Gjykata ka dënuar me gjithsej 50 vite e gjysmë burg gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit, të akuzuar për trafik kokaine dhe dy vrasje të porositura nga hakmarrja.Katër prej tyre morën dënime deri në 6 vjet burg për trafik droge, ndërsa dy të tjerët – Fati dhe Shulejb Sulejmanovski – u dënuan me 14.5 dhe 15 vjet burg për pjesëmarrje në grup kriminal dhe vrasje.Grupi vepronte nga viti 2019 deri në 2021, duke trafikuar kokainë nga Shqipëria dhe Belgjika në Maqedoni, ndërsa komunikimi i tyre është dokumentuar përmes aplikacionit “Sky”.Disa të dyshuar mbeten ende të paarritshëm dhe po kërkohen ndërkombëtarisht.…
Author: almakos
Një “furtunë” dorëheqjesh ka përfshirë këtë të martë katër bashkitë e Qarkut Dibër – Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos – pas urdhrit të prerë të kryeministrit Edi Rama për largimin nga detyra të të gjithë administratorëve që kanë më shumë se 3 vite në post. Në total, 35 administratorë të njësive administrative kanë dorëzuar dorëheqjet: Dibër: 15 administratorë Bulqizë: 8 administratorë Mat: 8 administratorë Klos: 4 administratorë Një ditë më parë, kryebashkiakët zhvilluan takime me administratorët, ku u komunikuan qartë direktivat nga qeveria qendrore: dorëheqje për të shmangur shkarkimet formale dhe pasojat financiare që mund të pasojnë nga procese gjyqësore…
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, përdori një qasje inovative për të shprehur qëndrimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, pas disa përpjekjeve të kryesuesit Avni Dehari për të frenuar deklaratat e deputetëve. Në një moment që e shndërroi Kuvendin në një skenë të veçantë, Hoxha iu drejtua kolegëve me letra në duar. Besimi në vlerat demokratike dhe respekti për institucionet ishin tematikat kryesore të mesazheve të saj. Nëpërmjet pankartave, ajo i bëri thirrje udhëheqësve në pushtet që të mbeshtesin betimin e dhënë si deputetë. Dhe, një nga mesazhet më të fuqishme ishte: “Kosova nuk mund të mbahet peng…
Kompania e investimeve UBS kohët e fundit publikoi një shënim për klientët e saj në lidhje me iPhone Fold. Sipas UBS, Apple do të nxjerrë në shitje një telefon të palosshëm në stilin e linjës Samsung Galaxy Z Fold vitin e ardhshëm. Shtëpia e letrave me vlerë e sheh Apple duke kufizuar prodhimin e telefonit të saj të parë të palosshëm në 10 deri në 15 milionë njësi, shkruajnë mediat e huaja. Ndërsa vlerësimet fillestare kërkuan që Apple të vendoste çmimin e telefonit të saj të parë të palosshëm në një interval midis 2,000 dhe 2,400 dollarëve, UBS thotë se…
Studentët e vitit të dytë dhe të katërt mund të aplikojnë deri më 31 korrik, ndërsa studentët e vitit të parë do të aplikojnë në shtatorRegjistrimi elektronik për akomodim në konviktet shtetërore dhe private të studentëve në të gjithë vendin për vitin akademik 2025/2026 ka filluar sot. Regjistrimi, i cili vlen për studentët e vitit të dytë dhe të lartë, si dhe maturantët, do të zgjasë deri më 31 korrik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se studentët e vitit të parë do të mund të aplikojnë pas përfundimit të periudhës së regjistrimit në fakultete, në periudhën nga 10 deri…
Skerdi Tasi, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka zbuluar detaje tronditëse nga tentativa për ekzekutimin e Aredin Beharit, ngjarje e ndodhur në Fier. Në dëshminë e tij para gjykatës, Tasi tregon se atentati ishte porositur nga Renato Çami, përmes Henrik Hoxhajt – personi me të cilin kishte bashkëpunuar më herët edhe për një tjetër atentat të dështuar. “Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami. Ai fliste me të përmes një Blackberry. Kishte kontakte edhe me nipin e Renatos,” deklaroi Tasi. Sipas dëshmisë, objektivi ndodhej…
Ka dështuar edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor. Kjo është një hap i rëndësishëm, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve. Megjithatë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), asnjë subjekt tjetër nuk ofroi propozim. Kjo situatë solli një tjetër dështim në procesin e konstituimit të Kuvendit. Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Ky bllokim ka shkaktuar një ngërç politik, i cili mund të ketë…
Në seancën e radhës për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, dëshmoi sot Skerdi Tasi, një nga të penduarit e drejtësisë, i cili zbardhi detaje mbi bashkëpunimin me Henrik Hoxhajn dhe planin për një atentat në Fier. Sipas dëshmisë së tij, Tasi tha se u takua për herë të parë me Henrik Hoxhajn në vitin 2017, nëpërmjet një shoku të përbashkët, pikërisht Viron Tavanxhi, që sipas tij ishte edhe porositësi i një vrasjeje me pagesë. Sipas tij porosia e ekzekutimit u dha nga Viron Tavanxhi për ekzekutimin e Gim Boriçit. Pjesë nga dëshmia Skerdi Tasi: Shtetasin Henrik Hoxhaj e kam njohur…
Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në Koplik, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në lagjen “Mehaj”, ku shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, po punonte me një sondë shpimi për hapjen e një pusi uji. Gjatë procesit, ai është dëmtuar rëndë aksidentalisht, duke humbur jetën në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e aksidentit. Njoftimi i policisë Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë…
BDI përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Korridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së. Nga BDI thonë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së…
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka deklaruar se babai i tij shënon 15 vjet në burgje për të minimizuar lirinë e tij, duke zgjedhur lirinë e popullit të tij. Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, ai shkruan se babai i tij zgjodhi të luftojë kundër gjenocidit serb, në vend që të heshtte përballë padrejtësive të bëra ndaj shqiptarëve, raporton Telegrafi. “Ai zgjodhi të ndërtojë një Kosovë të lirë, pa u nënshtruar më asnjëherë nën Serbi. Në vend që të gëzonte rolin e gjyshit të mbesave të tij, ai çdo ditë e më shumë po plaket në…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë në QSUT, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në paraburgimin e Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Beqaj ka temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Burime pranë mjekëve konfirmojnë se gjendja është ende e pastabilizuar, ndërkohë që vijon të mbahet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore. Beqaj ndodhet prej 1 viti në paraburgim, nën akuzën për abuzim me donacionet e huaja në kuadër të dosjes “SASPAC”, ndërsa është gjithashtu në proces gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”, ku po gjykohet me procedurë të zakonshme.

