Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore për përsëritje të votimeve të 11 majit në qarkun e Tiranës. Me këtë vendim, Kolegji hedh poshtë pretendimet e opozitës për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në kryeqytet, duke konfirmuar vlefshmërinë e rezultatit të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimi i PD për qarkun e Durrësit, ku opozita ka paraqitur pretendime për parregullsi që, sipas saj, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Kolegji Zgjedhor pritet të japë një vendim përfundimtar edhe për këtë rast.
Author: almakos
Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të vendit, duke u shprehur se “unë i fola gjykatës”. Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit, por theksoi se ai do të përballet me të gjithë dhe se nuk mposhtet kollaj. Avokati i Ilir Metës: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet. Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai…
Google ka publikuar dy modele të reja të Inteligjencës Artificiale për fushën e mjekësisë, MedGemma 27B dhe MedGemma 4B, duke i vënë në dispozicion falas për studiues, spitale dhe zhvillues. Siç pretendohet, modeli kryesor MedGemma 27B nuk lexon vetëm tekstet mjekësore siç bënin versionet e mëparshme; ai në fakt mund të “shikojë” imazhet mjekësore dhe të kuptojë se çfarë po sheh aty, përcjell Telegrafi. Qofshin rreze X të kraharorit, diapozitiva patologjike apo të dhëna të pacientëve që potencialisht përfshijnë muaj ose vite, ai mund t’i përpunojë të gjitha këto informacione së bashku, ashtu siç do të bënte një mjek. Dhe…
Policia e Shtetit vendosi të procedojë penalisht djalin e një 67-vjeçari, në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë, pas një serie denoncimesh, ankesash të njëpasnjëshme për një konflikt atipik të lindur me banorët e zonës. [embedded content] Ndërkohë që babai i tij ishte arrestuar 7 ditë më parë dhe ndaj tij rëndojnë 4 akuza për vepra penale. “‘Rrugës së lirë’” i ka dalë pronari dhe nuk lejon askënd të kalojë. ‘Tokë e Xanun’, nuk kalon njeri pa lejen time. Edhe Edi Rama të vijë, këtu nuk kalon”, kështu shprehen banorët e “Ali Demit”, për konfliktin që ka lindur prej disa…
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 7 administratorë lokalesh në Tiranë, pasi kishin zënë hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” në kundërshtim me ligjin. Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit. Uniformat blu bëjnë me dije se janë hequr dhe sekuestruar rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave. Njoftimi i policisë Tiranë/Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Procedohen penalisht 7 administratorët…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shtëpi pushimi në Durrës, ku një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, adoleshenti është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Kongresisti amerikan Ritchie Torres, në cilësinë e bashkëkryetarit të Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues i komunitetit të gjallë shqiptar në Bronks, ditë më parë pati një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi theksoi aleancën e fortë mes dy vendeve dhe rëndësinë strategjike të Kosovës si një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se Kosova”, shkroi Torres në “X”. E presidentja Vjosa Osmani ka pohuar se është gjithmonë kënaqësi takimi me të. “Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje…
Apeli i GJKKO-së pritet të shqyrtojë sot ankimimin e paraqitur nga Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij. Seanca gjyqësore është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00 të paradites, ndërsa vendimi i Apelit do të jetë vendimtar për fatin e mëtejshëm të kreut të Partisë së Lirisë. Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të GJKKO-së, të cilin ai e ankimoi më 7 korrik 2025. Mbrojtja e tij pretendon se janë shkelur afatet procedurale ligjore, pasi sipas tyre SPAK nuk…
Në qendër të Los Angelesit, një robot humanoid ka shkaktuar habi dhe kureshtje te kalimtarët kur është parë duke vrapuar nëpër rrugë. Roboti, i quajtur “Jake the Rizzbot”, është përshkruar si një krijesë unike. Ai mban një kapelë dielli, byzylykë shumëngjyrësh dhe atlete Nike, duke i dhënë një pamje më shumë se interesante. Pamjet e tij u shpërndanë në TikTok, ku shihen momentet e tij të ndryshme duke ecur dhe vrapuar. @karalynmae PSE ËSHTË NË Vrapim?!!!! #robot #la #westhollywood #wtf ♬ tinguj origjinalë – karalyn mae Shumë përdorues në rrjete sociale reaguan me humor, ndërsa disa të tjerë e shprehën…
NIKOLETA KOVAÇI/ Tetë ditë pas aktit monstruoz të rrëmbimit, mbytjes dhe hedhjes në liqen të trupit të Renis Dobrës, janë identifikuar autorët, ku dy prej tyre kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Petrit Çakrrin, një emër jo pak i njohur prej më shumë se dy dekadash dhe tre vëllezërve, të gjithë nga Tropoja. Kryepolici i Dibrës, me kryeprokurorin dhe prokuroren e çështjes dolën dje para kamerave të mediave lokale dhe dhanë detajet e operacionit të vështirë të zbulimit të autorëve të vrasjes makabre të Renisit. Ata treguan dinamikën e punës hetimore, dhanë…
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës…
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, ka realizuar një aksion të gjerë hetimor në kuadër të çështjes penale me shenjën “PP.I.126K/23”. Aksioni përfshiu bastisje të autorizuara nga gjykata në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij aksioni janë bastisur dy institucione shtetërore – Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia e Arkivave të Kosovës – si dhe disa lokacione të tjera që kanë interes për hetimin. Prokuroria bën të ditur se pesë persona janë shoqëruar në polici, të identifikuar me inicialet: M.B., V.B.,…

