Një shqiptar që jetonte dhe punonte në Itali u dorëzua në polici, pasi akuzohet se shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari vendas, baba i tre fëmijëve dhe programues kompjuterash, teksa u plagos edhe gruaja e viktimës dhe një nga fëmijët, që po mjekohen në spital. 41-vjeçari pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të dielën, është arratisur nga vendngjarja në momente traume, duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit, që më pas humbi jetën në spitalin e San Benedetto. I arrestuari është A.K., kurse viktima Emidio Croce (në foto). Prokuroria e Teramos ka regjistruar procedimin…
Author: almakos
Banorët e Kodër Babrrusë në Tiranë kanë bërë një denoncim në News24 për kompaninë “KAYO”. Ata denoncojnë se kompania “KAYO” po kërkon t’u marrë tokat për të ndërtuar një fabrikë municionesh në atë zonë. Bëhet fjalë për një truall i cili në kohën e monizmit ka qenë repart ushtarak. Por banorët deklarojnë se trualli ka qenë tokë e tyre përpara se të ndërtohej reparti ushtarak në atë zonë në kohën e komunizmit. Por çfarë deklaron pronari legjitim i këtij trualli? Dritan Dervishi: Kjo pronë ka qenë repart ushtarak në vitet e komunizmit. Përpara se të ndërtohej ky repart ushtarak kjo ka…
Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%. Në Gjirokastër, rritja lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit,…
VLEN: Bogovina po zgjohet me Feti Abazin dhe Një Zë për punë!Me pjesëmarrje masovike dhe atmosferë entuziaste, në Komunën e Bogovinës u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN, ku u dërgua mesazhi i qartë se ka ardhur koha që Bogovina t’i kthehet punës, zhvillimit dhe qytetarit si qendër e çdo vendimi.Në këtë tubim, VLEN bëri thirrje për bashkim të të rinjve, profesionistëve, bujqve dhe të gjithë njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, që masovikisht të përkrahin platformën e VLEN-it dhe të bëhen pjesë e suksesit të përbashkët më 19 tetor, dita kur Bogovina do të flasë me Një…
Arrestimi i analistit politik Fatmir Sheholli nga Policia e Kosovës ka shkaktuar një valë reagimesh në vend, duke ngritur pyetje të rëndësishme për sigurinë kombëtare. A është ky një rast i izoluar, apo një shenjë e një problemi më të thellë që kërcënon stabilitetin e Kosovës? Sheholli u arrestua sot në një operacion të përbashkët me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke u akuzuar për përfshirje në aktivitete spiunazhi. Kjo ngjarje vjen në një kohë delikate për vendin, ku tensionet me Serbinë vazhdojnë të mbeten të larta. Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njoftoi për arrestimin, duke…
Kërcënoi avokatin që përfaqësonte djalin e saj në procesin gjyqësor kundër prindërve, arrestohet 49-vjeçarja në Fier. Policia njofton se 49 vjeçarja me iniciale V.Xh, banuese në fshatin Mbrostar Ura, ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve. Njoftimi i policë Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A.…
Në periudhën nga 01.01.2025 deri në muajin e kaluar 30.09.2025, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e trafikut në të gjitha Sektorët e Punëve të Brendshme, përfshirë aktivitetet e Njësisë mobile për sigurinë në trafikun rrugor, janë sanksionuar 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi. Më shumë shkelje të tilla janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë dhe Shkup, 3.275 dhe 3.202 shkelje, më pas në territorin e SPB Manastir, 2.811 shoferë janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, 2.086 masa janë shqiptuar në territorin e SPB Tetovë, dhe 1.660 shoferë janë…
Gjyqtarët mbajnë 1 minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Në hapjen e punimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme, gjyqtarët mbajtën 1 minutë heshtje për të nderuara gjykatësin e vrarë. Mbledhja e jashtëzakonshme të gjyqtarëve në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor po zhvillohet me dyer të mbyllura. Pas përfunditmit të mbledhjes pritet që gjyqtarët të komunikojnë për mediat, vendimet që do merren në mbledhje. Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për…
Avokati Kujtim Ibro, që mbron autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka deklaruar pas përfundimit të seancës se krimi që është kryer nga klienti i tij nuk justifikohet, por është kryer në kushtet e një tronditjeje. Në një prononcim për mediat, ai tha se Elvis Shkambi ka hyrë në ambientet e gjykatës me një armë pa leje. Sipas tij armën e mbante pasi ai ka punuar nw disa institucione sigurie. “Ky person mban një armë prej disa vitesh, pasi ka punuar në disa institucione sigurie. Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe. Ngjarja…
Gjykata ka lënë në masën e sigurisë tre personat e arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Deri në përfundim të hetimeve autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë Banush Koxhaj do të qëndrojnë në qeli. Në dëshminë e tij, Koxhaj ka deklaruar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, duke theksuar se i ka kërkuar leje kancelares. vijon
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Dubai të personazhit të njohur të TikTok Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin Cllevio. [embedded content] Policia thote se 39-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij. Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i…
Ka humbur jetën 51-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe ra në humnerë në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”. Njoftimi: Fushë-Arrëz / Informacion paraprak Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për…

