Author: almakos

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në zonën e Saukut mesditën e kësaj të diele (5 tetor), ku një efektiv policie dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur. Blutë e kryeqytetit sqarojnë së ne zonën e Liqenit të Thatë, forcat “Shqiponja” i kanë bërë shenjë për të ndalur 31-vjeçarit,  Imer Krrashi i cili po qarkullonte me makinë, por ai nuk i është bindur urdhrit, duke u larguar me shpejtësi. Për pasojë është përplasur me disa makina dhe një motor, ku po udhëtonte një polic me gruan e tij. Policia thote se gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur…

Lexo më Shumë

Tensionet në lagjen nr. 14 të Korçës mes fëmijëve dhe familjarëve të tyre janë të larta, sidomos pas ngjarjes së djeshme, ku një 14-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës në depresion të momentit, për shkak se tallej si fshatare nga fëmijët e tjerë të lagjes. Vajza u hodh nga kati i tretë dhe mori plagë serioze, teksa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Por kjo ngjarje ka sjellë edhe rritjen e tensioneve. Nëna 42-vjeçare Sonila Dhëmbi, pasi ka mësuar për ofendimet dhe rrahjen e të bijës ditëne e djeshme, ka kapur duke goditur dhe fyer një nga vajzat…

Lexo më Shumë

Presidenti Rumen Radev ka bërë të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë në përballjen me pasojat e përmbytjeve që kanë përfshirë shumë rajone të vendit. “I falënderohem presidente­s Gordana Siljanovska për bisedën telefonike konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat nga përmbytjet në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e shprehur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ofruar mbështetje në menaxhimin e pasojave të kësaj katastrofe”, shkroi kreu i shtetit në profilin e tij në “X”.Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrugë të bllokuara dhe dëme në…

Lexo më Shumë

Një megaoperacion është zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Antimafia e Leçes më 2 tetor, duke çmontuar një organizatë narkotrafiku italo-shqiptare, që operonte në kalimin e tonelatave me drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Spanjë dhe anasjelltas. Të paktën 29 persona janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë, mes tyre edhe gra, ku shumica janë familjarë dhe bosët emra të njohur. Baza kryesore e organizatës ishte në Salento, ndërsa në operacion morën pjesë qindra forca dhe u sekuestruan drogë, para dhe sende me vlerë prove materiale. Hetimi zbuloi ekzistencën e grupeve të shumta kriminale, kryesisht të përbëra nga…

Lexo më Shumë

“Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në panik. E dinë që shqiptarët po u kthejnë shpinën, prandaj kanë zgjedhur rrugën e vetme që dinë, mashtrimin, thuhet në kumtesën e VLEN-it. Nga VLEN shtojnë se në koalicionin AKI ka politikanë të konsumuar dhe që politikisht ju ka skaduar afati. Reagimi i plotë: Thonë gjëra që as vetë nuk u besojnë, sepse janë politikanë të konsumuar, të skanduar dhe të pashpresë aq sa edhe njerëzit më të afërt i shohin si barrë. Sa herë shqiptarët mendojnë se Ali Ahmeti ka nxjerrë ndonjë mësim nga leksioni që ia dha SHBA…

Lexo më Shumë

Një incident i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Kavkasos në lagjen Kipseli të Athinës, ku u përfshinë rreth 20-30 persona kryesisht të rinj. Mes tyre, një shtetas shqiptar i mitur, lindur në vitin 2010, u arrestua për posedim të pajisjes elektrike që bën paralizim të përkohshëm. Si pasojë e përleshjes, dy të mitur të tjerë, lindur në vitet 2010 dhe 2011, u dëmtuan lehtë nga goditjet me duar në fytyrë dhe trup, por refuzuan ndihmën mjekësore. Policia  arrestoi gjithsej katër persona, përfshirë dyshimet për autorët e sulmit, një person për mosbindje, dhe shqiptarin, i cili hodhi pajisjen…

Lexo më Shumë

Europol ka dhënë detaje në lidhje me një rrjet kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ku vajza nga Amerika Latine, kryesisht nga Kolumbia rekrutohesh për prostitucion. Europol sqaron se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri dhe 9 në Kolumbi); 17 arrestime (7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi); Identifikim i 54 viktimave nga Amerika e Jugut (44 në Shqipëri, 5 në Kroaci dhe 5 në Kolumbi); Rrjeti kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra të pambrojtura…

Lexo më Shumë

Djali bën për spital babanë duke e goditur me send të fortë, në një debat të radhës që mund të kishte përfunduar edhe në krim të rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil, teksa sipas burimeve zyrtare, 44-vjeçari i arrestuar është person i skeduar me probleme të shëndetit mendor. I moshuari ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 44 vjeç, banues në Hamil, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë babanë e tij,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kurbin. Trupi i një 50-vjeçari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe me shenja plumbash nga një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe paraprakisht ka dyshime të arsyeshme se raporton i ndjeri është vetëvrarë me armë gjahu. ”Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu”, thuhet shkurtimisht në njoftimin paraprak. Grupi hetimor pret rezultatet e ekspertizës…

Lexo më Shumë

Çdo ditë sjell mundësi të reja dhe sfida për të gjithë ne, por çfarë na rezervojnë yjet për sot, më 5 tetor? Horoskopi i sotëm ofron një pasqyrë të qartë mbi energjitë që do të ndikojnë në jetën tuaj, duke ju ndihmuar të merrni vendime më të informuara. Dashi Sot, energjia juaj do të jetë në kulmin e saj, duke ju ofruar mundësinë për të avancuar projekte të rëndësishme. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë lidhjet tuaja. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi mund të ndiheni tërhequr për të blerë gjëra të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, rreth orës 07:30 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Aktualisht, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Shkodër /…

Lexo më Shumë

Aeroporti i Mynihut është përballur me një situatë alarmante, duke detyruar pezullimin e fluturimeve për të dytën ditë radhazi për shkak të pranisë së dronëve të paidentifikuar. Ky incident ka prekur dhjetëra fluturime dhe mbi 6000 pasagjerë, duke shkaktuar shqetësim të madh në një nga aeroportet më të ngarkuara të Evropës. Situata e krijuar në Mynih pasqyron një tendencë shqetësuese që po ndodh në të gjithë Evropën. Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni gjithashtu kanë raportuar për pezullime fluturimesh për shkak të dronëve, ndërsa Rumania dhe Estonia kanë akuzuar Rusinë për këto incidente, një akuzë që Moska e ka hedhur…

Lexo më Shumë