Janë çelur zyrtarisht regjistrimet për Arsimin Profesional për vitin e ri shkollor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku u bën thirrje të rinjve që të zgjedhin me kujdes drejtimin e së ardhmes së tyre. “Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama. Të interesuarit mund të aplikojnë online përmes platformës e-Albania, ndërsa për më shumë informacion rreth degëve, shkollave dhe mundësive të punësimit pas përfundimit të studimeve, mund të vizitojnë faqen zyrtare www.aftesi.al https://www.facebook.com/share/v/19HKr7aqiW/?mibextid=wwXIfr
Author: almakos
Policia e Kukësit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim prej kohësh, i dënuar me mbi 11 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Edison Dobrushi, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës. Ai ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për “Trafikim të lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Njoftimi i policisë Kukës/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, për…
Katër kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Devoll kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë, pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama për një “spastrim” në administratën vendore. Dorëheqjet vijnë si pjesë e riorganizimit të paralajmëruar në disa bashki të vendit, ku Rama ka kërkuar largimin e drejtuesve lokalë që, sipas tij, kanë dështuar në përmbushjen e detyrave. Ndërkohë, në Bashkinë Kolonjë nuk është regjistruar ende asnjë lëvizje.
Një vajzë 17-vjeçare është paraqitur paraditen e sotme në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi”, ku dyshohet se adoleshentja është vetëplagosur me një armë zjarri tip pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat, ndërsa nuk ka ende detaje zyrtare mbi pronësinë e armës apo motivet e mundshme. Hetimet janë në vijim. Njoftimi Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë…
Pas valës së dorëheqjeve në Bashkinë e Elbasanit, efekti i ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama ka mbërritur edhe në juglindje të vendit. Gjashtë kryetarë të njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen, duke e dorëzuar zyrtarisht atë pranë kryebashkiakut Sotiraq Filo. Burime nga bashkia bëjnë me dije se ata do të qëndrojnë në detyrë vetëm deri në emërimin e pasardhësve. Ndryshe nga Elbasani, në rastin e Korçës, dy nënkryetarët e bashkisë nuk kanë dhënë dorëheqje, ndërsa mësohet se nuk u është kërkuar ende një hap i tillë. Edhe në Bashkinë e Kolonjës janë shënuar zhvillime të…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike të dhënat për situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit, ku janë raportuar 22 vatra, prej të cilave 5 janë ende aktive dhe 1 nën monitorim. Zjarret janë përqendruar kryesisht në qarqet Dibër, Fier, Tiranë dhe Elbasan, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre, pyje dhe ullishte. Vatrat ende aktive: Dibër Liqeni i Luleve, Parku Kombëtar Lurë: zjarr në sipërfaqe me pisha dhe livadh. Mali i Peladhisë, Zerqan, Bulqizë: dy vatra zjarri në zhvillim, po përhapen drejt “Majës së Vlashës”, terren i vështirë, rrezik përhapjeje, por jo për banesat. Sinë e…
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në një kumtesë për media thotë se Qeveria siç e quajnë ata monoetnike, po ndjek një strategji të qëllimshme, sistematike dhe të vazhdueshme për të margjinalizuar shqiptarët. Nga ASH thonë se “mosrespektimi i gjuhës shqipe nuk është më thjesht neglizhencë – është një politikë shtetërore diskriminuese, që vjen si pasojë e mungesës totale të vullnetit politik për barazi reale dhe respekt të ndërsjellë”. “Këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar – gjuhës sonë – dhe nuk mund të kalojnë pa reagim. Të heqësh shqipen nga tabelat, dokumentet…
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për aksionin e IKMT-së në Theth, duke thënë se paraprakisht ekziston mundësia që të jenë kryer shkelje në prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Sipas saj, zyra që ajo drejton ka nisur tashmë një hetim për rastin, por nuk ka ende ankesa të drejtpërdrejta nga banorët. “Në Theth nuk kemi një ankesë. Do të duhet që qytetarët të bëjnë një ankesë. Kemi nisur një rast për këtë çështje, por do të duhet që ekipi ynë të shkojë në terren. Është çështje fazash dhe etapash, nuk kemi shkuar ende në terren,…
Vëllai i Liridonës, Leonardi, ka dhënë një dëshmi tronditëse sot para trupit gjykues, në lidhje me vrasjen e motrës së tij, një ngjarje që ka lënë një plagë të thellë në familjen e tij. Ai e përshkroi momentin e tmerrshëm kur mori lajmin e hidhur për vrasjen e motrës. “Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi…
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përfshirje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike. I arrestuari është shtetasi Endrit Feraru, i njohur dhe me emrin Endrit Cufi, banues në Shkodër. Ai u lokalizua dhe u kap nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 55”. Feraru ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, me urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Riminit në shkurt të vitit 2025, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të narkotikëve – një vepër penale që sipas…
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit po shkon drejt fundit. Burime për News 24 bëjnë me dije se kanë mbetur vetëm dy objekte, për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka lënë një afat përfundimtar deri në orën 18:00 të ditës së sotme që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët. Në të kundërt, ndërhyrja do të kryhet forcërisht nga strukturat shtetërore. Ky operacion, i cili ka zgjatur rreth një javë, ka sjellë shembjen e afro 70 ndërtimeve të paligjshme, duke synuar pastrimin e territorit të parkut kombëtar nga ndërhyrjet abuzive.…
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Rrogozhinës, pasi u identifikua si autori i zjarrvënies që dogji një sipërfaqe të gjerë me bimësi dhe pemë në lagjen e Shimve. Në pranga ka rënë Iljaz Rusta, banues në Rrogozhinë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”. Sipas hetimeve, Rusta kishte ndezur zjarr në oborrin e një banese për të djegur mbeturina, por për shkak të erës së fortë flakët dolën jashtë kontrollit. Si pasojë, u dogjën rreth 10 hektarë tokë, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, ndërsa zjarri rrezikoi seriozisht disa banesa përreth. Njoftimi i policisë…

