Një incident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ku një autobus ka marrë zjarr pranë tunelit të Skërficës. Flakët përfshinë pjesën e motorit të mjetit, duke shkaktuar panik të përkohshëm, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e pasagjerëve apo drejtuesit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse. Ndërkohë, drejtuesi i autobusit kishte ndërhyrë me mjete zjarrfikëse dore, duke frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Zjarri u vu plotësisht nën kontroll, ndërsa zona u sigurua nga shërbimet përkatëse. Sipas të dhënave paraprake, dëmet janë të kufizuara vetëm në…
Author: almakos
Është shembur paraditen e sotme godina e fundit pa leje në zonën e Thethit, duke shënuar përmbylljen e aksionit 9-ditor të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për lirimin e hapësirave publike në një nga destinacionet më të njohura turistike të veriut të vendit. Shpërthimi i komanduar u realizua me sukses nga forcat xheniere, të cilat kishin punuar prej orësh për vendosjen e kallëpeve të eksplozivit në strukturën 3-katëshe. Shembja ndodhi pa incidente apo rrezik për banorët dhe turistët në zonë. Gjatë këtij operacioni, IKMT ka shembur në total 100 objekte të ndërtuara pa leje në fshatin piktoresk të…
Departamenti i Mbrojtjes do të fillojë të përdorë Grok, chatbotin me Al të zhvilluar nga startupi xAl i miliarderit Elon Musk. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm për Musk. Kur flasim për inovacione në teknologji, nuk mund të anashkalojmë Elon Musk, një nga figurat më të njohura në këtë fushë. Grok është një produkt i zhvilluar për të ofruar zgjidhje të avancuara në mbrojtje dhe siguri kombëtare. Ai synon të transformojë mënyrën se si qeveria amerikane komunikon dhe menaxhon të dhënat e saj. Ekspozita më e fundit e Musk-së është gjithashtu një konkurrent direkt ndaj OpenAI. Me zgjedhjen e Grok,…
Gjykata ka dënuar me gjithësej 50 vite e gjysmë burg gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit, të akuzuar për trafik kokaine dhe dy vrasje të porositura nga hakmarrja. Fadil Bajramovski, Sevdi Aziri, Nexhati Iseni dhe Besim Asani u shpallën fajtor nga gjykata për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Bajramovski, Aziri dhe Iseni u dënuan me nga pesë vite burg, ndërsa Asani u dënua me gjashtë vjet burg. Kurse, Fati Sulejmanovskin gjykata e denoi me një vit e gjashtë muaj burg për veprën “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe 14 vjet burg për…
SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 korrikut, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë.“Me ftesë të ambasadorit të Turqisë, Sh.T. Fatih Ulusoy, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë. Vlerësuam rëndësinë e kësaj date dhe fuqinë e popullit në mbrojtje të institucioneve demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi. MARKETING
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar në lidhje me aksionin e ndërmarrë për kontrollin e produkteve ushqimore që tregtohen pa faturë tatimore, veçanërisht bulmeti dhe mishi, duke theksuar se kjo nismë nuk është e drejtuar kundër fermerëve, por synon formalizimin, mbështetjen dhe forcimin e sektorit bujqësor. “Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurt. Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim…
Një 67-vjeçar është arrestuar dhe djali i tij është proceduar penalisht pasi kishin zaptuar një hapësirë publike në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, duke vendosur blloqe betoni dhe automjete për të penguar parkimin e banorëve. Sipas Policisë, B. D., 67 vjeç, dhe djali i tij E. D., 25 vjeç, jo vetëm që kishin bllokuar vazhdimisht hapësirën publike me objekte të ndryshme, por edhe konfliktoheshin me banorët që tentonin të parkonin në atë zonë. Dyshohet se kishin falsifikuar dokumente për të justifikuar pronësinë, ndërsa janë hetuar edhe për vetëgjyqësi, pengim të qarkullimit dhe kanosje. Aksioni u ndërmor në kuadër të një…
Aktivë janë gjashtë zjarre në ambient të hapur deri në ora 12:30, nga gjithsej nëntë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), Janë shuar tre zjare në ambient të hapur. QMK informon se aktivë janë zjarret në komunën e Dojranit, në fshatin Nikoliç, ku është prekur pyll me kërcell të ulët, në komunën Çuçer Sandevë, te fshati Gornjan ku po digjet pyll me kërcell të ulët, në komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirc dhe Krushje, ku po digjet pyll i përzier, në komunën Makedonski Brod, ku po digjet pylli i degraduar i lisit, shkurre dhe bimësi…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në hapjen zyrtare të festivalit të muzikës klasike ‘Herrenchiemsee Festspiele’ në Bavari, ku mbajti një fjalim me fokus tek tensionet gjeopolitike në Evropë dhe rëndësia e ruajtjes së unitetit kulturor. Në fjalën e tij, Rama paralajmëroi se Europa po kalon një moment delikat, ku “shtëpia jonë e përbashkët” është sërish e rrethuar nga “oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për të harruar vlerat që na mbajnë të lidhur”. Ai theksoi se Europa nuk është thjesht një traktat apo një monedhë, por një civilizim, një mënyrë të ndjerit dhe të jetuarit, duke përmendur…
Kur e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, hasëm në institucione të ngulfatura në një rrjet abuzimesh, klientelizmi dhe korrupsioni sistematik. Korrupsioni nuk ishte përjashtim – ishte rregull. Drejtësia ishte selektive. Qeveria ishte në shërbim të interesave të fuqishme, e jo të qytetarëve. Kjo ishte pamja që trashëguam. Prandaj, një nga betejat e para dhe më të vendosura që e nisëm ishte pikërisht – lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Në këtë betejë, sot kemi edhe një konfirmim të parë të madh nga bashkësia ndërkombëtare. Pas vitesh të errësirës institucionale, raporti i GREKO-s i publikuar dje është një sinjal…
Skerdi Tasi, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO lidhur me planin për ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të shumëkërkuarit Talo Çela. Sipas tij, porositësi i vrasjes ishte Erion Alibej, ndërsa Henrik Hoxhaj (i njohur si Riku) ishte bashkëpunëtori kryesor në atentat. Tasi tregoi se ai dhe Riku kishin marrë një kapar prej 5 mijë eurosh për të realizuar eliminimin dhe se kishin bërë disa përgatitje, përfshirë vëzhgimin e lëvizjeve të Çelës dhe sigurimin e makinës për atentatin. “Më tha që veç tyre kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën.…

