Author: almakos

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.] I riu Enea Dine, u gjet brenda automjetit të tij, pa shenja jete, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 29 vjeçari ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 23 te parkimi i pallatit, teksa sot është gjetur nga familjarët brenda në makinë, i pajetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 29-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është…

Lexo më Shumë

Avokati Virtyt Ibrahimaga ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me çështjen për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar dhe nuk ka mundësi për ankimim nga ana e Qeverisë. “Qeveria nuk mundet me ankimu këtë vendim, ky është vendim final, pasi kjo padi e ka një akt ligjor dhe prej akteve ligjor nuk ka instance tjetër përveç Supremes,” deklaroi ai në emisionin FIVE. Deklaratat e Ibrahimagës vijnë pas reagimeve nga Qeveria në detyrë, e cila ka karakterizuar aktgjykimin e Supremes si politik dhe ka paralajmëruar se do…

Lexo më Shumë

Policia e Burgjeve raportohet se po zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit në qelitë e 313 dhe 302. Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se kontrollet po ushtohen për gjetjen e sendeve të ndaluara dhe celularëve, që të personat nën hetim dyshohet se mund të kenë në qelitë e tyre. Kujtojmë se paraburgimi i 313-ës ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, ndërsa 302-shi ndodhet në rrugën “Mine Peza”.

Lexo më Shumë

Google ka konfirmuar zyrtarisht thashethemet e mëparshme se kompania synon të bashkojë Android dhe ChromeOS në një sistem të vetëm operativ. Sameer Samat, president i Ekosistemit Android në Google, tha se Android dhe ChromeOS do të kombinohen në një platformë të vetme, transmeton Telegrafi. Kjo nuk është hera e parë që informacioni në lidhje me bashkimin e dy sistemeve operative ka dalë në sipërfaqe. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar për realizimin e kësaj ideje ambicioze. Android ka marrë veçori specifike për ekranet e mëdha, duke përfshirë modalitetin e desktopit, aftësi të përmirësuara të dritareve dhe shkallëzim…

Lexo më Shumë

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës është riaktivizuar sërish këtë pasdite, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë të zonës. Burime bëjë me dije se flakët janë rindezur rreth orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë që ka përfshirë zonën. Shërbimet zjarrfikëse janë rikthyer në terren dhe kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por përballen me vështirësi të shumta për shkak të terrenit të thyer dhe të paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.

Lexo më Shumë

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë kanë filluar aksion dhe janë duke mbledhur dëshmi për ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit po edhe atë të Sarajit, Kisella Vodës dhe komuna të tjera brenda territorit të Qytetit të Shkupit. Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili tha se nëse konstatohet se ka ndërtime pa leje në komunat e lartë përmendura të njëjtat do të rrënohen. Toshkovski siguroi se nuk do të ketë veprime të anshme dhe se policia do të veprojë sipas ligjit në të gjitha komunat. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME…

Lexo më Shumë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivë të policisë, të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike të verës së vitit 2022 në plazhin e Potamit, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Vendimi u dha këtë të mërkurë, më 16 korrik 2025, në përfundim të një procesi gjyqësor trevjeçar. Gjatë seancës përmbyllëse, prokurorja e çështjes kërkoi dënimin e secilit prej pesë efektivëve me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli ata të gjithë të pafajshëm. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe gjyshi i së…

Lexo më Shumë

Edhe pse fushata jo formale ka filluar që moti për zgjedhjet lokale nga partitë politike, ku janë përmendur dhe lakuar shumë emra në opinion dhe pavarsishtë gjithë kësaj, ende shumë pak ose aspak emra konkret dhe zyrtare në kampin politik shqiptar. Njëri ndër liderët e VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi , konfirmoi sot se kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, pjesë e koalicionit VLEN, do të kërkojë edhe një mandat nga qytetarët për të udhequr me njërën ndër komunat më të mëdha shqiptare në vend. Përveq tij, Ibrahimi informoi se njejtë edhe kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, është kandidati…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka reaguar pas vendimit të sotëm për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, LVV thotë se ky vendim është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë. Vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike. Kjo ngjarje i ka shqetësuar shumë qytetarët e Kosovës, të cilët e shohin këtë proces si një tërheqje në hapësirën e drejtësisë. Sipas tyre, ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme.…

Lexo më Shumë

Tregu global i smartfonëve vërtet po përballet me sfida të mëdha, me një rritje modeste prej vetëm 1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, sipas raportit më të fundit nga International Data Corporation (IDC). Kjo periudhë e vitit është tradicionale e vështirë për prodhuesit e telefonave inteligjentë. Ajo ndikohet nga faktorë të ndryshëm makroekonomikë. Pasiguria ekonomike, kursi i këmbimit dhe inflacioni janë faktorë që kontribuojnë në këtë rënie. Gjithashtu, kërkesa e ulët në Kinë ishte një tjetër pengesë për rritjen e tregut. Sidoqoftë, Samsung arriti të ruajë pozitat e tij, duke shitur 58 milionë njësi dhe duke mbajtur një pjesë…

Lexo më Shumë

Një 34-vjeçar çek ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti në Portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2025, ndërsa policia ka publikuar pamjet që dokumentojnë momentin e grabitjes. I arrestuari është J. K., 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se ka vjedhur automjetin e A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës. Operacioni policor u kodua “Perimetri” dhe u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 në Tiranë. Gjatë operacionit u gjet dhe sekuestrua edhe automjeti i vjedhur.…

Lexo më Shumë

Ekspertja tregon pse është e rëndësishme që fëmijët ndonjëherë të luajnë jashtë vetëm, pa mbikëqyrjen e të rriturve – sigurisht, kur janë mjaft të rritur dhe mjaftueshëm të pjekur për këtë. Fëmijët e gjeneratave të mëparshme luanin jashtë gjatë gjithë ditës, shumë shpesh pa mbikëqyrjen e të rriturve, gjë që nuk ndodh shpesh sot. Koha dhe rrethanat ishin të ndryshme, megjithatë drejtoresha e organizatës Early Childhood Ireland, Teresa Heeney, paralajmëron se fakti që prindërit vëzhgojnë çdo lëvizje të fëmijëve të tyre, veçanërisht kur janë jashtë, ndikon keq në zhvillimin e të vegjëlve. “Kur u jepni fëmijëve kohë, besim dhe mundësi…

Lexo më Shumë