Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se me datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh. Pas pranimit në emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në spitalin e Gjilanit ku edhe po merr trajtim. “Pacienti është pranuar dje (11.10.2025) ka ardh me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në spital të Gjilanit ku edhe është duke…
Author: almakos
Gazetari, Adriatik Kelmendi tha se ndoshta gjysma e komunave të mëdha do të shkojnë pa balotazh. Ai u shpreh se përtej kësaj, në komunat e tjera do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve. “Mund të themi se nëse vazhdon kështu, ndoshta gjysma e komunave do të shkojnë pa balotazh, gjysma e komunave të mëdha dhe ka garë në të tjerat”. “Ndoshta zbulova që thash në shtatë komuna, gjysma mund të shkojë pa balotazh, por në këto tjerat i bie se ka garë dhe do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve, kështuqë të gjithë ata se mendojnë…
Tirana mirëpret më 13 dhe 14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, votuesit kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të pavarur për dy garat zgjedhore: për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se është e lejuar që një votues të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe të votojë për një subjekt tjetër në zgjedhjet për Kuvend Komunal. Ai shtoi se zgjedhjet për Kryetar të Komunës dhe ato për Kuvendet Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta, prandaj votuesi nuk është…
Edhe të burgosurit në “Dyz”, po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Në programin special në kuadër të Maratonës Zgjedhore të Klan Kosovës, gazetarja Endrita Bajrami intervistoi drejtorin e “Dyzit”, Rasim Selmanin. Selmani thotë se gjithçka deri më tani ka shkuar mirë.“Jemi përgatitur që të ofrojmë sigurinë që secili i burgosur që gëzon të drejtën e votës, të kryej këtë proces”, u shpreh drejtori i burgut.
Çdo javë, yjet kanë një ndikim të veçantë në jetën tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë dhe financat. A jeni gati të zbuloni se cilat shenja do të përjetojnë fat dhe cilat do të përballen me sfida? Kjo javë premton të sjellë ndryshime të rëndësishme për shumë nga ne, dhe është koha të shohim se çfarë na rezervon universi. Dashi do të ketë një ditë të mbushur me emocione. Nëse jeni në një lidhje, përkushtimi ndaj partnerit do t’ju sjellë kënaqësi të madhe. Beqarët do të kenë mundësi për takime emocionuese, por duhet të jeni të kujdesshëm me financat,…
Anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një organizim që sipas tij, Lista Serbe e ka mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut. Kurteshi tha se kjo parti tubimin masiv e mbajti para zyreve të saja. “Që është thyerje e Kodit të Mirësjelljes sepse fushata ka përfunduar në ora 19:00 me hapjen e vendvotimeve. Sot është mbajtur tubim, edhe atë në raport me numrin e popullsisë, masiv”, deklaroi ai gjatë konferencës për media të mbajtur nga KQZ-ja.
Kandidati i Nismës Social Demokrate për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet lokale. Gjatë një prononcimi për media, ai u pyet nga gazetarja pse nuk kishte ardhur me “Ferrari” për të votuar. “Jo more, unë s’kam Ferrari,” u përgjigj Hasani me humor.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve. Kanë qenë pikërisht Koçiu dhe Proda të cilët njoftuan këtë masë ndalimi duke filluar prej ditës së nesërme, 13 tetor. Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cenojnë sigurinë publike dhe se do të jetë ndalim i përkohshëm, deri në hartimin e një plani të qartë. “Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe…
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe i tha kryeministrit Hristijan Mickoski se askush nuk e urren, por të gjithë e përçmojnë. Filipce theksoi se Mickoski flet për urrejtje, ndërsa ai vetë është burim urrejtjeje, për retorikë shkatërruese që ndan popullin dhe destabilizon shtetin. “Mickoski tha dje se LSDM kishte një urrejtje patologjike ndaj VMRO-DPMNE-së. Mickoski flet për urrejtje – dhe ai vetë është burim urrejtjeje. Ai ka qenë duke fyer, poshtëruar, përçarë popullin për një vit të tërë dhe duke i quajtur të gjithë ata që kritikojnë politikat e tij të dëshpëruara brejtës dhe shqiponja. Ai ka qenë…
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) përmes një komunikate siç thuhet “shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë ndaj veprimit skandaloz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila mbrëmë kufizoi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.” Sipas tyre, një veprim i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. “Kufizimi i festimeve vetëm deri tek ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e…
“Duke filluar nga sot, do të ketë tubime dhe bllokime publike paqësore në rrethrrotullimin te ura e dyfishtë në rrugën Stevo Teodosievski. Bllokimet do të zgjasin nga një orë çdo ditë, nga ora 15:15 deri në orën 16:15, deri në fillimin e gjyqit”, kjo u njoftua nga prindërit e viktimave në zjarrin në Pulse më 16 mars, në “Marshimin e 26-të për Engjëjt” të mbajtur dje para Gjykatës Themelore në Koçan.Prindërit thanë se sipas tyre, avokatët e të dyshuarve deklaruan se gjyqi do të zgjaste 10 deri në 15 vjet. “Kjo deklaratë është e turpshme dhe poshtëruese për familjet, fëmijët…

