Marrëdhënia midis Microsoft dhe OpenAI po kalon nëpër një fazë gjithnjë e më të ndërlikuar, e cila mund të ndryshojë pamjen e Inteligjencës Artificiale. Ndërsa dy gjigandët teknologjikë vazhdojnë bisedimet për ndryshime në kontratë që do t’i lejonin OpenAI të ristrukturohej si një kompani fitimprurëse, ka informacion se OpenAI ka përgatitur një model të ri gjuhe që do të jetë i hapur për publikun. Ky hap mund të thellojë tensionet midis dy partnerëve, duke ndryshuar ndjeshëm dinamikat e tregut të AI-së. Sipas burimeve të besueshme, siç raportoi TheVerge, laboratori i Inteligjencës Artificiale, nën drejtimin e Sam Altman, është duke u…
Author: almakos
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuajti një dënim prej 10 muajsh. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatore Nisida Tufën, Salianji ndau përjetimet e tij nga jeta në qeli, duke e cilësuar burgosjen e tij si të padrejtë. Salianji, i cili u lirua me kusht pas përmbushjes së 2/3 së dënimit, tregoi se ditët e para në burg ishin tepër të vështira, kryesisht për shkak të kushteve të rënda, por më pas u ambientua me realitetin e jetës në qeli. “Aty kupton që s’ka dhe ujë, duhet të…
Policia e Korçës ka vënë në pranga administratorin e një subjekti privat në Voskopojë, ndërsa ka nisur procedimin penal për zyrtarë të Inspektoratit të Ndërtimit dhe të Policisë, pas zbulimit të ndërtimeve pa leje në aksin rrugor Korçë–Voskopojë. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi Ibrahim Kruja, administrator i një subjekti privat, i cili dyshohet se kishte kryer ndërtime pa leje duke ndërtuar bazamente betoni me qëllim ngritjen e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor. Gjithashtu, janë proceduar penalisht: Idlir Lemillari, 54 vjeç, me detyrë Kryeinspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë Emil Kafexhiu, 36 vjeç, me detyrë Inspektor në…
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, Me lejoni që sot t’ju informoj për masat konkrete që kemi ndërmarrë në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave – sektorë që përbëjnë shtyllën e jetës rurale dhe të sigurisë ushqimore në vend. Subvencionet dhe pagesa direkte Prej fillimit të mandatit tonë, janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione të papaguara dhe aktuale për mbi 70.000 bujq, duke zhbllokuar vonesat që i kemi trashëguar dhe duke rikthyer besimin e bujqve tek shteti. Kemi realizuar shumicën e masave dhe nënmasave të parashikuara në Programin vjetor të pagesave direkte, përfshirë: – 2.43…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër në lidhje me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar ndërhyrjen si një formë të “terrorit shtetëror të paprecedent”. “Çizmja e pushtetit dhe fadromat e tiranisë së regjimit të ‘Ramaduros’ prej ditësh po ushtrojnë një terror shtetëror të paprecedent ndaj banorëve të Thethit”, deklaroi Blushi përmes një reagimi publik. Ai shtoi më tej se po përdoret dhunë e organizuar, përfshirë edhe drejtimin e armëve automatike ndaj banorëve që, sipas tij, po mbrojnë pronat e tyre, për të mbuluar atë që…
Pas incidentit që ndodhi të premten më 11 korrik dhe bazuar në vlerësimin e sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur masa mbrojtëse 24-orëshe për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. MPB sqaroi se pavarësisht komunikimeve të saj publike për kërcënime në rrjetet sociale, institucionet kanë vepruar në përputhje me ligjin për çdo rast të raportuar apo të zbuluar në mënyrë operative. “Më konkretisht: Më 1 qershor, Arsovska u përball me një kërcënim nga një automjet në lëvizje dhe është ngritur kallëzim penal. Më 2 korrik, raportoi një kërcënim nga një person që…
Në fshatin turistik të Thethit vijon prej 6 ditësh aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e sotme në Theth kanë shkuar ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. [embedded content]Teksa filmohej aksioni i IKMT-së që kundështrohej nga banorët dhe dy demokratët, ka ndërhyrë një turist i cili është përplasur me efektivët. Ai shprehet se është shtetas britanik dhe se brenda ndërtesës që po shembej ndodhej pasaporta e tij, si edhe valixhja, duke kërkuar që t’i merrte. Por, turisti britanik, i cili tha se kishte 1 muaj që qëndronte në godinën në Theth, nuk është lejuar…
Prodhuesi i njohur i orëve, Vacheron Constantin, ka zbuluar një koleksion magjepsës orësh të frymëzuara nga shenjat e horoskopit, duke sjellë një bashkëpunim unik të artit dhe mekanikës. Koleksioni Metiers d’Art Tribute to the Celestial përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në botën e orëve, duke kombinuar precizitetin e lartë të orë-ndreqjes me estetikën e frymëzuar nga astrologjia. Çdo orë është e pajisur me mekanizmin inovativ Calibre 2160, një masterpiece që ofron një pamje të qartë dhe me stil të mekanizmit në veprim përmes rotorëve të saj të punuar me mjeshtëri. Me 96 safirë blu të prerë në formë “baguette”, ky…
Bashkimi Demokratik për Integrimka reaguar ashpër ndaj, siç i quan, shpifjeve dhe lajmeve tendencioze që po qarkullojnë në qarqe të afërta me pushtetin, të cilat synojnë, sipas partisë, të diskreditojnë funksionarë dhe aktivistë të saj në komunën e Shuto Orizarës. Në një deklaratë për media, BDI ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat për përfshirje të anëtarëve të saj në incidente të rënda, përfshirë edhe zjarrvënie në zona përreth Shkupit dhe Vizbegut. Sipas tyre, bëhet fjalë për një fushatë të organizuar për të dëmtuar opozitën shqiptare në vigjilje të zgjedhjeve lokale. “Përpjekjet për manipulim publik janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj zërit opozitar…
Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Unavoidable”. I dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 40-vjeçari. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”. Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.…
Panorama.al sjell pamjet nga lart të fshatit turistit të Thethit, ku prej 6 ditësh vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje. [embedded content] Në pamje shihen fadromat e IKMT-së që punojnë për shembjen, si edhe objektet e rrënuara në tokë. Ndërkohë forcat e policisë janë në vendet ku po spastrohen ndërtimet pa leje. Kujtojmë që efektivët dhe punonjësit e IKMT-së u përballën me kundërshtinë e banorëve, të cilët shpreheshin se po i rrënoheshin kursimet e jetës së tyre.
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum. Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. Werner Daum mbajti edhe një fjalim në ceremoni ku shprehu gëzimin që ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore në Kavajë. Ai falenderoi për mikpritjen, duke kujtuar se kur hapi ambasadën në 1987, fliste rrjedhshëm shqip, por duke…

