Author: almakos

Elon Musk njoftoi se kompania e tij xAI ka fituar një kontratë prej afro 200 milionë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për zhvillimin dhe përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për xAI, duke shënuar një moment kyç në historinë e teknologjisë dhe mbrojtjes. Elon Musk, si një njeri i njohur për inovacionet e tij dhe vizionin për të ardhmen teknologjike, e shihte këtë si një mundësi të re për të avancuar përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mbrojtje. Kjo kontratë është pjesë e një iniciative më të gjerë ku Departamenti i Mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Ultimatumi i dhënë nga kryeministri Edi Rama për një “pastrim” të administratës vendore po hyn në një fazë intensive. Të martën në mëngjes, një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë në Bashkinë Belsh kanë dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë një ristrukturimi të plotë. Po ashtu, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dorëzuar dorëheqjen që prej ditës së djeshme. Sipas gazetarit të News24, Fatmir Popja, në këtë bashki po zhvillohet paralelisht një vlerësim i thelluar i performancës për drejtuesit e tjerë që vijojnë të qëndrojnë në detyrë. I njëjti proces po zhvillohet në Peqin, Cërrik dhe Gramsh, ku dorëheqjet po ndodhin…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi tentoi t’i jepte fund jetës me armë zjarri. Policia njofton se si pasojë e hetimeve të deritanishme është arrestuar babai i vajzës, ndërsa gjyshi është proceduar në gjendje të lirë. Sipas informacioneve zyrtare, i arrestuari është shtetasi S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës të Vlorës. Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim të vetëvrasjes”, pasi dyshohet se dhuna e ushtruar prej tij ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen psikologjike të së bijës, e cila në kushte të rënda emocionale tentoi…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut humbi 11.4 përqind të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011, më e shumta në Evropë pas Shqipërisë dhe Bullgarisë, tregojnë të dhënat e Eurostat. Pas Maqedonisë janë Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia. Popullsia e Shqipërisë është ulur me 18 përqind në fund të vitit 2024, krahasuar me numrin në vitin 2011. Në periudhat në fjalë, kur u kryen regjistrimet e popullsisë, popullsia e vendit u ul me më shumë se 500 mijë banorë, raportoi “euronews.al”. Sipas agjencisë statistikore evropiane, Eurostat, kjo rënie në përqindje është më e larta në Evropë, e ndjekur nga Bullgaria, e cila…

Lexo më Shumë

Është arrestuar në Greqi 39-vjeçari Deni (Denis) Mecolli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje. Ai akuzohet se më 4 shkurt 2025, në qytetin e Korçës, ka goditur me thikë Ergyst Shtyllën, 40 vjeç, duke tentuar t’i marrë jetën. Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta. Viktima u dërgua në spital me mjet privat, ndërsa në vendngjarje nuk u gjetën gjurmë që të ndihmonin hetimin. Vetëm disa ditë më vonë, më 9 shkurt, Gjykata e Korçës caktoi ndaj Mecollit masën “arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”. I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.2 lekë dhe do shitet me 98 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 113 lekë.

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Ky parashikim meteorologjik tregon një fillim të një periudhe të nxehtë. Motin e bukur që do të mbizotërojë gjatë ditës së sotme pritet të sjellë temperatura tejet të larta. Po ashtu, IHMK njofton se vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri në 17°C, kurse maksimale nga 28 deri në 32°C. Kjo temperaturë përfaqëson një rritje të ndjeshme nga javët e kaluara, kur moti ishte më i freskët. Ekspertët mjekësor kanë…

Lexo më Shumë

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022. Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme). Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit informon se të mërkurën (16 korrik), në orët e hershme të mëngjesit, do të bëjë dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit kundër mushkonjave. Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet kohore, në terminin e njëjtë. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. MARKETING

Lexo më Shumë

Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan, por jo edhe raporti mbi të. Ngjarja ka tronditur shoqërinë dhe ka ngjallur një valë reagimesh për mënyrën si u trajtua rasti nga autoritetet. Pamjet që treguan pesë zyrtarë policor mbi trupin e tani të ndjerit, Agon Zejnullahu, në përpjekje për ta arrestuar të njëjtin, tronditën opinionin për nga dilemat se si vdiq 27-vjeçari. Nga pakujdesia e zyrtarëve policor apo jo, dritë mbi rastin pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ende nuk ka përfunduar. Edhe pse autopsia ka përfunduar,…

Lexo më Shumë

VLEN edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e tij të qartë: beteja jonë është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve, ndërsa BDI ende përbëhet nga të njëjtët njerëz që dikur hapnin kazino, e sot sillen si revolucionarë moralë. Në periudhën e deritanishme, Qeveria e VLEN-it ka arritur të mbyllë 226 kazino online të paligjshme, të cilat janë bllokuar vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa aktiviteti në këtë sektor është ulur për 40%. Këto janë buxhete familjare të shpëtuara dhe përdorues të mundshëm që nuk ranë në varësi. Kazinotë nuk janë zhvillim, por shkatërrim. Ne nuk jemi pjesë e…

Lexo më Shumë

Në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje, ku nga lista e godinave për t’u shembur ka mbetur tashmë edhe një, e cila “po reziston” ende nga protestat e qytetarëve. Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës. Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej tyre kanë hipur në ndërtesë duke e bërë të pamundur që fadroma të vazhdojë shembjen, ndërsa disa të tjerë kanë rrethuar godinën ose kanë bllokuar rrugë

Lexo më Shumë