Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, deklaroi se pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të rezultojnë me formimin e një qeverie të re dhe një përbërje të re të institucioneve në të gjitha nivelet.
“Menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të pasojnë zgjedhjet parlamentare. Në qytetin e Shkupit, sipas sondazheve, raporti është pothuajse tetë me dy në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim kundrejt VLEN-it. Po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të ketë qeveri të re në mars dhe përbërje të re edhe në Qytetin e Shkupit,” deklaroi Osmani.
Ai theksoi se ndryshimi që do të nisë nga Çairi do të jetë vetëm hapi i parë drejt ndryshimeve më të gjera politike në vend. Osmani tha se fokusi i tij nuk janë burimet shtetërore, por fondet reale të Bashkimit Evropian.
“Aty janë fondet, miliarda euro të pashpërndara që qëndrojnë në dispozicion. Mjafton të kesh një ekip, të njohësh mirë anglishten, të ulesh e të shkruash projekte, të njohësh kriteret e BE-së dhe të arrish t’i tërheqësh ato mjete,” shpjegoi Osmani.
Ai theksoi se qëllimi i tij është ta zhvillojë Çairin përmes fondeve evropiane, e jo përmes parave partiake dhe klientelizmit.
“Çfarë mund të bësh me ato tetë milionë euro nga buxheti komunal, që shpenzohen për aktivistë partiakë, ose që vijnë nga Qyteti i Shkupit apo nga qeveria? Unë jam angazhuar për ta zhvilluar Çairin me mjetet e Bashkimit Evropian, dhe aty kam vendosur shpresat e mia,” përfundoi Osmani.
Data 16.08.2026
Aktuale
- Ermal Fejzullahu sot në dorë të fatit, ja çfarë po bën Ariana
- Mbyllet protesta e 77-të masive për dorëheqjen e Ramës, Diaspora do të jetë sërish nesër para Kryeministrisë
- Ndryshimi i pabesueshëm i Mbresës po habit të gjithë
- Mickoski i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Deklaratat e tij i përkasin shekullit të kaluar
- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar për ngjarjen në Elbasan: Jo dhunës dhe armëve
- Nëna për herë të parë në moshën 62-vjeçare
- OKH Merhamet pjesëmarrëse në Panairin e 11-të ndërkombëtar të librit arab në Stamboll
- Zjarri masiv në Belgjikë, digjen mbi 16,500 hektarë në parkun natyror më të madh të vendit



