgjatja varet prej komisionit vlerësues”, deklaroi ai. Zëdhënësja e…
Seanca për presidentin e Partisë Liberale, Ilir Meta, është shtyrë pasi prokuroria ka tërhequr një nga pikat kyçe të akuzës, atë për lobim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se nga dokumentacioni i marrë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është konfirmuar se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë, por vetëm 15 mijë euro, e cila është ndërprerë më pas. Kjo e ka bërë të pavlefshme akuzën për lobim si vepër penale. [embedded content] Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës: U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyu seancen e Ilir Metës per ne 26 qershor. Presidenti i PL-se kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se seanca u shty pasi ai kerkoi kohe per tu njohur me disa akte qe ka sjelle prokurori. “U shty sepse unë kërkova të njihem me aktet që ka sjellë prokurori, me disa dëshmi. Prokurori ka kërkuar që ne po bëjmë verifikime sepse po verifikojmë pasurinë e ish vjehrrës apo ish bashkëshortes së Metës. Prokurori foli për të gjithë…
Pas mesnate do të ketë sërish shtrenjtim të derivateve të naftës, kanë njoftuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.Dje, nafta u shtrenjtuar për 2.5 denarë, ndërsa sot është vendosur që të shtrenjtohet edhe për dy denarë shtesë.Sipas vendimit të KRRE-së, një litër naftë pas mesnate do të kushtojë 72 denarë.Çmimet e derivateve pas mesnate:Nafta – 72,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 70,0 den/lBenzina BS-95 – 76,0 den/lBenzina BS-98 – 78,0 den/lGazi 42,0 den/lMetani 61,0 den/l MARKETING
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar si autor i një grabitjeje të ndodhur dy vite më parë, në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”. I arrestuari është shtetasi E. (F.) L., 42 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”. Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2023, 42-vjeçari në bashkëpunim me një çift bashkëshortësh, të identifikuar me inicialet A. Rr. dhe E. Rr., ka grabitur rreth 10 mijë euro në ambientet…
Tragjedi në Peqin: 84-vjeçari që vuante nga skleroza gjendet i mbytur në një kanal, djali kishte denoncuar zhdukjen Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Fatishe të Peqinit, ku një i moshuar 84-vjeç është gjetur pa jetë në një kanal vaditës pranë banesës së tij. Sipas informacioneve zyrtare, i biri i viktimës, një 38-vjeçar me inicialet I. D., kishte denoncuar mëngjesin e djeshëm në polici zhdukjen e të atit, i cili vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga shtëpia pa u kthyer më. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarit u…

