Author: almakos

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 70-vjeçar është sulmuar brutalisht në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, ku Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, është dhunuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar. Kukli u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve, ai ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë dhe rrezikon humbje të shikimit. Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur prej tij dhe…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja. Ajo theksoi se Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë. “Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni, por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve evropiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollon në Kosovë ka ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij është “shumë i vogël për të kërcënuar Turqinë” pas deklaratave të tij mbi dërgesën e dronëve të Turqisë në Kosovë, duke e përshkruar atë si fuqinë e dytë më të madhe ushtarake të NATO-s. Duke folur në një konferencë për shtyp, Vuçiq foli për dërgesën e fundit të dronëve kamikaze Skydagger nga Turqia në Kosovë dhe komentoi mbi gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Beogradit dhe Ankarasë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ndërsa duke iu përgjigjur akuzave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se ai kishte kërcënuar Turqinë, Vuçiq përsëriti se…

Lexo më Shumë

Prokurori i Përgjithshëm thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjstratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja. Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës. Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës. Përfundimet…

Lexo më Shumë

Gjatë Luftës së Ftohtë, një histori intriguese ka qarkulluar për mënyrën se si agjentët e CIA-s përdornin lidhëset e këpucëve si një mjet komunikimi sekret. Por sa e vërtetë është kjo narrativë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut? Një serë dokumentesh të deklasifikuara në vitin 2009 zbuluan ekzistencën e “The Official CIA Manual of Trickery and Deception”, i hartuar nga magjistari amerikan John Mulholland në vitet 1950. Ky manual kishte për qëllim të mësonte agjentët si të maskonin veprimet e tyre dhe të dërgonin sinjale të fshehta pa u vënë re, duke përfshirë përdorimin e sendeve të zakonshme si…

Lexo më Shumë

54 % e të rinjëve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash. Por, vetëm 8% e të rinjëve besojnë se institucionet luftojnë kundër korrupsionit. Këto rezultate kanë dalë nga hulumtimi i projektit “Të rinjët në RMV. Hallka kryesore në ndërtimin e  shoqërisë pa korrupsion”,  që e kanë realizuar Analitika Tink Tenk, Organizata e Grave nga Strumica dhe Iniciativa për integrim qytetar Gostivar. ANETA FILIPOSKA, PËRFAQËSUESE E INICIATIVËS PËR INTEGRIME QYTETARE “Hulumtimi i rreth 500 të rinjëve nga rajonet e Shkupit, Pollogut dhe Juglindor, konkretisht komunat, Shkup, Gostivar dhe…

Lexo më Shumë

Të gjitha produktet e porositur nga jasht vlera totale e të cilave ishte 22 euro dhe që ishin të liruara nga TVSH-ja, do të shtrenjtohen për 18 %, aq sa është shkalla aktuale e Tatimit të Vlerës së Shtuar. Kjo parashihet në ndryshimet e Ligjit për TVSH, që Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend. Qëllimi është të largohet përjashtimi nga TVSH-ja për importin e dërgesave me vlerë të ulët të dërguara nga jashtë vendit te marrësit në vend, vlera totale e të cilëve për dërgesë nuk e tejkalon shumën prej 22 eurosh në ekuivalent në denarë. PROPOZIM-LIGJI PËR TVSH “Kur…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e sotëm, sa i përket rrëzimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Erion Veliajt, i cili kundërshtoi shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave dhe thirrjen për zgjedhje të reja në kryeqytet. Kushtetuesja vendosi se dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë është në kundërshtim me nenin 115 të Kushtetutës, dhe pezulloi zbatimin e tij deri në një vendim përfundimtar. Pra, për momentin nuk do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në Tiranë më 9 nëntor, deri sa Gjykata Kushtetuese…

Lexo më Shumë

Policia Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Doganën, finalizoi operacionin “Tarifa”, duke goditur një rast kontrabande me mallra me akcizë në tentativë për t’u kaluar në Kosovë. Gjatë kontrolleve në dalje të Shqipërisë, u ndaluan për verifikim dy automjete. Në to u gjetën mallra të ndryshme kontrabandë me vlerë rreth 54.3 milionë lekë, përfshirë: 930 kg duhan, Mbi 1000 kuti me medikamente, 41 000 tableta, 2 194 celularë. Të dy drejtuesit e automjeteve, B. L., 52 vjeç dhe F. M., 55 vjeç, banues në Kukës, u arrestuan në flagrancë për kontrabandë mallrash me akcizë dhe mallrash të tjera. Njoftimi i…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur mendja jonë përballet me misteret e fatit? A është e mundur që mendimet tona të ndikojnë në realitetin që na rrethon? Kjo pyetje ka ngjallur debate të shumta, veçanërisht me zhvillimet e fundit në mekanikën kuantike. Shkenca ka filluar të hedhë dritë mbi këtë temë intriguese, duke sugjeruar se ndoshta, ndjenja jonë e fatit nuk është kaq e rastësishme. Një nga konceptet më të njohura në mekanikën kuantike është “efekti i observatorit”, i cili sugjeron se grimcat nuk kanë një sjellje të caktuar derisa të maten. Kjo do të thotë se ato ekzistojnë në një gjendje të…

Lexo më Shumë

260 gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Tiranë, ku në një deklaratë të përbashkët kërkuan shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i vrarë tri ditë më parë në sallën e gjyqit. Në deklaratën e lexuar publikisht, gjyqtarët e cilësuan këtë akt si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës dhe kërkuan masa urgjente për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të punës në gjykata. Ata propozuan krijimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore, një platformë të re sigurie, ndërhyrje në ligje dhe ndërtimin e godinave të reja për…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. “Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën. Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të…

Lexo më Shumë