Në një bisedë të re të publikuar në kuadër të emisionit “Debat Plus”, Nazim Bllaca, dëshmitar kyç i EULEX-it në disa procese penale, zbulon detaje të tjera tronditëse mbi bashkëpunimin e tij me zyrtarë serbë, përfshirë një figurë të identifikuar me nofkën “Dragoni”, që përflitet të jetë prokurori serb Dragolub Stankoviq. Bllaca e pranon qartë këtë kontakt dhe e lidh rrugën e tij si dëshmitar me një seri zhvillimesh dhe marrëveshjesh që shkojnë përtej juridiksionit kosovar. Ai sqaron se ky bashkëpunim ka ndryshuar rrjedhën e disa rasteve të rëndësishme, duke çuar në pasoja të rënda për të akuzuarit. Në këtë…
Author: almakos
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik). Raportohet se mjeti tip Audi drejtohej nga 18 vjeçari me iniciale D. D., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një karburant. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 19 vjeçari me iniciale E. B.. Ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth…
Faqja popullore për përmbajtje video ka marrë një vendim të rëndësishëm që do të ketë impakt të madh në mënyrën se si përdoruesit eksplorojnë përmbajtjen në platformë. Kompania YouTube ka njoftuar se së shpejti do të heqë faqen e saj të njohur “Trending” (Në trend), si dhe listën “Trending Now”. Ky ndryshim po vjen si rezultat i transformimeve të mëdha në sjelljen e përdoruesve dhe mënyrës se si ata zgjerojnë horizontin e shikimit të tyre. Funksionet e cilat kanë qenë të pranishme në platformë që nga viti 2015, do të zëvendësohen nga një sistem të ri të quajtur YouTube Charts.…
Një hetim i ri në Turqi ka nisur ndaj Spotify, me akuzat për “fyerje të besimeve shoqërore” dhe përfshirje në sjellje anti-konkurruese që kanë shkaktuar një valë reagimesh emocionale. Kontradiktat u ndezën fillimisht nga një reagim tërësor në rrjetet sociale, ku përdoruesit shqiptarë dhe konservatorë shprehën shqetësim për përmbajtjen e caktuar të platformës së muzikës, duke e konsideruar atë një kërcënim ndaj vlerave të tyre kulturore dhe fetare. Çështja është përshkallëzuar me kalimin e ditëve, duke nxitur debate të forta në media dhe në publik. Të premten e kaluar, Spotify bëri të ditur se po shqyrton pezullimin e shërbimeve të…
Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj thotë se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn e kishte kuptuar tradhtinë bashkëshortore. Syla tha se në momentin kur Liridona e ka kuptuar ka kërkuar llogari nga Naim Murseli, dhe tani ky e fundit e ka kuptuar që nuk është për martesë. Aty thotë se kanë filluar acarimet e raporteve mes tyre. “Liridona e ka vërejt, dhe e kanë pas një rast tradhtije bashkëshortore. Naimi ka pasur një aferë me një person, që Liridona e ka kuptu, ka qenë një person që ka qenë i afërt…
Policia e Shtetit ka vijuar me rotacionet në nivelet drejtuese, duke bërë ndryshime të reja në disa komisariate të vendit. Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, emërimet e reja prekin një sërë komisariatesh në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Kurbinin, Gramshin, Elbasanin, Pogradecin, Korçën, Dibrën, Sarandën, Himarën dhe Cërrikun. Ndryshimet e tjera në polici në rang komisariatesh Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin. Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh. Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit…
Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka bërë të ditur se është miratuar amendamenti i propozuar prej saj për ndarjen e 50 milion denarëve shtesë në Buxhetin e vitit 2025, dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Përmes një deklarate publike, Saliu theksoi se ky është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për mbi 10,800 qytetarë që përfitojnë kompensime për aftësi të kufizuara intelektuale, trupore, si dhe për dëmtime të plota të shikimit apo dëgjimit. “Kompensimet do të rriten nga 10 deri në 15%, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e përfituesve,”…
Me siguri keni parë dikë duke kërcitur me gishta në mes të një bisede, ndoshta e keni bërë edhe vetë. Ky gjest i thjeshtë bart një domethënie të thellë psikologjike Ai mund të jetë një sinjal i fuqishëm joverbal, i lidhur me mënyrën se si shprehim emocionet, mendimet dhe qëllimet tona. Është interesante se si një veprim aq i vogël ka kapacitetin të ndikojë ndjeshëm në dinamikën e komunikimit dhe interpretimin e mesazheve. Për këtë arsye, do të shqyrtojmë arsyet e ndryshme pse njerëzit përdorin këtë gjest gjatë bisedave, debateve apo fjalimeve formale. Ai mund të sinjalizojë gjendje të brendshme,…
Kisha Katolike ka reaguar pas tensioneve të fundit në Theth, ku përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit u intensifikuan gjatë aksionit të IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur. Përmes një deklarate të Arqipeshkvit Xhovani Peraxhine të Metropolisë Shkodër-Pult, Kisha Katolike shpreh shqetësim për përshkallëzimin e situatës, e cila kulmoi me hedhjen e një molotovi në drejtim të një ure druri nga një banor, ndërsa policia ndërhyri për të identifikuar dhe kapur autorin. Në deklaratë theksohet se imazhet ku efektivët lëviznin të armatosur në terren janë një sinjal alarmi për nevojën e menjëhershme për…
Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve mes banorëve të Thethit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, gjatë aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur. Aksioni i zhvilluar ditën e sotme është shoqëruar me përplasje të forta, ku banorët kanë kundërshtuar me forcë ndërhyrjen e IKMT-së. Në përpjekje për të ndaluar fadromat, disa banorë kanë tentuar t’i vënë flakën urës prej druri që lidh lagjen “Gjelaj” me pjesën tjetër të fshatit. Në përplasje është përfshirë edhe drejtori i IKMT-së, Fatmir Meta, i cili, sipas raportimeve, ka përdorur gjuhë fyese ndaj banorëve. Në reagimin…
Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit. Lëvizjet përfshijnë edhe drejtoritë vendore në Kukës dhe Shkodër, bëjnë me dije burime për gazetarin Igli Çelmeta. Sa i përket Shkodrës, në krye të komisariatit është emëruar Bekim Lika, i cili më parë ishte shef i Komisariatit të Policisë në Kukës. Ndërsa në krye të komisariatit të Kukësit, është emëruar Besmir Qebini, sipas burimeve të Igli Çelmetës. Qebini më parë drejtonte Komisariatin nr.5 në kryeqytet. Ndryshimet: Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor…
Thethi, një nga destinacionet më të bukura dhe të frekuentuara turistike të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë në epiqendrën e një situate të tensionuar që ngjan më shumë me një zonë konflikti sesa me një vend pushimi. [embedded content] Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të mbrojtur ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me një incident të rëndë: persona ende të paidentifikuar kanë goditur me kokteje molotov mjetet e IKMT-së dhe kanë dëmtuar urën kryesore prej druri në lagjen “Gjelaj”. Pamjet nga terreni tregojnë një…

