Author: almakos

Kontrollorët e trafikut ajror do ta pezullojnë grevën e paralajmëruar për ditën e hënë, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Civile, e cila ndaloi grevën e paralajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror të planifikuar për 20 tetor. Kryetari i Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror Aleksandar Tasevski, njoftoi në konferencën për media se do t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor Republikan dhe se do të ngrenë padi kundër gjykatësit të lëndës. Ai shprehet se nuk kanë qenë të njoftuar as për padinë dhe as për vendimin gjyqësor dhe se për këtë janë njoftuar nga mediat. Aleksandar Tasevski, Kryetari i Sindikatës Profesionale…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Sipas vendimit të shpallur më 17 tetor 2025, Myftari u shpall fajtor për përpjekje për trafikimin e rreth 800 kg lëndë narkotike me gomone në vitin 2015, si dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e mjetit lundrues (gomones) të përdorur për trafikimin, e cila më pas ishte regjistruar në emër të një personi…

Lexo më Shumë

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë. Protestues nga të gjitha trevat shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë me moton “Liria ka emër”, organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit kanë nisur të grumbullohen përreth bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilin e kanë nderuar me përulësi. “UÇK-ja jemi ne, kush është trim, e kush është djalë, zot atdheut ka me i dalë”, kanë brohoritur pjesëmarrësit dhe veteranët e UÇK-së.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Kolumbi, duke ndezur debate të shumta shkencore dhe spekulime në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një objekt metalik, i quajtur “Sfera e Buga”, i cili është gjetur në një rajon malor dhe është filmuar duke lëshuar dritë në mënyrë të çuditshme. Por, çfarë fshihet pas këtij fenomeni? Objekti misterioz ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, veçanërisht pasi disa video kanë pretenduar se ai reagon ndaj tingujve të mantrave të lashta sanskrite. Kjo ka ngritur pyetje mbi natyrën e tij dhe lidhjen e mundshme me teknologjinë jashtëtokësore, por deri tani nuk ka…

Lexo më Shumë

Autori i krimit makabër të muajit mars të vitit 2022, i cilësuar edhe si “Xhelati i Andravidës” në Greqi, duke masakruar pothuajse një familje të tërë shqiptare për shkakt ë qirasë dhe shkaktuar 4 viktima, mes të cilave dy fëmijë, po kërkon t’i hiqet dënimi i përjetshëm. 61-vjeçari ka ankimuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Ai është dënuar me 4 burgime të përjetshme, për vrasjen me armë të bashkëshortëve Armando dhe Maria Kloci dhe mbytjes së dy prej tre fëmijëve të mitur të çiftit pas një konflikti për mospagesën e qirasë së shtëpisë në Andravida, Ilia. “Protothema” informon se tre…

Lexo më Shumë

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë (SKTA) do të respektojë vendimin e Gjykatës Civile në Shkup, e cila vendosi një masë të përkohshme për të ndaluar grevën e paralajmëruar që duhej të zhvillohej të hënën. Sindikata njoftoi se do të apelojë vendimin dhe do të paraqesë një ankesë kundër gjyqtarit që kryesoi çështjen. “Ne duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës. Do ta pezullojmë grevën, por nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Do të vazhdojmë me aktivitete të tjera për të ushtruar të drejtat e përcaktuara nga Marrëveshja që drejtorët e M-NAV duhet t’i respektojnë”, tha kryetari…

Lexo më Shumë

Prova të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen brutale që ndodhi në kampingun në Finikounda në Greqi më 5 tetor, ku viktima mbetën pronari 68-vjeçar i kampingut dhe kujdestari i tij shqiptar. Dëshmia e nipit të 68-vjeçarit dhe dëshmitar okular i krimit është cilësuar me rëndësi nga hetuesit, pasi ai i përshkroi policisë me detaje se çfarë ndodhi brenda objektit. Siç deklaroi ai, pas krimit, telefonata e parë që bëri ishte te pronari i kafenesë në Kolonaki, i cili më parë ishte punëdhënësi i njërit prej dy të pandehurve 22-vjeçarë (bashkëpunëtori i dyshuar). Ai ishte konkretisht personi…

Lexo më Shumë

Dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit “Shën Pali Apostull”, kanë shërbyer gjithsej 2.585.096 pasagjerë gjatë nëntë muajve të parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i fluturimeve u rrit për 3%, me 20.141 fluturime të realizuara nga janari deri në shtator. Sipas “TAV Aeroporte”, rritja është kryesisht rezultat i hapjes së tetë linjave të reja ajrore që filluan këtë vit, në bashkëpunim me kompanitë ajrore dhe Qeverinë. Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, Nexhat Kurt, theksoi se trendi pozitiv reflekton…

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura rëndë si pasojë e një sulmi me thi.kë. Të dyja aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Rajonal të Prizrenit. Shefi i Emergjencës, dr. Hekuran Veçgishti ka folur për Insajderin, rreth gjendjes shëndetësore të viktimave. “Po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Janë sjellë në emergjencë në orën 00:45, kanë pas plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike. Në konsultim me…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thi.kë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.…

Lexo më Shumë

Bastisjet antidrogë në zonën e Teramos dhe Chieti kanë vijuar prej disa ditësh, duke e çuar në 9 numrin e personave të arrestuar, nga të cilët 8 janë shqiptarë. Aksioni kryhet nga karabinierë e Njësisë Hetuese të Operacioneve, duke ekzekutuar urdhrat e arrestit të prokurorisë. Fillimisht u arrestuan dy çifte shqiptarësh dhe më pas numri shkoi në 8 persona, nga të cilët 4 janë gra, po shqiptare dhe i nënti është një italian. Hetimi për trafikimin e drogës përgjatë brezit bregdetar të Teramos, i koordinuar nga zyra e prokurorit, filloi në vitin 2024 pas arrestimit në Roseto degli Abruzzi, një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ku po merr pjesë në protestën gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, u prit në një takim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe për rolet e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërfqinjor. Ahmeti e përgëzoi presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në…

Lexo më Shumë