Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi një ditë më parë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në një deklaratë publike, trupa e prokurorëve shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar atë një figurë të respektuar të sistemit të drejtësisë dhe një profesionist të palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. “Dënojmë me forcë këtë akt kriminal, i cili është një sulm i drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj një magjistrati, por ndaj vetë shtetit të së drejtës,”…
Author: almakos
Kryetari i Partisë Demokratike, teksa ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja ka fajësuar kryeministrin Rama, duke thënë se “po përdor jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e ri penal”. [embedded content] Sipas Sali Berishës, “sistemi i drejtësisë ka falimentuar”, ndërsa theksoi se ky është rasti më flagrant i vetëgjyqësisë. Berisha: Se nuk ka asnjë përgjegjësie dhe nuk mban askush përgjegjësi. Ramaduro thotë fajin e ka kodi penal. Ai kod që lejon dënimet nga më të mëdhatë. Ministrat, apo pseudoministrat e tij në kor thonë fajin e ka arma pa lejë. Po njerëz më të…
Një ritual i thjeshtë si zhytja e arrave në ujë mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tuaj. Sipas nutricionistëve, ky proces lejon që arrat të zbërthejnë frenuesit e enzimave dhe acidin fitik, duke e bërë tretjen më të lehtë dhe duke rritur shfrytëzimin e lëndëve ushqyese. Një nga përfitimet kryesore është thithja më e mirë e mineraleve si magnezi, zinku dhe hekuri. Pasi acidet fitike janë zvogëluar, trupi mund të absorbojë më shumë nga këto minerale esenciale. Po ashtu, arrat e zhytura mund të ndihmojnë në kontrollin e peshës, pasi ato ofrojnë një ndjenjë ngopjeje më të gjatë,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Isuf Jaçaj, 58 vjeçari i ekzekutuar me shpërthim tritoli mbrëmjen e 5 tetorit në lagjen nr.3 të Sarandës ishte babai i 31 vjeçarit Kalus Jaçaj, i cili ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025 ku 43 vjeçari Ramadan Zoto alias Canaj plagosi me armë zjarri në lagjen nr.4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza për shkak të një konflikti për pronën në bregdet. Menjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Ramadan Canaj, vëllain e tij Erjon Canaj 36 vjeç, dhe Artan Murataj së…
Xhaxhi tjetër i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja ka kërcënuar sërish me plumba. [embedded content] Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë. Gjovalin Shkambi: Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën…
Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i BDI-sw, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Hristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i…
Detaje të reja janë bërë publike pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ngjarje e ndodhur ditën e hënë më 6 tetor 2025. Rezulton se Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar Elvis Shkambi, kishte paralajmëruar publikisht për konfliktin e gjatë për një pronë, madje kishte kërcënuar hapur me dhunë gjatë një emisioni televiziv të transmetuar një vit më parë. Gjatë debatit në studio, Gjon Shkambi shprehej: “Ja gjej unë formën si me e liru. Si ta minoj në katër qoshet se është prona ime. E kam me certifikatë. Të gjithë do t’ju hedh në…
Në dëshminë e tij para hetuesve, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit, Elvis Shkambi, ka pranuar se qëlloi sapo u shpall vendimi të cilin e konsideronte të padrejtë. I riu ka deklaruar se i kishte ardhur ne maje te hundes me gjyqet dhe se mori vendimin per ta qelluar sapo kishte mesuar se gjyqtari do te shprehej kunder tyre. “Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori, Elvis…
Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë që ndodhi më 6 tetor 2025, kur gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Autori i dyshuar, 30-vjeçari Elvis Shkambi, ndodhej në sallën e gjyqit si pjesë e palëve të interesuara në një çështje civile, por rezulton se kishte ardhur në ambientet e gjykatës me qëllim të qartë për të kryer vrasjen. Si hyri në gjykatë me armë autori i dyshuar Sipas hetimeve, në orën 13:42 të ditës së ngjarjes, Elvis Shkambi mbërriti në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashku me xhaxhain e…
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se gratë gëzojnë një avantazh të dukshëm në jetëgjatësi, një fenomen që shtrihet përtej njerëzve dhe prek shumë specie të tjera në botën e kafshëve. Studimi, i publikuar në revistën prestigjioze Science Advances, sugjeron se arsyet për këtë avantazh të femrave në jetëgjatësi janë më komplekse se sa thjesht stili i jetesës. Evolucioni duket se luan një rol të rëndësishëm në këtë dinamikë. Ekspertët zbuluan se në 72% të specieve të gjitarëve, femrat jetojnë mesatarisht 12% më gjatë se meshkujt, një statistikë që ngre pyetje të rëndësishme mbi biologjinë e jetëgjatësisë. Sipas studiuesve,…
Policia shqiptare ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja e sigurisë së Gjykatës së Apelit. Autori, Elvis Shkambi, qëlloi pas shpalljes së vendimit për një konflikt pronësie, duke plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë në gjykata, pasi arma u fut pa u kontrolluar për shkak të mosfunksionimit të skanerit metalik. Akti i rëndë ndodhi pasi gjyqtari i ndjerë Kalaja dha vendimin kundër palës humbëse. Arma u shkrep në korridorin pranë sallës së gjyqit. Autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, 30…

