Një hetim i BBC-së ka zbuluar se një grup burrash, mes të cilëve edhe dy vëllezër shqiptarë, po filmojnë fshehurazi vajzat gjatë daljeve të tyre në qytet natën dhe më pas po fitojnë para duke publikuar videot në internet. Videot, që shpesh përshkruhen si “shëtitje” ose “përmbajtje jete nate”, publikohen në YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram dhe fokusohen pothuajse tërësisht te gratë me fustane ose funde, shpesh të filmuara nga pas ose nga kënde të ulëta, duke zbuluar herë pas here pjesë intime të trupit. BBC identifikoi gati 50 vajza që ishin filmuar dhe zbuloi se shumë prej tyre nuk ishin…
Author: almakos
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë duke e liruar nga burgu për ta lënë në “arrest shtëpie”. Xhelal Rraja ndodhej në qeli pasi u arrestua më 10 korrik 2024, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. Mësohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të…
Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë pas rreth një viti bllokimi, masë e cila u mor nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që nisi mes tyre pikërisht në këtë rrjet social. Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13 mars 2025. Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”.…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencë për shtyp promovoi modulin e ri për evidencë elektronike të ndërhyrjeve kirurgjikale elektive në institucionet publike shëndetësore. Pacientët që kanë caktuar ndërhyrje të tilla përmes portalit do të jenë në gjendje të shohin se kur është caktuar ndërhyrja dhe sa është e gjatë lista e pritjes. Ministri i Shëndetësisë Aliu shpjegoi se në portalin publik i cili ndodhet në faqen e internetit të Ministrisë, do të jetë në dispozicion lista e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive, me një kategorizim të qartë të ndërhyrjeve dhe rregulla të standardizuara për futjen dhe përditësimin e të dhënave.…
Grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive, parashikon projekti, të cilin në katër vitet e ardhshme do ta realizojë Agjencia për inovacione, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi (INOVA). Projekti “me peshë” 25 milionë euro, do të zbatohet në periudhën 2026-2030 dhe me të pritet të përkrahen të paktën 300 ndërmarrje të vogla, mikro dhe të mesme. Skema e granteve do të jetë gjithsej 22 milionë euro, ndërsa kompanitë, varësisht nga instrumenti, do të duhet të marrin pjesë me 20-50 për qind financim të tyre. Thirrjet e para do të shpallen nga mesi i vitit 2026, ndërsa…
Virusi Nipah ka shkaktuar shqetësime në mbarë botën, por çfarë do të thotë kjo për Kosovën? Mjeku Naser Ramadani jep një pasqyrë të qartë mbi situatën aktuale dhe rrezikun që paraqet ky virus për qytetarët e Kosovës. Ramadani thekson se, megjithëse virusi ka një shkallë të lartë vdekshmërie, shpërthimet e tij janë të kufizuara dhe zakonisht ndodhin në disa zona të Azisë. Kjo do të thotë se rreziku për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin është shumë i ulët, duke sjellë një lehtësim për qytetarët. Simptomat e virusit Nipah janë të ndryshme dhe mund të jenë shqetësuese. Mjeku Ramadani i liston ato,…
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që prokurori i ri shtetëror publik, i cili duhet të zgjidhet së shpejti, të jetë mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë, si dhe të gjitha lëndët të cilët u ruajtën në sirtarë t’i hetojë dhe nëse nuk ka dëshmi t’i mbyllë, ndërsa nëse ka të formojë lëndë dhe t’i dorëzojë në gjykatë. “Gjëja e parë që duhet të bëjë është të nxjerrë të gjitha dokumentet dhe rastet që mbaheshin në sirtarë dhe t’i hetojë. Kur nuk ka vepra dhe dëshmi, t’i mbyllë, dhe ku ka vepra dhe dëshmi, të formojë lëndë dhe t’ia dorëzojë gjykatës. Pastaj…
Në ditët në vazhdim pritet të mbajt mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut që në vende të caktuara do të jenë më të dendura. Sipas njoftimeve nga DPHM, gjatë natës në pjesët juglindore të vendit priten reshje mbi 20 litra për metër katror. Të premten do të ketë reshje më intensive të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar. Nga e diela paralajmërohet ftohje e motit, me çka reshje bore priten në zonat malore dhe në disa nga vende më të larta…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën me dije se sistemi i kamerave “Safe City” ka regjistruar një numër të lartë shkeljesh të rregullave të trafikut në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme. Sipas njoftimit zyrtar, janë konstatuar gjithsej 650 shkelje, ku dominon tejkalimi i shpejtësisë me 590 raste. Përveç këtij shkeljeje, kamerat kanë regjistruar 36 shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 24 mjete të paregjistruara. Si masë ndëshkimore, policia ka shqiptuar edhe 61 ndalesa për drejtim të mjetit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut për…
Panorama Online ka siguruar dosjen e kontrabandimit të 2800 ton mbetje të rrezikshme me anijen Moliva nga Shqipëria drejt Tajlandës përmes portit të Durrësit. Në total u lëshuan 33 urdhër arreste për përgjegjësit, pasi u konstatuan shkelje nga kompania “Kurum”, “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Për 26 u dha masa “arrest në burg” ndërsa për 7 “arrest në shtëpi”. Sipas Prokurorisë së Durrësit, kompania “Kurum” ia ka shitur mbetjet kompanisë “Sokolaj shpk” me administratore Gjovana Sokolaj, dhe më pas kjo e fundit ia kalon “GS Minerals d.o.o.” me bazë në…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Uashington me drejtues të Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI), të cilin e cilësoi si të frytshëm. Takimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe fuqizimin e demokracisë parlamentare në vend. Gashi bëri të ditur se në takim morën pjesë znj. Tamara Wittes, kryetare e NDI-së, z. Scott Bates, drejtues rajonal për Evropën dhe Azinë, si dhe përfaqësues të tjerë të institutit. “Diskutuam bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së dhe projektet kyçe që ky institut ka mbështetur ndër vite. Veçanërisht u fokusuam tek Programi për Mbështetje Parlamentare, i cili…
Gjykata e Tiranës shpalli fajtor sot (4 shkurt) dhe dënoi autorin e akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja një vit më parë. Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj.

