Author: almakos

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se aleanca përballet me mjedisin “më të rrezikshëm dhe kompleks” të sigurisë në një gjeneratë, duke përsëritur thirrjen e tij për më shumë shpenzime për mbrojtjen, transmeton Anadolu. “Është e qartë se nëse nuk investojmë më shumë në sigurinë tonë, mbrojtja jonë kolektive nuk do të jetë e besueshme”, tha Rutte gjatë ligjëratës vjetore në Fondacionin Ditchley në Oxfordshire. Ai tha se NATO-ja përballet me mjedisin “më të rrezikshëm dhe kompleks të sigurisë në një gjeneratë” dhe se nevojitet “më shumë Evropë” në aleancë. “Nuk mund ta mbrojmë mënyrën tonë të…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu, dhe sipërmarrësi Kastriot Hasko, pronar tokash në Palasë, janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në lidhje me një çështje që lidhet me dyshime për falsifikim të dokumenteve pronësore në Seman. Hasko dhe Shehu kanë qenë nën hetim prej disa muajsh, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme. The post Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe pronari i tokave në Palasë, dyshohen për falsifikim dokumentesh pronësore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëria kërkon revoluciuon”. Marshimi i sotëm ndryshe nga ditët e tjera, vijoi edhe me mbështetjen e ish-krerëve të UÇK pas një vendimi të dhënë nga Haga për ish-krerët e UCK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Vesili. Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës edhe me thirrjet “Liria ka emër”, “Shqipëri Dardani jemi nji”. Gjithashtu një tjetër ndalesë e protestuesve ishte edhe te Blloku i Sigurisë, ku qytetarët kërkuan lirimin e protestuesve të ndaluar në protestat e mëparshme nga policia. Protesta e 109…

Lexo më Shumë

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit janë nisur drejt bustit të Adem Jasharit, duke bërë thirrje në mbështetje të UÇK-së, Shqipërisë së lirë dhe lirimit të protestuesve të ndaluar. Ata qendruan per disa minuta te Komisariati Nr. 3 ku bënë thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar, “Nuk jeni vetëm”, ndërsa shprehet se duhet të arrestohen Rama dhe Belinda Balluku. “çuna çuna jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, kanë qenë këtu thirrjet që kanë vijuar gjatë qëndrimin te ambinetet para Bllokut të sigurisë. The…

Lexo më Shumë

Vendimi skandaloz i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa në mesin e personazheve që kanë reaguar është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Artistja ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”. Reagimi i saj vjen në ditën kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Protesta e banorëve të Divjakës ka vijuar për të 48-ën ditë radhazi, me qytetarët që kundërshtojnë projektin e ri të ndarjes administrative dhe kërkojnë ruajtjen e statusit të Divjakës si bashki. Gjatë protestës, folësit kanë kritikuar mungesën e mbështetjes nga administrata, fermerët dhe bizneset lokale, ndërsa kanë deklaruar se një pjesë e tyre nuk marrin pjesë nga frika e pasojave apo hakmarrjes. Protestuesit kanë kritikuar gjithashtu qëndrimin e të zgjedhurve vendorë dhe përfaqësuesve politikë të zonës, duke kundërshtuar projektin që, sipas tyre, parashikon një riorganizim në 46 bashki dhe rrezikon ekzistencën e Divjakës si njësi më vete. Ata i kanë…

Lexo më Shumë

Nga: Ben Blushi PSE U DËNUA HASHIMI Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin. Edhe vetë Hashimi e dinte. Kur pashë fytyrën e tij prej guri në momentin që u shpall vendimi, kuptova se dhe ai nuk kishte asnjë dyshim. Do dënohej sic u dënua. Por ndërkohë që trishtimi nuk do i largohet më kurrë nga sytë, Hashimi e ka një ngushëllim. Hashim Thaci nuk u dënua si vrasës, por u dënua si politikan. Nuk u dënua nga gjykatësit e Hagës, por nga disa njerëz që nuk ishin fare aty. Dyshimet,…

Lexo më Shumë

Aktivisti Edison Lika në protestën kundër qeverisë, foli edhe për dënimin nga Haga të ish-krerëve të UÇK. Ai nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. “Të njëjtë siç janë të gatshëm të shesin Sazanin, Rrjollin për të mbajtur pushtetit. Por sot të gjithë bashkë në të gjithë shqiptarinë duhet të mbushim sheshet kundër njerëzve që sheshin Shqipërinë. Këta njerëz nuk guxuan që të miratonin një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për gjenocidin serb që ndodhi në Kosovë. Marre për këto politikanë që na përfaqësojnë ne. Dhe këta nuk duhet të na përfaqësojnë më. Ne duhet të jemi bashkë, të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka komentuar vendimin për intonimin e himnit në shkollat e Komunës së Gazi Babës, duke e cilësuar si të përshpejtuar. Në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, ai, ka thënë se për çështje të tilla duhet të zhvillohet dialog paraprak dhe se fokusi duhet të jetë te cilësia e arsimit dhe kushtet për nxënësit. “Mendoj se është një vendim i përshpejtuar, nuk e di sa mund të jetë obligativ edhe për shkollat në gjuhën shqipe, nuk mendoj se mund të jetë edhe aq obligativ. Mirëpo, unë mendoj se kjo bëhet me një dialog paraprak dhe nuk…

Lexo më Shumë

Turqia dënoi fuqishëm të mërkurën një sulm me dron të Huthive që kishte në shënjestër qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, duke e rikonfirmuar mbështetjen për sigurinë e Mbretërisë. “Dënojmë fuqishëm sulmin me dron të Huthive që kishte në shënjestër qytetin e shenjtë të Mekës”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. Jemeni është përfshirë nga lufta që prej vitit 2014, kur Huthit morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe disa provincave, duke nxitur ndërhyrjen e një koalicioni arab të udhëhequr nga Arabia Saudite në vitin 2015, në mbështetje të qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht. Grupi rebel është përfshirë…

Lexo më Shumë

Aktivisti Mirjan Aliaj ka marrë fjalën në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për largimin e kreut të qeverisë dhe shfuqizimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca. Aliaj tha se, pavarësisht se protesta zhvillohet në një ditë që e cilësoi si ditë dhimbjeje, ajo duhet të shërbejë si një moment për të shtuar vendosmërinë. Aktivisti kërkoi shfuqizimin e ligjeve për investitorët strategjikë, të ashtuquajturës “Paketa e Maleve” dhe ligjeve që, sipas tij, nuk mbrojnë zonat e mbrojtura. “Sot pavarësisht se është një ditë dhimbje ne duhet ta kthejmë në forcë. Duhet ta kuptojmë…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka folur për problemin e krijuar rreth regjistrimit të nxënësve në shkollën “Petar Zdravkovski-Penko” në Çair, duke theksuar se nxënësit që i përkasin kësaj komune duhet të ndjekin mësimin në shkollat e Komunës së Çairit. Sulejmani, në emisionin “Impakt” në TV Shenja, tha se në rast nevoje mund të hapen paralele të reja, ndërsa nëse ka hapësirë mund të shqyrtohet edhe ndërtimi i një objekti të ri shkollor. “Ne mendojmë se, nxënësit që i takojnë Komunës së Çairit duhet të shkojnë nëpër shkollat e Komunës së Çairit. Në rast se ka nevojë, do të hapim…

Lexo më Shumë