Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05 në autostradën Prishtinë–Prizren, më saktë në fshatin Novak. Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë dy kamionë, ku njëri prej tyre shihet se ka dalë nga rruga. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Insajderin se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e…
Author: almakos
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme (16 tetor) në parkimin e qendrës tregtare Megatek, ku për pasojë dy persona mbeten të plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta. Blutë e kryeqytetit sqarojnë se kanë identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri dhe e kanë shpallur në kërkim, shtetasi G.M 32 vjeç, ndërsa u arrestua vëllai i tij, Josif Mena. Sipas burimeve nga grupi hetimor dhe dëshmive të marra në vendngjarje, konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit, dhe ka lindur për motive banale, si: “Pse më…
Iniciativa “Të Gjithë për Palestinën” po organizon marshim protestues për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 18 tetor 2025, duke filluar nga ora 12:00, përpara monumentit të Simfonisë së Paqes në sheshin Liria. Marshimi do të vazhdojë nëpër qendër të qytetit dhe do të përfundojë përpara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesit e Iniciativës “Të Gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për mediat në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit. Ngjarja është pjesë e një lëvizjeje globale solidariteti…
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek” në Tiranë, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri dhe sende të forta. Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, personi që ka qëlluar me armë zjarri vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij. Gjatë kontrollit në automjetin e përdorur nga autorët, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, raporton TgCom24. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ranucci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dy eksplozivë kanë shkatërruar automjetet e parkuara para shtëpisë sime në Campo Ascolano, në periferi të Romës. Shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën të gjithë lagjen”, shkroi vetë gazetari. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë. Era pritet…
23:42 | 16 Tetor 2025E.HShkencëtarët lidhin grupin e gjakut me rrezikun e goditjes në tru para moshës 60-vjeçare. Një studim i publikuar në revistën Neurology ka zbuluar se personat me disa grupe të caktuara gjaku mund të kenë një rrezik më të lartë për goditje në tru para moshës 60-vjeçare. Duke analizuar gati 17 mijë pacientë dhe 600 mijë persona të shëndetshëm, studiuesit kanë gjetur se mbartësit e gjenit A1 kanë 16 për qind më shumë rrezik për goditje para moshës 60-vjeçare. Në të kundërt, individët me gjenin O1 kanë 12 për qind më pak rrezik, ndërsa gjeni B lidhet…
Një 44 vjeçar nga rrethina e Gostivarit, është privuar nga liria, pasi ishte raportuar në polici nga bashkëshortja e tij për dhunë ndaj vajzës së mitur. “Më 15.10.2025 në orën 23:50 në një fshat të Gostivarit, punonjës policie nga Departamenti Policor Gallatë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak të bashkëshortes së tij 39-vjeçare se rreth orës 20:00 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thuhet në raportin e policisë. Nga MPB bëjnë të ditur se…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Tetovë, tha se po të bëhet një krahasim në mes të Bilall Kasamit dhe Bajram Rexhepit, është si nata me ditën. “Nuk kam kurrfarë inati me Bilallin. Por është i paditshim dhe i pagdhendur për të drejtuar. Tetovën e dy universiteteve siç e tha Sela. Bajrami nuk hyri në detaje se sa miliona kanë shkuar kot dhe kanë përfunduar në xhepat e njerëzve apo të grupeve të interesit që ata i rrethojnë. Tetova do drejtohet nga një njeri që e do Tetovën, nga një njeri që është i përgatitur profesionalisht…
Komisioni Evropian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për këstet e dyta nga pakoja evropiane e rritjes për të gjitha shtetet e rajonit. Një pjesë e fondeve të lëshuara shkon drejtpërdrejt në buxhetet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër përdoret për projekte infrastrukturore, përfshirë transportin, energjinë e pastër, zhvillimin digjital dhe kapitalin njerëzor. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është paketa më ambicioze evropiane për rajonin, që synon dyfishimin e ekonomive të gjashtë shteteve gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Pakoja ka një vlerë prej…
Fatkeqësisht, vendimi i Gjykatës së Lartë do të dilte shumë vonë pasi ishte prishur shtëpia e familjes Musaj. Për “Vetting”, Mjaftime Musaj tregon se iu drejtuan prokurorisë dhe në vendin ku kishin banesën filloi të ndërtohej një karburant. Por prokurori i çështjes do të zgjaste për shumë vite hetimet dhe para se të lidhte marrëveshjen me Musain, ata kishin zbuluar se Robert Ilia e kishte shitur pjesën e tokës ku ata kishin shtëpitë. Prokuroria kishte kapur shumë shkelje të ndryshme, por çështjet vazhduan nga gjykata në shkallë të parë, në shkallë të dytë në shkallë të lartë, u kthye përsëri…
Prej disa vitesh, qyteti i Vlorës është bërë epiqendra e betonit dhe përplasjeve midis familjeve vendase dhe një grupi biznesmenësh, që kanë ndikim te njerëz të korruptuar nëpër gjykata, prokurori, polici dhe bashki. Pasojat e këtyre përplasjeve shpeshherë kanë nxjerrë në rrugë familje, të cilat edhe pse ishin pronare të ndërtesës, janë mashtruar nga biznesmenët dhe janë nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre prej personave të punësuar në Bashkinë e Vlorës. Një nga këto raste lidhet me familjen Musaj, e cila prej 12 vitesh është e pastrehë, kur në fakt zotëronte një shtëpi në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Zanafilla e…

