Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook videon e shembjes së një ndërtesë 3 katëshe në Theth. Shembja e ndërtesës me tritol vjen në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Krahas videos Rama ka adresuar një mesazh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje. “Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama në Facebook.[embedded content]
Author: almakos
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kandidatin për këshilltar komunal, Ariton Rama, prezantuan sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor – ndërtimin e Qendrës Rinore. Ky projekt synon t’u sigurojë të rinjve hapësirën e nevojshme për zhvillim, krijimtari dhe inovacion. “Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe personale për mua – Qendrën Rinore të Çairit. Ky projekt reflekton vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes. Çairi ka një potencial të jashtëzakonshëm rinor me shumë talente që meritojnë më shumë se…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës për Komunitetin Inkluziv (AKI), Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp, theksoi se barazia gjinore do të jetë shtylla kryesore e çdo politike të ardhshme komunale. Osmani tha se gratë nuk duhet të jenë vetëm pjesë e fushatave, por pjesëmarrëse të barabarta në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave komunale. “Kjo përqindje do të jetë e pranishme në çdo pore të jetës politike dhe institucionale të Çairit – nga udhëheqësia deri te komisionet dhe proceset vendimmarrëse. Vetëm kështu mund të ecim përpara me barazi dhe respekt të ndërsjellë,” deklaroi…
Një situatë e tensionuar në hapësirën ajrore europiane: A është NATO e gatshme përballë provokimeve ruse? Një ngritje e shpejtë nga një bazë ajrore në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në një avion vëzhgimi të NATO-s, E-3 Sentry – në një mision për të penguar shkeljet ajrore ruse në hapësirën ajrore të NATO-s. Ky avion, me radar gjigant, ka aftësinë të zbulojë objektet ajrore deri në 650 kilometra larg, duke garantuar një mbikëqyrje të vazhdueshme dhe të saktë. Ndërsa Moska pret përmirësime në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ajo po teston gatishmërinë e NATO-s. Fluturimet e avionëve rusë në hapësirën ajrore të…
Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme. Sipas ekspertizës, viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve. Mësohet se 65-vjeçari është vrarë nga një dem i egër, kjo për shkak se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë. Hetuesit po analizojnë faktin se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku. Gjithashtu edhe bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.…
Prokuroria e Fierit është tërhequr nga dosja e “Bankers Petroleum” dhe ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Vendimi është marrë për shkak se gjatë hetimeve kanë rezultuar të përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Për rrjedhojë, organi i akuzës i Fierit i ka kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme. Në burg për dosjen janë ish-administratori i “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtori aktual Hongping Xiao. Hetimet Kujtojme qe Prokuroria kishte lëshuar 14 masa sigurie për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e…
[embedded content]Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat Onkologjike në QSUT, ka zbuluar fakte tronditëse për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale në Spitalin Onkologjik. Sipas auditimit, shumë pacientë kanë mbetur pa kimioterapi për periudha deri në 6 muaj, për shkak të mungesës së barnave dhe dështimit të sistemit të furnizimit. Në disa raste, thuhet ne raportin me rreth 200 faqe, pacientët kanë qëndruar me muaj pa marrë asnjë dozë kimioterapie, ndërsa qindra të tjerë kanë marrë trajtimin me ndërprerje, jashtë çdo protokolli mjekësor. “Mungesat kanë qenë të përsëritura, dhe në disa kontrata furnizimi, periudha pa ilaçe ka…
Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka ngritur aktakuzë kundër pesë shtetasve turq, të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e shtetasit turk Enes Ozdemir, e ndodhur në maj të këtij viti. Sipas Prokurorisë, njëri prej të akuzuarve, një 21-vjeçar pa leje qëndrimi në Maqedoninë e Veriut, ngarkohet me veprën penale “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi, në përputhje me nenin 396 paragrafi 1. Tre persona të tjerë akuzohen për bashkëkryerje në vrasje, bazuar në nenin 24 të Kodit Penal, ndërsa e…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë pas hekurave 5 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) si pjesë e një grupi kriminale të dyshuar si të përfshirë në vrasje dhe skemë të tjetërsimit të pronave. Masat e sigurisë: 1. Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg) 2. Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)3. Vlash Brahja (arrest në burg)4. Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)5. Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit) NJOFTIMI I SPAK SPAK godet një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje…
Policia ka vendosur në pranga dy persona, Kejsi Përgjegji dhe Marjus Hysa pasi zbulimit të një Call Center që mashtronte qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS” Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u…
Policia ka arrestuar dy persona pasi udhëtonin me një mjet tip Audi të armatosur në lagjen “Apollonia” të Fierit. Në pranga ra 40-vjeçari Gentian Ndreko (Gentian Selaci) dhe 31-vjeçarja Ana Pelanaj. Njoftimi i policisë: Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë. Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në…
Intensifikohen aktivitetet zgjehdore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet lokale 2025. Në ditën e gjashtë të fushatës njëzetditore për zgjehdjet e 19 tetorit partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarë në disa pjesë të vendit. MARKETING

