Author: almakos

Në prag të vendimit që pritet të merret në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtari Labinot Rexha ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së. Rexha ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të shprehur emocionet dhe lutjen e tij në këtë periudhë të rëndësishme për familjet e të akuzuarve dhe për shumë qytetarë që janë duke e përcjellë me vëmendje zhvillimin e procesit gjyqësor në Hagë. Në një postim të publikuar në InstaStory, këngëtari ka ndarë një fotografi, ndërsa mbi të ka vendosur një mesazh përmes…

Lexo më Shumë

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Shqipëria po bën revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”. Sot shënohen 108 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë, një revoltë që ka vijuar për më shumë se tre muaj dhe që protestuesit e konsiderojnë si një nga protestat më të gjata të zhvilluara…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Giovanni Amoroso, në kuadër të një vizite institucionale në Romë. Në fokus ishte edhe mundësia e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do të krijonte një kuadër më të strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e dialogut institucional. Në vijim të vizitës, Papajorgji, së bashku me delegacionin, u prit në një audiencë të posaçme nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale. Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vlerësoi…

Lexo më Shumë

Policia holandeze ka intensifikuar masat e sigurisë para Gjykatës Speciale në Hagë, duke u përgatitur për një vendim të rëndësishëm që pritet të shpallet së shpejti për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë qëndrimit të ekipit të KosovaPress në këtë zonë, është vënë re një prani të shtuar të forcave policore, të cilat […] The post Masat e reja të sigurisë në Hagë: Policia holandeze rrit kontrollin para Gjykatës Speciale appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në rrugën Mine Peza ku mbahen disa protestues të ndaluar. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Nuk jeni vetëm”,”Lironi shqipet”, “Gjithë Shqipëria është me ju”, “Skeni pranga per te gjithe”, kanë vijuar qëndresën e tyre të Blloku i sigurisë në mbështetje të protestueve. Sot bëhen 108 ditë nga revolta kundër qeverisë. Një protestë që vijon prej më shumë se 3 muajsh, ndryshe nga çdo protestë që ka pasur më parë. Qytetarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Ndërsa nuk i kursejnë akuzat edhe ndaj opozitës. Gjithashtu…

Lexo më Shumë

Një ditë para vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Forumi Rinor Shqiptar organizoi sot në Shkup, në Sheshin „Skënderbeu“, një aktivitet sensibilizues në mbështetje të tyre. Folësit theksuan se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi, ndërsa shprehën bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgim. Dy bashkëorganizatorët, Jasir Asani dhe Ariton Rama, theksuan se janë mbledhur në zemër të Shkupit për të mos harruar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë dhe të drejtat…

Lexo më Shumë

Astronomët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në univers, duke identifikuar një ekzoplanet të quajtur GJ 523b, i cili është rreth 23,5 herë më i rëndë se Toka. Ky planet, megjithatë, sfidon pritshmëritë e shkencëtarëve, pasi duket se ka mbetur kryesisht shkëmbor, në vend që të shndërrohet në një gjigant të pasur me gaz. Me […] The post Zbulohet mega-Toka: Planeti që sfidon teoritë e formimit planetar appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Turi i dëgjesave publike të Komisionit të Këshillit Bashkiak për reformën administrativo-territoriale është ndalur mbrëmjen e sotme në Njësinë Administrative Tërbuf, ku në fokus ka qenë edhe diskutimi për të ardhmen e Bashkisë Divjakë. Komisioni, i kryesuar nga kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorreja, ka kundërshtuar propozimet e Komisionit Mazniku për riorganizimin territorial dhe veçanërisht mundësinë e shkrirjes së Bashkisë Divjakë dhe bashkimit të saj me Bashkinë Lushnjë. Gorreja ka deklaruar se Komisioni Mazniku e ka bazuar propozimin për ndryshimin e hartës territoriale vetëm në një “fotografi” të situatës së vitit 2025, pa marrë në konsideratë një sërë kriteresh dhe,…

Lexo më Shumë

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe në ditën e 108-të, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të ndryshme, mes tyre “Ju erdhi fundi!”, “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Arrestoni Ramën!”. Qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë, ndërsa protesta e 108-të zhvillohet në kuadër të rezistencës së nisur prej më shumë se tre muajsh. The post “Ju erdhi fundi!”-Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit në ditën e 108-të, qytetarët nisin marshimin në Tiranë: Rama, jep dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Zelanda e Re rikonfirmoi të martën mbështetjen e saj për të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe zgjidhjen me dy shtete, ndërsa dënoi dhunën në rritje të kolonëve në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu. Ministri i Jashtëm Winston Peters shprehu shqetësim për personat e prekur nga dhuna në rritje e kolonëve dhe diskutoi situatën në Rripin e Gazës, si dhe hapat që komuniteti ndërkombëtar mund të ndërmarrë për avancimin e planit të paqes me ministren e Jashtme palestineze Varsen Aghabekian Shahin. Shahin shkroi në platformën amerikane X se mirëpriti mbështetjen e Zelandës së Re për të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje…

Lexo më Shumë

William Walker, diplomati amerikan në pension, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin që pritet të merret nga Gjykata e Hagës për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator. https://x.com/BesnikVe Walker ka theksuar se ndjen një ankth të thellë për këtë vendim, pas një periudhe të gjatë dhe të mundimshme gjyqësore. Ai shpreh keqardhje për situatën e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët kanë kaluar shumë kohë në paraburgim. “Nuk mund ta imagjinoj se si po ndihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, pas kaq shumë kohësh në paraburgim. Ky proces ka zgjatur shumë më tepër se sa pritej,” tha…

Lexo më Shumë

Me pak se 15 orë përpara shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Altini, djali i Jakup Krasniqit, ndan mendimet e tij për rëndësinë e këtyre orëve të fundit. Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një betejë e pastër dhe e drejtë, duke besuar se liderët e […] The post Mesazhi i fortë i Jakup Krasniqit për lirinë e Kosovës appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë