Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në Vlorë këtë të martë, duke përdorur një helikopter ushtarak për udhëtimin. Sipas burimeve për News 24, helikopteri është ulur në ish-fushën e aviacionit, ndërsa menjëherë pas mbërritjes, Rama është drejtuar drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë. Ende nuk është bërë publike agjenda zyrtare e kësaj vizite, që shënon herën e tretë në Vlorë për një periudhë të shkurtër, duke nxitur spekulime mbi qëllimin e saj. [embedded content]
Author: almakos
Rifat Dobra, babai i Renis Dobrës që u vra më 8 korrik në Mat, hedh poshtë pretendimet se vrasja e të birit lidhet me pazare droge në Gjermani. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, ai deklaroi se ishte personi i fundit që kishte folur me 23-vjeçarin, vetëm pak minuta para se ky i fundit të zhdukej. “Djali im iku për kafe në Burrel në orën 17:00. Në orën 21:36 më telefonoi dhe më tha: ‘Babi po nisem për në shtëpi’. I thashë ‘mirë babi, mirë ardhsh’. Por nuk mbërriti kurrë”, tha ai. Sipas tij, rruga nga Burreli…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një përditësim mbi interesin për Paketën e Maleve, duke publikuar një hartë të Shqipërisë me shpërndarjen gjeografike të aplikimeve të para. Sipas Ramës, në vetëm 5 ditë janë regjistruar 787 aplikime, një shifër që ai e cilëson “frymëzuese” për potencialin zhvillimor të zonave malore. “Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, shkroi Rama në Facebook. Kryeministri thekson se kushdo që dëshiron të investojë në zonat malore – qoftë për një bujtinë, agroturizëm, fermë apo linjë agropërpunimi – duhet të ndërtojë me leje,…
Jemi duke bërë hapa gjigant në ekonomi. Në maj shënojmë rritje historike në prodhimtarinë industriale prej 9,4 për qind, kemi eksport më të madh të produkteve bujqësore për 57 për qind në pesë muajt e parë të vitit krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe 22 për qind më shumë turistë në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kur kemi thënë se BPV-ja në bazë reale në tremujorin e parë është rritur për 3,2 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe se ky është rezultati i…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale duke i bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast kur noterët, avokatët apo subjektet e tjera private kërkojnë pagesë për shërbimet që ofrohen falas në platformën e-Albania. Sipas Ramës, kjo përbën shkelje të ligjit dhe mund të çojë deri në heqjen e licencës së profesionistëve që abuzojnë. “Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama. Ai shton…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar me forcë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Krasniqi ka theksuar se “ky vendim, për fat të keq, përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë: objektiviteti, paanshmëria dhe e vërteta”. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për atë se si veprimet e Gjykatës mund të ndikojnë në perceptimin e drejtësisë në Kosovë…
Policia ka zbardhur vrasjen e rëndë të 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u mbyt me litar dhe më pas u hodh në liqenin e Shkopetit, në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, janë vënë në pranga: Petrit Çakrri, 55 vjeç, banues në Tropojë Fatjon Bushgjokaj, 34 vjeç, i arrestuar në zonën e Astirit, Tiranë Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e Fatjonit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në krim. Ngjarja ndodhi më 8 korrik në fshatin Zenisht të Matit, ndërsa…
Gruri këtë vit është me cilësi të mirë dhe rendimentet janë të kënaqshme, thotë Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF). Njëherit apelon te institucionet kompetente, veçanërisht te Inspektorati i Bujqësisë, në mënyrë aktive të përfshihen në mbikëqyrjen e blerjes dhe të sigurojnë procedurë korrekte dhe transparente për të gjithë bujqit. Sipas FKF-së, përveç 12 denarëve të arritura për blerje këtë vit, është e nevojshme të vazhdojnë aktivitetet për rritjen e rendimentit, për uljen e shpenzimeve prodhuese, për vendosjen e marrëdhënieve afatgjatë dhe korrekte mes bujqve, mullistëve dhe blerësve përmes prodhimtarisë së dakorduar, për aktivizimin e blerjes intervenuese në situata të krizave,…
Gjykata e Durrësit ka shtyrë seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e përfaqësuesit të Shërbimit të Provës, një element i domosdoshëm për vijimin e procedurës. Seanca e radhës është caktuar për datën 19 shtator, ora 09:45. Paplekaj u dënua nga Gjykata e Apelit me 7 vjet burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare. Fillimisht ai ishte dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasje në…
Janë publikuar fotot e tre vëllezërve Bushgjokaj, të dyshuar si të përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik në Mat. Fatjon Bushgjoka u arrestua në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e të dashurës së tij, e cila u shoqërua nga policia për t’u pyetur lidhur me lëvizjet e të dyshuarit. Sipas hetimeve paraprake, ajo nuk ka lidhje me krimin. Po ashtu, në kuadër të të njëjtës çështje, u ndalua në Lekbibaj të Tropojës edhe Petrit Çakrri, i konsideruar një nga autorët kryesorë. Të…
Publikohen pamjet e fundit të 22-vjeçarit Renis Dobra, vetëm pak çaste përpara rrëmbimit dhe vrasjes së tij më 8 korrik në fshatin Zenisht të Matit. Nga videoja e siguruar, duket qartë një automjet tip “Hyundai” që ndjek nga pas makinën e të riut në një distancë të afërt, shumë pranë banesës së tij. Sipas hetimeve, pikërisht ky mjet u përdor nga autorët për të ndjekur, rrëmbyer dhe më pas për të transportuar viktimën drejt zonës ku u gjet trupi i pajetë, i hedhur së bashku me makinën në një humnerë pranë liqenit të Shkopetit. [embedded content] Në skemën e ndjekjes…
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Split”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në doza. I arrestuari është shtetasi F. L., banues në Korçë, i cili u kap në flagrancë në lagjen nr. 8 teksa shpërndante doza kanabisi. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën sasi të ndara të drogës, gati për shitje. Po ashtu, në kuadër të të njëjtit operacion, është proceduar penalisht shtetasi M. K., 29 vjeç, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi që dyshohet se i kishte blerë 21-vjeçarit. Policia sekuestroi si provë materiale dozat e drogës,…

