VLEN në një kumtesë për media thotë se brenda një kohe shumë të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të fuqishëm dhe të guximshëm për avancimin dhe përfaqësimin real të kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, aty ku për dekada ka munguar barazia, profesionalizmi dhe meritokracia. Nga VLEN thonë se në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut si drejtor, janë avancuar katër shqiptarë me mbi 20 vite përvojë, ndërkohë që janë në proces edhe dhjetëra punësime e avancime të tjera. Procesi po ecën me intensitet dhe transparencë të paparë më parë. “Në EMV–Furnizim me Ngrohje,…
Author: almakos
Për të 34-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale që ka mbërthyer vendin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe sot sikurse në tentimet e mëparshme nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me formimin e institucioneve të reja. Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, anipse nga ish-opozita po konsiderohet figurë përçarëse. Të pranishëm në sallë ishin 102 deputetë, dhe subjektet politike PDK, LDK, AAK e Nisma dhe Lista Serbe sërish nuk…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e quajtur këtë të fundit mashtrues. Haradinaj ka theksuar se situata e tanishme politike në Kosovë është një pasqyrë e qartë e mungesës së liderit të besueshëm. Ai ka ngritur zërat mbi pasojat e besimit që qytetarët i kanë dhënë Kurtit, duke thënë se po paguajnë një çmim të lartë për këtë besim të verbër. “Kjo pyetje duhet ti bëhet mashtruesit, Albin Kurtit. Jemi tu e pagu çmimin që i kemi besu një mashtruesi,” ka thënë Haradinaj, duke shtuar se ai vetë…
Policia ka zbuluar një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Zgërdhesh, ku u gjetën dhe u asgjësuan 591 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, Policia e Krujës konstatoi 11 parcela të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan me anë të djegies. Si rezultat i hetimeve të mëtejshme, u arrestuan tre persona të dyshuar si autorë të kultivimit: 51-vjeçarin Kastriot Bazja, Murat Seferi, 23-vjeç dhe Emiljano Seferi, 32-vjeç (vëllëzër). Të tre janë banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e…
Një 32-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës. I ndaluari është shtetasi Marteos Pasho banues në Patos, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai akuzohet se më 11 mars 2025, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka goditur me grushte një punonjës të IEVP Fier, për shkak të detyrës. Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Policia…
Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë rritjen e interesit turistik dhe hyrjen e linjave të reja ajrore që operojnë në nivel europian. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri i fluturimeve komerciale që nga e njëjta periudhë para pandemisë e deri në maj të këtij viti është rritur me rreth 160%. Në nivel rajonal, Shqipëria renditet e para për nga rritja e fluturimeve komerciale. Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e dytë me një rritje prej 66.1%, duke u paraqitur gjithashtu me…
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për të 34-nën herë, ndërsa nuk pritet të ketë as sot ndonjë lëvizje pozitive për konstituimin e legjislativit. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare. Kjo situatë tregon se ekziston një ndarje e thellë politike në vend, ku palët e ndryshme refuzojnë të arrijnë një marrëveshje për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit. Në mungesë të kuorumit, seancat po vazhdojnë të mbahen çdo 48 orë, por pa asnjë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.8 lekë dhe do shitet me 86.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 113.8 lekë dhe do shitet me 115 lekë.
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një kombinim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta deri mesatare. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri dhe lindje të vendit, ku priten reshje të dobëta shiu gjatë pasdites. Pjesa tjetër e territorit do të gëzojë mot të kthjellët dhe me temperatura të qëndrueshme. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.…
Kompania amerikane Anduril Industries dhe prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani, Rheinmetall, kanë njoftuar një partneritet strategjik që premton të revolucionarizojë fushën e teknologjisë së mbrojtjes në Evropë, duke u fokusuar në zhvillimin e dronëve dhe motorëve raketorë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zgjerimi i gamës së sistemeve autonome të misionit, të cilat janë gjithnjë e më të rëndësishme në operacionet ushtarake moderne. Me rritjen e kërkesave për teknologji të avancuar, Anduril dhe Rheinmetall kanë vendosur të bashkojnë forcat për të përmbushur nevojat e klienteve evropianë dhe për të ofruar zgjidhje inovative. Dronët autonomë të Anduril, të njohur…
Afro 2 mijë e 800 oficerë doganorë në disa qytete të Gjermanisë kanë kryer kontrolle të rrepta në kantieret e ndërtimit, duke zbuluar shpërthime të shumta të rregullave, përfshirë pagat minimale dhe qëndrimet e paligjshme. Kontrollet u fokusuan kryesisht në qytetet si Berlin, Mynih dhe Koln, ku në një kantier ndërtimi në Bornheim, afër Kolnit, doganierët identifikuan gjashtë persona nga Kosova dhe Bjellorusia që po punonin duke shkelur ligjet. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për shkeljen e të drejtave të punëtorëve, sidomos në një periudhë kur ndihma për punëtorët migrantë është bërë një temë e nxehtë në debatet…
Një mur në Kuçovë ka futur në përplasje dy familje, ndërkohë që verifikohet se ai ndodhet në pronë shtetërore. Megjithatë, institucionet vendore prej vitesh mbajnë qëndrim indiferent, ndërsa Shefqet Liko dhe Gentian Agalliu vijojnë konfliktin mes tyre. Gazetarja e “Tak Fak”, Anxhela Gjiriti, pas intervistave me palët, e çoi më tej investigimin pranë bashkisë së Kuçovës. Altin Dautaj, drejtori i IKMT-së në bashki, deklaroi se për ankesën e Shefqet Likos është kthyer një përgjigje zyrtare ku theksohet se pretendimi i tij për murin ndarës me banesën e Gentian Agalliut nuk është i drejtë. Madje, Dautaj ka përdorur edhe gjuhë fyese…

