Author: almakos

Gjysmë metri është fleta më e gjatë e votimit e shtypur për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 19 tetor. Për shkak të numrit të madh të fletëve për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve dhe gjatësisë së tyre jashtë standardit, kjo ishte një nga procedurat më komplekse për shtypjen e materialit zgjedhor deri tani. Përveç partive, në këto Zgjedhje Lokale do të ketë edhe 69 kandidatë për kryetarë komunash dhe 68 lista për këshilltarë nga iniciativa të pavarura.Sot në mëngjes, me sigurim policor filloi shpërndarja e materialit zgjedhor nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir deri te të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin kosovar në Gjermani, ku një burrë dyshohet se ka mbytur gruan e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Çfarë mund të na tregojë kjo ngjarje për sfidat e emigrantëve në vendet e huaja? Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në qytetin e Siegenit, ku një burrë nga Kosova u gjet i vdekur në një kompani, duke u varur. Ky incident ka ngritur shumë pyetje mbi shkaqet e një krimi të tillë, duke lënë pas dy fëmijë të mitur. Informacionet e para për këtë ngjarje u siguruan nga lexuesit e Klankosova.tv, të cilët…

Lexo më Shumë

Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se përpara 10 vjetësh, Albin Kurti nuk e njihte himnin e Kosovës, e as nuk kishte qëndrim të qartë mbi çështjen e pafajësisë së Hashim Thaçit. Kjo situatë ka nxitur një debat të fortë mes dy liderëve, duke e bërë këtë çështje një nga temat më të nxehta të politikës shqiptare. Kryeministri Rama, në përgjigjen e tij, ka theksuar se nuk ka asnjë garë me Lëvizjen Vetëvendosje, por është i shqetësuar për mënyrën se si kjo lëvizje po e ngatërron marrëdhënien mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka shprehur…

Lexo më Shumë

Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë. Mësohet se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin. Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar pas publikimeve të disa video përgjimeve në rrjete sociale.Dehari ka thwnw se materialet e publikuara janë të montuara e të pavërteta dhe shtoi se, kanë për qëllim cenimin e jetës së tij private.“Në ditët e fundit, po përballem me një fushatë të ulët shantazhi dhe manipulimi, e cila synon të dëmtojë personalisht dhe politikisht figurën time. Në këtë fushatë përdoren materiale të montuara, të fabrikuara dhe plotësisht të pavërteta, që cenojnë jetën time private dhe përpiqen të prishin marrëdhëniet me njerëzit e mi të afërt dhe me qytetarët që…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka dërguar në gjyq dy vëllezërit, Klisman dhe Arjon Hasaj, të cilët akuzohen se ekzekutuan me armë zjarri Ramazan Matajn, krim i ndodhur më 5 Janar 2024, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur “Dragoç”. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, shtetasit A.H. dhe K.H., të akuzuar për pesë vepra penale”, njoftoi organi i akuzës. Ndaj dy vëllezërve janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve…

Lexo më Shumë

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Evropian që nga fillimi i zbatimit të Sistemit të ri Evropian të Hyrjeve dhe Daljeve (EES), do të hyjnë në seksione të veçanta të kalimeve kufitare me Bashkimin Evropian të destinuara vetëm për ta. Ministria e Brendshme kroate shpjegoi se kishte informuar menjëherë të gjithë qytetarët e vendeve në rajon se, që nga fillimi i zbatimit të Sistemit të ri Elektronik dhe Elektronik të Sigurisë (EES), rregulla të reja kanë hyrë…

Lexo më Shumë

Shoqata Kulturore Vizioni-M ka njoftuar se në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria kanë organizuar një aktivitet të radhës lidhur më çështjen Çame. Ja dhe njoftimi i plotë:Shoqata Kulturore Vizioni-M ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria me tematikën “Çamëria dhe problemi Çam sot”, një aktivitet i radhës për të përkujtuar perpecitë dhe historinë e Çamëve, si dhe thirrjen e tyre për drejtësi.Në përpjekje për të mbajtur gjallë ndodhitë rreth Çamëve, kësaj radhe kemi nderin të kemi këta ligjërues:z. 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐭𝐚 – historianz. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚 – kineast,…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për rrëmbim me qëllim përfitimi pasuror. Të pandehurit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Klinton Sina dhe Nikoleta Begolli do të përballen me akuzën për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” Si ndodhi ngjarja? Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj, shtetasi Edvar Agalliu kishte telefonuar bashkëshorten duke i kërkuar me urgjencë 2 milionë lekë, pasi ndodhej në rrezik për jetën dhe vetëm pas pagesës mund të kthehej i…

Lexo më Shumë

Gianluca Soncin hyri me forcë  në shtëpinë e ish-partneres së tij, Pamela Genini, në Milano, mbrëmjen e së martës duke përdorur çelësat që i kishte bërë kopje fshehurazi disa javë më parë. 52-vjeçari më pas e vrau atë. Pikërisht në atë moment, ajo po fliste në telefon me ish-të dashurin e saj, të cilit i kishte besuar frikën, sulmet dhe kërcënimet me vdekje të biznesmenit. Pamela Genini e mbylli papritur telefonatën. Mesazhi i fundit i dëshpëruar “Kam frikë, ai i ka bërë një kopje të çelësave të mi. Hyri me forcë. Telefono policinë”. Ky ishte mesazhi i fundit i dëshpëruar që ajo i…

Lexo më Shumë