Të rinjtë në Maqedoni largohen nga shtëpia e prindërve në një moshë mesatare prej 30.7 vjeç, ndryshe nga të rinjtë në BE që largohen në moshën 26.3 vjeç, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025. Sipas Eurostat, të rinjtë qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre më gjatë në Kroaci (31.5 vjet), Greqi dhe Sllovaki (të dyja 30.9), si dhe në Spanjë dhe Itali (të dyja 30.2). Në të kundërt, ata largohen nga shtëpia e prindërve të tyre më herët në Finlandë (21.4 vjet), Danimarkë (21.8) dhe Estoni e Lituani (të dyja 22.7). Megjithatë, në rajonin tonë, të rinjtë…
Author: almakos
Deri më 15 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 65 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 60 konsiderohen të konfirmuara dhe pesë janë të mundshme, sipas raportit të fundit për këtë sëmundje të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), raporton “Meta”. Sipas vendbanimit të të infektuarve, 60 raste janë nga Shkupi, dy raste nga Velesi dhe nga një rast nga Kumanova, Sveti Nikolla dhe Kavadari. Janë regjistruar 64 raste autoktone dhe një rast me histori udhëtimi në Greqi, por periudha e inkubacionit përfshin edhe qëndrimin në Maqedoni. “Nga rastet e regjistruara, 51 ose 78.5% janë meshkuj,…
Reagimi i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ka shkaktuar një valë diskutimesh. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një “padrejtësi historike dhe ndërkombëtare” për Kosovën dhe për ata që luftuan për lirinë e saj. Lushtaku ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e trupit gjykues, duke theksuar […] The post Lushtaku reagon ndaj vendimit të Hagës: Një padrejtësi për popullin e Kosovës appeared first on InfoKosova.
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, thotë se Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese që do të përfshinin bullgarët në Kushtetutë, si kusht për vazhdimin e procesit të integrimit evropian. Në një intervistë me “BNT”, kur u pyet se si mund të ndikonte te Shkupi për të bërë ndryshime kushtetuese, Kos tha se beson që me qeverinë e re bullgare, do të gjendet një mënyrë që procesi me Maqedoninë e Veriut të vazhdojë. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, thotë se Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese që do të përfshinin bullgarët në Kushtetutë, si kusht për vazhdimin…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në vizitën e punës në SHBA, sot në Uashington zhvilloi disa takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane, Kongresit dhe sektorit ekonomik. Në fokus të takimeve ishin thellimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe hapja e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik dhe investime. Mickoski zhvilloi takim me Caroline Vic, drejtoreshë kryesore për politikat dhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës kryesore për zhvillim në Korporatën Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar – DFC, institucion që disponon kapacitet investues prej 205 miliardë dollarësh dhe përfaqëson një instrument të rëndësishëm të…
OpenAI zbuloi të mërkurën gjashtë raste në të cilat modelet e saj të inteligjencës artificiale (IA) kanë shfaqur sjellje “të papritura ose shqetësuese”, përfshirë fshehjen e gabimeve, fabrikimin e informacionit dhe shpërndarjen e skedarëve në internet pa autorizim, transmeton Anadolu. Kompania me bazë në San Francisko tha se rastet janë vërejtur gjatë trajnimit ose vlerësimit të modeleve të OpenAI-së gjatë gjashtë muajve të fundit. “Ne nuk besojmë se industria e inteligjencës artificiale i ka zgjidhur çështjet e përafrimit dhe monitorimit në një masë të mjaftueshme për të vazhduar përgjegjësisht zgjerimin me shpejtësi maksimale për një kohë shumë më të gjatë”,…
Arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe dërgimi i tyre në Hagë ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësime të thella në shoqërinë kosovare. Rexhep Qosja, një nga intelektualët më të njohur të vendit, ka ndarë mendimet e tij për këtë ngjarje të rëndësishme në ditarin e tij, duke shprehur shqetësimin për […] The post Arrestimi i liderëve të UÇK-së: Një reflektim i thellë nga ditari i Rexhep Qosjes appeared first on InfoKosova.
Pak kohë më parë, Belinda Balluku dhe biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet janë fotografuar së bashku pas një dreke në një prej restoranteve të Tiranës. Pas publikimit të audiopërgjimeve të Yeffet, në të cilat ngrihen pretendime për trafik armësh në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO, deputetë të opozitës kanë vendosur fotografitë e Ballukut dhe Yeffet në derën kryesore të Parlamentit, në seancën e kësaj të enjteje. Fotot janë përdorur nga opozita në kuadër të akuzave dhe pikëpyetjeve të ngritura prej saj lidhur me marrëdhëniet mes biznesmenit dhe zyrtarëve shqiptarë, si dhe aktivitetin e KAYO-s. Ndërkohë materialet e vendosura në hyrje të…
Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë për ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, në një total prej 81 vitesh burg. Bytyçi deklaron se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset me krime lufte, ndërsa e sheh pozitiv faktin e rënies së akuzës së krimeve kundër njerëzimit. Sipas analistit, tashmë duhet të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, ndërsa ka pritshmëri për ulje të dënimit ndaj ish krerëve të UÇK në shkallën e dytë të tribunalit të Hagës.…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u përball me një pyetje provokuese nga gazetarja Zhaklina Tataloviq, e cila e sfidoi atë pas njoftimit për largimin e tij nga posti i presidentit. Gjatë një konference për media, Tataloviq e pyeti Vuçiqin për procesin e tij të “paketimit” për largimin nga Presidenca, duke e lidhur këtë me aktgjykimin ndaj […] The post Gazetarja e N1 sfidon Vuçiqin: Çfarë do të merrni nga Presidenca? appeared first on InfoKosova.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim të thellë për ndikimin që vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë mund të ketë në imazhin ndërkombëtar të vendit dhe në besimin e investitorëve. Ky zhvillim ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që mund të ndodhin në një kohë kur Kosova ka nevojë më shumë […] The post Kosova përballë sfidave: Si vendimi i Hagës rrezikon investimet dhe besimin e investitorëve appeared first on InfoKosova.
Konferenca e kryetarëve rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s. Kërkesa vjen pas publikimit në media të përgjimeve për përfshirjen e kompanisë shtetërore në trafik të armëve. Zbardhen detajet nga debati në konferencën e kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se kompania KAYO ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë dhe se çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yeffet. Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e Arben Ahmetajt publikuar në…

