Deputetja e PS-së, Zegjine Caushi ka reaguar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Roskovec, ku daja i saj Bledar Bakaj dhunoi të atin e ish bashkëjetueses së tij, Merita Gremaj dhe akuzave të kësaj të fundit se e kishte përdhunuar. Në një reagim në rrjete sociale, ajo shkruan se dënon çdo formë dhune, ndërsa kërkon që organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre. Deputetja e Partisë Socialiste ka treguar gjithashtu edhe takimin që kishte zhvilluar me dajën dhe me bashkëjetuesen e tij, dhe bisedën që kishte zhvilluar me ta, që sipas saj, iu kishte thënë se mos t’iu hapnin probleme.…
Author: almakos
Censi i bujqësisë nuk do të zhvillohet gjatë këtij viti. Burime pranë INSTAT thanë se numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha për të kryer procedurat për të zhvilluar këtë proces këtë vit është e pamjaftueshme. Vonesat gjatë hartimit dhe dërgimit në Kuvend të projektligji për CENS-in e bujqësisë bënë që ai të miratohet në seancë plenare në korrik 2026, duke mos i lenë kohën e mjaftueshme në dispozicion INSTAT për të kryer procedurat e nevojshme. I parashikuar për të nisur në muajin tetor të këtij viti, ‘fotografimi i bujqësisë dhe…
Një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 14:29 në zonën epiqendrore Dellçevë-Berovë, rreth 122 kilometra në juglindje të Shkupit. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti kishte magnitudë lokale ML2.7. Lëkundjet janë ndjerë në pjesët juglindore të vendit, veçanërisht në Pehçevë, Berovë dhe zonat përreth. Intensiteti i tërmetit është vlerësuar në III gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Deri më tani, nuk raportohet për të dhëna mbi dëme materiale apo persona të lënduar. The post Tërmet në zonën Dellçevë-Berovë, lëkundjet ndihen në juglindje të vendit…
Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president, bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për këtë çështje janë pezulluar. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni dhe pasigurie në politikën kosovare, duke lënë të hapura shumë pyetje për të ardhmen e institucioneve të vendit. LDK, e cila ka 18 […] The post Bisedimet për presidentin e Kosovës pezullohen deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on InfoKosova.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka bërë një kërkesë të veçantë për të gjithë shkollat, duke i udhëzuar që nesër, më 16 shtator, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës. Me anë të një shkrese të datës 15 shtator 2026, […] The post Nesër, shkollat e Prishtinës nisin vitin me një orë kushtuar UÇK-së dhe historisë së luftës për liri appeared first on InfoKosova.
Në protestën e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke ironizuar qeverinë dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej pankartave i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke shkruar: “Rama jashtë – problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë – problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?” “108 na bllokon online. Na gjen në shesh”, thuhet në një tjetër pankartë. Në pankartat e protestës nuk kanë munguar as mesazhet që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe përplasjet e qeverisë dhe gjyqësorit për pagat e magjistratët. “Pagat e gjyqtarëve –…
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, edhe Britania e Madhe ka lëshuar një alarm të fortë sigurie për shtetasit e saj në Kosovë, vetëm një ditë përpara shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Përmes një përditësimi me urgjencë të këshillave të udhëtimit, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave, veçanërisht më 16 shtator, Prishtina dhe qytetet e tjera kryesore të vendit pritet të përfshihen nga tubime masive popullore, të cilat mund të sjellin bllokime të rënda të trafikut dhe ndërprerje të transportit publik. Qeveria…
Një moment kyç për Ballkanin Perëndimor do të ndodhë sot në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku nënkomiteti për Evropën do të organizojë një seancë dëgjimore me fokus në politikën amerikane dhe sfidat e sigurisë në këtë rajon delikat. Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit, do të jetë dëshmitari kryesor i kësaj seance, duke […] The post Seanca dëgjimore për sfidat e Ballkanit Perëndimor: Çfarë pritet nga zyrtari i Departamentit të Shtetit appeared first on InfoKosova.
Me një ngjarje të rëndësishme që pritet të ndodhë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë thirrje për të gjithë ata që janë regjistruar për të ndjekur shpalljen e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” që të paraqiten më herët në selinë e Speciales. Seanca është programuar për të mërkurën, më 16 shtator 2026, […] The post Përgatitjet për shpalljen e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” appeared first on InfoKosova.
Një nga skandalet më tronditëse në sistemin shëndetësor britanik ka rikthyer debatin për sigurinë e foshnjave në spitale. Pas hetimit për ngjarjet në Countess of Chester Hospital, ku infermierja Lucy Letby u dënua për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për të vrarë shtatë të tjera, qeveria britanike ka njoftuar vendosjen e kamerave monitoruese pranë krevateve të foshnjave në reparte. Sipas akuzave për të cilat Letby është dënuar, ajo u shkaktonte foshnjave kolaps duke ndërhyrë në mënyrën sesi ato merrnin oksigjen. Në disa raste, ajo u injektonte ajër në enët e gjakut, duke shkaktuar emboli, ndërsa në raste të tjera…
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka kundërshtuar projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, duke thënë se jo vetëm që nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por është edhe një tallje për të. Në Komisionin e Ligjeve, ku po flitet për projektligjin në fjalë për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar me pagat dhe bllokimin e tyre, ai theksoi se formula e propozuar nga Partia Socialiste është larg asaj të vendosur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj. “GJK si kurrë më parë ka folur qartë prerë e saktë…
Gazetari Osman Stafa, gjatë një ndërhyrjeje të fortë në emisionin “Minuta e Parë”, ka zbërthyer bilancin e protestave dhe ka goditur ashpër propagandën e kryeministrit Edi Rama, i cili pas 14 viteve në pushtet po përpiqet të shesë si sukses komunikimin më elementar të deputetëve me popullin. Stafa nënvizoi absurditetin e një sistemi që e ka shkëputur tërësisht pushtetin nga realiteti, duke e kthyer takimin e thjeshtë me qytetarin nga një detyrë kushtetuese në një “favor” politik. Në analizën e tij, gazetari vuri në dukje ndryshimin e reagimit të mazhorancës nën presionin e tubimeve popullore, ndërsa citoi absurditetin e pushtetit:…

