Aktivisti Edison Lika në protestën kundër qeverisë, foli edhe për dënimin nga Haga të ish-krerëve të UÇK.
Ai nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Të njëjtë siç janë të gatshëm të shesin Sazanin, Rrjollin për të mbajtur pushtetit. Por sot të gjithë bashkë në të gjithë shqiptarinë duhet të mbushim sheshet kundër njerëzve që sheshin Shqipërinë. Këta njerëz nuk guxuan që të miratonin një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për gjenocidin serb që ndodhi në Kosovë. Marre për këto politikanë që na përfaqësojnë ne. Dhe këta nuk duhet të na përfaqësojnë më. Ne duhet të jemi bashkë, të bashkohemi në shesh te Parlamenti edhe me shqiptar të trojeve. Por fillimisht duhet të largojmë këto politikanë. Nesër do të jemi te Parlamenti edhe për t’ju kërkuar llogari që asnjëherë nuk miratuan një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë”, tha ai.
The post “Politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti ne proteste appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



