dministratori i klinikës dentare “Dental Turk” është arrestuar nga policia me akuzën se ka kryer evazion fiskal dhe ka përdorur produkte të skaudara. [embedded content] Në pranga ka rënë shtetasi, Adnan Yizdizoglu, ndërsa në hetim janë vënë koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë. Sipas Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zbuluan produkte dentare të skaduara, të përdorura gjatë shërbimeve ndaj pacientëve, si dhe shkelje të rënda fiskale. Konkretisht, u sekuestruan 300 shishe me produkte, të cilat nuk kishin fatura zhdoganimi dhe vlerësohen në rreth 100,000 euro. Gjithashtu, u gjetën mandate të pafiskalizuara, duke ngritur dyshime…
Author: almakos
Avokati i Popullit hapi linjën linjën telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët mund të raportojnë shkeljen e të drejtës së votës. Linja do të jetë e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Përveç përmes telefonit, qytetarët do të mund të raportojnë një shkelje të të drejtave të tyre të votimit personalisht në shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip. “Qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat vijues të telefonit për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032…
Vullnet Muça, i cili u arrestua më 2 Tetor me kërkesë të SPAK për tjetërsim pronash, ka dëshmuar në GJKKO gjatë seancës së sotme lidhur me atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji dhe ngjarjet kriminale ku dyshohet se është përfshirë vëllai i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ai ka deklaruar se të akuzuarin si të përfshirë në atentat, Plarent Dervishaj e njeh si kontigjent kriminal. “Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka pasur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare”, deklaroi Vullnet Muça. Sa i përket vrasjes së Edmir Bregut,…
Ministria e Brendshme në Maqedoni do të përdorë gjithashtu dronë për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh. Siç njoftojnë nga MPB, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. “Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret…
Dy persona të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, kanë folur sot në GJKKO, ku kanë dhënë edhe versionet e tyre për ngjarjen. Julian Meçaj shpreh pakënaqësinë e tij për praninë e dëshmitarëve në proces. “Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë, kur asnjëri prej tyre as me njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj vetën time. Nuk ka logjikë, e gjitha këtu shkelet parimi i procesit të drejtë ligjore. Mos na ofendoni inteligjencën, unë se kuptoj për çfarë vijnë”. vijon
Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, që përfundoi i plagosur nga atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019, ka dëshmuar në GJKKO. Vullnet Muça: Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit. Pasi shkova në spital na ra si…
Një pajisje që përmbante afërsisht një kilogram eksploziv u vendos pranë makinës së prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. Pajisja shkatërroi makinën e gazetarit dhe automjetin e vajzës së tij, që ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Pomezia. Nga hetimet paraprake rezulton se pajisja ishte vendosur midis makinës që Sigfrido Ranucci dhe një porte. Karabinierët kanë sekuestuar kamerat e sigurisë mbikëqyrjes që mund të kenë filmuar vendosësin e bombës, raporton La Repubblica. “Rikonstruktova ngjarjet e djeshme me karabinierët. Ka një listë të pafundme kërcënimesh, të llojeve të ndryshme, që kam marrë, të cilat gjithmonë i kam…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi repartin e epidemiologjisë në Gostivar, ku edhe vetë mori vaksinën kundër gripit sezonal.“Sot ndodhem në Gostivarin tim të lindjes, ku edhe u vaksinova dhe përmes shembullit personal dua të theksoj rëndësinë e vaksinimit në kohë, si masë më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Apeloj qytetarët që të mbrohen me kohë nga gripi sezonal, veçanërisht i ftoj personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose tek mjeku i tyre amë,” tha gjatë vizitës ministri Azir Aliu. Në nivel shtetëror, deri më tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë për…
Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton sot ankimin e bërë nga Ilir Meta ndaj vendimit të GJKKO-së, që e la atë në arrest me burg. Meta përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtjes, Kujtim Cakrani. Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet aktualisht në paraburgim, pas një mase sigurie të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve të SPAK, ku ai akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me korrupsionin. Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e…
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në lagjen nr. 15 në Durrës, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta dy kushërinj, si dhe ka qëlluar në ajër me një armë me fishekë manovër. [embedded content] Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (17 tetor), rreth orës 08:30, ku sipas informacioneve zyrtare, shtetasi K. K., 37 vjeç, ka dhunuar fizikisht B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, të cilët janë kushërinj. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan veprimet operacionale dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit, policia…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se askush nuk duhet të pret se kjo qeveri do të bëjë ndryshimet kushtetuese pa kushte. Ai tha se bisedimet me kryetaren e KE-së, Ursula Von der Leyen, e cila këto ditë ishte për vizitë në vend, kanë qenë miqësore. Mickoski në “Samo Intervju” theksoi se “askush nuk jeton me iluzione” dhe e shumë mirë e di se përfshirja e bullgarëve në preambulë është kusht për hapjen e negociatave, por siç tha, “deri sa jam unë kryeministër ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen përmbushjen e obligimeve nga fqinji lindor dhe garanca konkrete nga BE”. “Askush nuk…
Një konflikt mes disa personave në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, Durrës, ka përfunduar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur për motive ende të paqarta, ndërsa situata ka degjeneruar në përleshje fizike. Njëri prej personave të përfshirë në konflikt mbante me vete një armë zjarri dhe ka goditur një nga të lënduarit me tytën e armës. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe shoqërimin…

