Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Gostivari tha se kur kombi është në rrezik, atëherë interesat partiake humbin rëndësinë.
Sipas tij, kombi është mbi të gjitha dhe se nuk nevojiten parti kur mohohet gjuha dhe shkelet mbi gjakun e dëshmorëve.
“Kur kombi është në rrezik, nuk ka rëndësi partia. S’na duhen parti kur tentohet të mohohet gjuha jonë, kur shkelet mbi gjakun e dëshmorëve, kur na kthehen nepërkat dhe hijenat e hershme për të na shkelur edhe barin mbi varre. “Kushdo që mendon se mund të kthejë prapa gjuhën shqipe, përfaqësimin dhe dinjitetin tonë, le ta dijë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë,”, ka deklaruar Ali Ahmeti.
Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se “vota është arma jonë më e fortë për të mbrojtur atë që kemi fituar me shumë mund dhe sakrificë.”
Data 16.10.2026
Aktuale
- Bërvenica para kutive të votimit: Shqiptarët me 3 kandidatë, 6 emra në garë për kryetar!
- “Studentët nuk duan dhunë, por ndryshim”! E reja me mesazh të fortë nga protesta: Duam të dëgjohemi, ‘97-ta nuk do të përsëritet (VIDEO)
- Logos-A sjell veprën “Formimi i Diskurseve Globale Islame” të përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai
- 75 vite Arkiv Shtetëror: Dimitar Bogeski flet për historinë, digjitalizimin dhe sfidat e së ardhmes
- Logos-A sjell veprën “Formimi i Diskurseve Globale Islame” të përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai
- Enis Ali nga Hasanbegu i Shkupit – shqiptari që u del në krah dhe mbështetje pacientëve në Klinikën Universitare “Kozle”
- Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit
- Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!



