Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë përpjekjet për ndarjen e Fushë-Krujës dhe Krujës në dy bashki të veçanta. Gjatë një aktiviteti politik në Krujë, Berisha kritikoi qeverinë Rama për gjendjen ekonomike në vend, duke akuzuar mazhorancën për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës. Sipas tij, shqiptarët po përballen me rritje të çmimeve të ushqimeve, kostove të karburanteve dhe shpenzimeve për ilaçe e shërbime shëndetësore. “Shqipëria pret sot më shumë se kurrë ndryshimin. Shqipëria thërret sot më shumë se kurrë ndryshimin. Edi Rama është e shkuara e zezë e këtij vendi”,…
Author: almakos
Arkitekti Alban Eftimi ka dalë pas rreth pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u pyet në lidhje me vilën luksoze të ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku në Palasë, që iu sekuestrua pak ditë më parë. Më herët, nga Prokuroria e Posaçme doli edhe vëllai i tij, Olsi Eftimi. Emri i studios së tyre “Atelier 4” doli në dosjen e Belinda Ballukut, pasi SPAK i sekuestroi vilën tjetër luksoze në jug të vendit. Bëhet fjalë për disa komunikime përmes email-it, ku flitej për arredimin e vilës në fjalë. Në një e-mail të…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur “zhgënjim të thellë” dhe duke ngritur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor. Në deklaratën e tij, KASH thekson se respekton parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe të drejtën e viktimave për drejtësi. Megjithatë, organizata thotë se ka shqetësime për kohëzgjatjen e procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, proporcionalitetin e dënimeve dhe standardet e aplikuara gjatë gjykimit. KASH rikthen në vëmendje kontekstin e luftës në Kosovë, duke e përshkruar…
Gazetari Basir Çollaku theksoi se Ron Yeffet, miku i afërt i Edi Ramës, po sillet sikur është kryeministri i vendit, dhe se për ‘kompetencat’ që ka marrë, ka bërë ‘xheloz’ edhe Belinda Ballukun, ish zv kryeministren e pandehur nga SPAK. Në një intervistë për News24, gazetari theksoi se Yeffet nuk përfaqëson qeverinë izraelite, siç Rama tenton ta paraqesë. “Rastin e KAYO-s e kemi në ushtri, shëndetësi, bujqësi, në rezervat e enegjisë, datazat sekrete, janë kompani që janë në hetim. Ron Yeffet ka bërë xheloz edhe Ballukun se sillet si kryeministër dhe ka marrë rolin e kryeministrit. Nuk përfaqëson qeverinë e…
Pas më shumë se 1 ore, Olsi Eftimi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Arkitekti i njohur mbërriti në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjithashtu në SPAK u paraqit edhe Alban Eftimi. Thirrja e dy emrave të njohur të fushës së arkitekturës dhe projektimit vjen në kuadër të zgjerimit të hetimeve pasuritore dhe proceduriale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë. The post Dosja Balluku dhe arredimi i vilës luksoze/ Pas më…
Ish-deputeti i PS-së Petro Koçi, i ftuar në emisionin Minuta e parë në News24 komentoi dënimet e ish-krerëve të UÇK-së. Koçi theksoi se Haga sot ka vepruar sikur të ishte një Gjykatë e Serbisë. Sipas tij, vendimi është fyer dhe vrastar për kombin shqiptar. Koçi nënvizoi se gjykata nuk dënoi krerët e UÇK-së as për atë që pretendohej në fillim, për trafik organesh, por devijoi rrugës. “E kisha frikën e dënimit, por jo në këtë masë. Ky dënim në këtë lloj masë ishte i papritur. Populli shqiptar ndihet i fyer. Është indinjatë e thellë të dëgjosh argumentimin e gjykatës, thanë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur një reagim të qartë dhe të fortë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, që përfshin ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit theksoi se […] The post Reagimi i SHBA-së pas vendimit të Hagës: Thirrje për respektimin e drejtësisë appeared first on InfoKosova.
Gjykata e Lartë ka dalë me një reagim të fortë publik kundër projektligjit të mazhorancës socialiste për pagat e magjistratëve, duke i kërkuar zyrtarisht Kuvendit ndërprerjen e menjëhershme të procedurave dhe anulimin e votimit të planifikuar për në seancën plenare të 17 shtatorit 2026. Ky qëndrim i prerë i gjyqësorit vjen vetëm një ditë pasi nisma mori dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve, në atë që togat e zeza e cilësojnë si një proces të mbyllur dhe pa asnjë konsultim real me institucionet e sistemit. Përmes deklaratës zyrtare, Gjykata e Lartë demaskoi farcën e konsultimeve parlamentare, duke bërë me dije…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si dështim të drejtësisë dhe duke bërë thirrje që mllefi të shndërrohet në gjykim, qetësi dhe durim. Në reagimin e tij, Sela thekson se luftëtarët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe lirinë, ndërsa sakrifica e tyre, sipas tij, ishte themeli mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës. “Ata mbrojtën jetën, i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri. Ndërtuan shtetin për të mbrojtur lirinë e të drejtës për jetë”, thuhet në reagimin e Selës, të cilin MIA e…
Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës. “Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes…
CHARLES SMITH, GJYKATËS “Trupi gjykues ka vendosur: Dënim me 15 vite burgim për krime të luftës së arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbritrar që është pika tre, dënim për 4 vjet burgim për krimin e luftës për trajtim mizor, dëmim për 20 vite burgim për krimin e luftës së tortures dhe dënim me 23 vite burgim për krimin e luftës për vrasjen e paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me një dënim të njëhësuar me 25 vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”. Të njëjtin fat e pat edhe Jakup Krasniqi, i cili po…
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë, duke shprehur indinjatën e saj për verdiktin. Përmes një postimi, Jakupi ka thënë se ky vendim, sipas saj, është goditje për lirinë e Kosovës. “Sot u vra liria jonë! Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës. Po në emër të Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës!”, ka shkruar Jakupi. Reagimi i saj vjen pas shpalljes së vendimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

