Disa detaje të pazbuluara më parë kanë dalë nga vrasja e shtetasit Ramazan Mataj mbrëmjen e 5 janarit të këtij viti në Postribë të Shkodrës, ngjarje për të cilën janë arrestuar dy vëllezërit Arjon Hasaj si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor. Nga dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë rezultoi se një adresë në Instagram me të cilën ishte kontaktuar viktima ishte e autorit të dyshuar të ngjarjes Arjon Hasaj që ka pranuar vrasjen e kryer nga ana e tij. Arjoni pranoi autorësinë dhe rrëfeu se organizoi ai takimin me viktimën…
Author: almakos
Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga data më 26 tetor në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e…
Një incident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dy persona janë plagosur rëndë në një sulm të armatosur. Ky rast ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë publike në këtë zonë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së premte, kur një i dyshuar, pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit, ka zënë në pritë viktimat. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje të frikshme mbi situatën, duke theksuar se sulmi ndodhi menjëherë pas lirimit të një personi të akuzuar për një rast të mëparshëm. “I dyshuari ka dalë me armë…
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me mikun e tij shqiptar në kampingun në Finikoundë pritet të zbardhë më shumë nga misteri që ka mbuluar krimin e dyfishtë. Ajo ka rrëfyer se disa vite më parë viktima kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje. Më vonë, siç shtoi ajo, marrëdhëniet e tyre u normalizuan. “Unë jam mbesa e viktimës. Më konkretisht, jam vajza e motrës së tij dhe erdha këtu sot për t’ju treguar atë që di për xhaxhain tim dhe jetën e tij, sepse dua që njerëzit që bënë këtë dëm të kapen sa më shpejt të jetë…
Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përmirësimin e performancës ekonomike me qëllim arritjen e normave më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike. Fokusi është edhe në reformat në menaxhimin e financave publike dhe ruajtjen e disiplinës fiskale, me qëllim konsolidimin e vazhdueshëm fiskal. Kjo u theksua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Bo Li, zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, si dhe me drejtorin ekzekutiv Jeron Klik, zëvendësdrejtorët ekzekutiv Marniks van Rij dhe Vladislav Rashkovan, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Alfred Kamer, dhe shefin e Misionit të FMN-së…
Në Terrassa të Spanjës, është e ndaluar rreptësisht të adoptosh macet e zeza deri më 1 nëntor. Ky vendim i Këshillit të Qytetit është një masë parandaluese që synon të mbrojë këto kafshë nga abuzimi dhe keqkuptimet që shpesh shoqërojnë periudhën e Halloween-it. Supersticionet dhe ritualet e magjisë kanë nxitur një rritje të kërkesave për macet e zeza, duke e bërë këtë vendim të domosdoshëm. Noel Duque Alarcón, Këshilltari për Mirëqenien e Kafshëve, e shpjegoi këtë ndalim në një video të postuar në Instagram. Ai theksoi se çdo adoptim i maceve të zeza do të duhet të pritet deri pas…
Është përfshirë nga flakët kati i parë i një hoteli mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr…
Një ngjarje e papritur ka tronditur protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” këtë pasdite, kur një ish-komandant i UÇK-së, Isuf Morina, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Çfarë ndodhi realisht dhe si u reagua nga autoritetet? Protesta e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por ngjarja e papritur ka bërë që vëmendja të përqendrohet te shëndeti i Isuf Morinës. Ai është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë urgjente, duke shkaktuar alarm në vendngjarje. Isuf Morina, një figurë e njohur si ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së, ka përjetuar një moment të vështirë…
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore zhvilloi një aktiviteti sportiv, të organizuar në bashkëpunim me forumet rinore të partive partnere të koalicionit. Ngjarja simbolike u zhvillua në prani të të rinjve dhe mbështetësve të subjektit politik, si dhe me pjesëmarrjen e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit dhe kandidatit për rizgjedhje, Valbon Limani, theksohet në komunikatën e AKI-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Në fjalën e tij, Limani vlerësoi angazhimin dhe frymën pozitive që ka karakterizuar të gjithë fushatën, duke falënderuar veçanërisht rininë për rolin e tyre aktiv. Ai u bëri…
Në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN, njëri nga krerët e tij, Izet Mexhiti, theksoi dallimin mes fushatës së VLEN-it dhe kundërshtarëve politikë, duke u shprehur se kjo ishte një ndër fushatat më të qarta në historinë e demokracisë vendore, raporton SHENJA. “Për herë të parë kemi pasur një fushatë ku njëra palë ka folur për projektet, për punët konkrete të realizuara në pushtetin lokal – dhe ajo palë jemi ne. Ndërsa pala tjetër ka folur për folklorizma, pa sjellë asnjë argument konkret për atë që kanë bërë gjatë viteve të qeverisjes në komuna, apo për atë që pretendojnë të bëjnë…
Një vilë në Torre a Mare dhe mbi 100,000 euro cash. Kjo është pasuria e tundshme dhe e patundshme që i sekuestroi Drejtoria Hetimore Antimafia, Massimiliano Fiore-s, një 47-vjeçari të lidhur me kartelet shqipfolëse të trafikut të dogës mes aksit Itali-Shqipëri, dhe i dënuar nga drejtësia në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Fiore është aktualisht në burg pas arrestimit të tij në një operacion më 21 maj, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas hetimit, pasuritë e 47-vjeçarit lidheshin me tregtinë e drogës, veçanërisht kokainës dhe heroinës, me origjinë nga Shqipëria dhe që drejtoheshin për në Puglia. Bazuar…
Naftëtarët e Marinzës vijojnë grevën e urisë për të tretën ditë me radhë, ku të vendosur thonë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre derisa kompania “Bankers Petroleum” të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre. Ndër kërkesat kryesore që punonjësit parashtrojnë është njohja e “Statusit të naftëtarit” nga kompania “Bankers Petroleum”, status i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare më 23 shkurt 2017, por që sipas tyre asnjëherë nuk ka gjetur zbatim. “Statusi i naftëtarit” parashikon të rregullojë pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të industrisë…

