Author: almakos

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të dërguar Naim Murselin në ekzaminim psikiatrik, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shmangur dënimin me burgim të përjetshëm. Në një prononcim për televizionin Dukagjini, Syla u shpreh se kjo është një manovër ligjore nga mbrojtja për të zvarritur procesin gjyqësor ose për të ndikuar në lehtësimin e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. “Vendimi i gjykatës është formalisht në përputhje me procedurat ligjore, por në këtë rast shihet si një taktikë e njohur për të ndikuar në dënimin përmes pretendimeve për probleme…

Lexo më Shumë

Pas shtrenjtimit të së enjtes të derivateve të naftës, Komisioni Rregullator i Energjetikës ka njoftuar sot se, pas mesnatës, do të ketë sërish rritje të çmimeve, me çka çmimi i naftës ka shkuar në 72 denarë, ndërkaq çmimi i benzinave në 76, përkatësisht 78 denarë për litër. Siç ka sqaruar edhe kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, rritja e çmimeve është pasojë direkte e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.  Eksperti i Ekonomisë, Abil Baush tha për TV Shenja se, mungesa e politikaveafatmesme dhe afatgjata e bën ekonominë e vendit fragjile ndaj konflikteve të këtilla që ndodhin, sidomos në vendet që janë…

Lexo më Shumë

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar sot për ekzaminim psikiatrik në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas mediave vendore, Murseli u paraqit në klinikë i prangosur, me duar dhe këmbë të lidhura. Ai iu nënshtrua një ekzaminimi psikiatrik dhe trajtimi me CT, pas së cilës u largua nga ambientet e QKUK-së. Dërgimi për ekzaminim u vendos pas kërkesës së bërë nga avokatja e tij, Teuta Zhinopotoku, gjatë seancës gjyqësore të 4 qershorit, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Në të njëjtën seancë,…

Lexo më Shumë

Një krizë energjetike e theksuar pritet ta përjetojë Kosova nga nesër, për shkak të mungesës së theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike. Kompania KESCO ka paralajmëruar se në një skenar ekstrem, e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit, duke ngritur shqetësime të mëdha për stabilitetin energjetik të vendit. Kjo situatë jo vetëm që do të ndikojë në furnizimin e energjisë, por gjithashtu mund të sjellë rritje të kostove për qytetarët. Reagimi nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka qenë i menjëhershëm. Ata kanë thënë se nuk do të ketë…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka konfirmuar se Bashkia e Tiranës është bërë objekt i një sulmi kibernetik, i cili ka prekur funksionimin normal të disa prej shërbimeve dhe sistemeve të saj të informacionit. Pas sinjalizimit për incidentin, AKSK njofton se, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm pune i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Grupi ka ndërmarrë një sërë veprimesh për garantimin e sigurisë, përfshirë analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës, identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit, si dhe izolimin dhe kufizimin e përhapjes së ndikimit në sistemet e tjera…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në SPB Manastir ku u takua me kryeshefin e SPB Manastir, Sasho Mirçevski. Siç theksohet në kumtesë, gjatë takimit zëvendësministri Iseni u njoftua me aktivitetet e rregullta dhe aktuale të sektorit, ndërsa iu prezantuan edhe të dhënat e fundit statistikore për kriminalitetin, të cilat tregojnë një tendencë të uljes. “Zëvendësministri deklaroi se është i kënaqur me rezultatet e treguara nga SPB Manastir në periudhën e kaluar dhe se policia duhet të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj krimit, duke rritur kështu besimin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e kabinetit të…

Lexo më Shumë

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT ka zbuluar se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e të menduarit kritik të trurit. Studiuesit i ndanë 54 studentë në tre grupe të ndryshme dhe u kërkuan atyre të shkruanin ese duke përdorur ChatGPT, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ky eksperiment synonte të analizonin se si përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale (IA) ndikon në proceset njohëse të individëve. Duke përdorur elektroencefalograma (EEG), ata regjistruan aktivitetin e trurit të secilit pjesëmarrës dhe zbuluan se përdoruesit e ChatGPT kishin angazhimin më të ulët të…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar në muajin prill arrin 45. 452 dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është më e lartë për 10.7%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). MARKETING Share Now Facebook Twitter

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristjan Cenajn, i cili u shpall fajtor për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, ndodhur në vitin 2015. Ngjarja tronditëse ndodhi më 18 maj 2015, kur Kristjan Cenaj, në atë kohë 20 vjeç, dyshohet se vrau mikun e tij të mitur për të përfituar sende me vlerë që ai kishte me vete, përfshirë një orë dore të markës “Rolex” dhe një varëse floriri. Eshtrat e Gjonajt u gjetën shtatë vite më vonë, më 3 prill 2022, në zonën e…

Lexo më Shumë

Kur temperaturat rriten dhe ndihesh i lodhur apo i etur, tundimi për të kapur një pije energjike të ftohtë është i madh. Por a është kjo zgjidhja e duhur për organizmin tonë? Pijet energjike, megjithëse na japin një ndjesi të menjëhershme “rifreskimi”, nuk janë ideale për hidratim, veçanërisht në ditët e nxehta. Ato përmbajnë kafeinë të lartë, sheqerna të përpunuar dhe substanca stimuluese, të cilat mund të rrisin rrahjet e zemrës, të ngrejnë tensionin dhe madje të çojnë në dehidrim nëse konsumohen në sasi të mëdha. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për individët që kanë probleme mendore ose me zemer.…

Lexo më Shumë

As në rastin e emërimin të paligjshëm të drejtorëve të disa shkollave, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk u denua me dënim me burg, por me një gjobë prej 10 000 eurosh. Njëjtë sikur nuk ishte denuar as në rastin e blerjes së veturës luksoze në vlerë prej 67 000 eurosh, dhe për blerjen e edhe të tre automjeteve të tjera me vlerë prej 114.000 eurosh, në mungesë të provave të mjaftueshme. Pikërisht për faktin se Merko nuk kishte dënime paraprake u mor si rrethanë lehtësuese nga gjykata për denim më të lehtë në rastin me shkollat. Kryetari…

Lexo më Shumë

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri, erëra të fuqishme dhe temperatura në ulje të menjëhershme, gjë që ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor. Reshjet intensive kanë paralizuar lëvizjen në disa akse kryesore, ndërsa një pjesë e rrugëve është përmbytur për shkak të pamundësisë së kolektorëve për të përballuar sasinë e madhe të ujit. Kjo ka krijuar situata të rrezikshme për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve. Erërat e forta kanë penguar gjithashtu ndërhyrjet e shpejta nga ekipet e emergjencës,…

Lexo më Shumë