Author: almakos

Mexhiti tha se kundërshtarët kaun dashur t;i sfidojnë ata në Çair, duke menduar se ata do të ikin. “Ndonëse kishim plotë djem e vajza që mund ta bënin këtë betejë me sukses, ashtu si gjithmonë e pranova këtë sfidë dhe kërkova nga shokët e VLEN-it që unë të garojë vet. Deshta që nderin e Çairit, ta marr përsipër vet dhe t’ju japim leksion të gjithëve se Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat të politikanëve të konsumuar të Zajazit. Çairi nuk është trampolinë as për të kthyer në pushtet ata që sot vajtojnë në opozitë dhe që mendonin se…

Lexo më Shumë

Nga Arian Galdini Ka çaste kur kombet ndalen për të dëgjuar shpirtin e tyre. Nesër, më 17 tetor 2025, Shqipëria do të ndalë frymën për një kujtesë të shenjtë, për të thënë se Liria nuk është as kujtim, as nostalgji, por frymë që duhet të mbrohet nga harresa. Në sheshin “Skënderbej”, ku janë ndezur dritat e pavarësisë dhe janë mbajtur plagët e bashkimit, mijëra shqiptarë do të mblidhen për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës, jo për të kërkuar hakmarrje, por për të mbrojtur dinjitetin. Sepse ka momente kur drejtësia s’është çështje gjykate, por çështje kujtese. Ka momente kur…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Lartë Publike ka lëshuar një vendim me të cilin mbështet ankesën e Unionit Demokratik Boshnjak (BDS) dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNS) në Maqedoninë e Veriut, kundër vendimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup më 19 maj 2025, transmeton Anadolu. BDS dhe BNS, të përfaqësuara nga avokatja Edina Zekiroviq Fazllagiq nga Shkupi, më 19 prill 2024 ngritën padi penale kundër Ivan Stoilkoviqit, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe zëvendëskryeministër aktual në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe ministër i marrëdhënieve mes komuniteteve, për mohimin dhe talljen me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë e…

Lexo më Shumë

Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë nënkryetarët, kushtetutshmëria e këtij procesi u vu në pikëpyetje nga Lista Serbe. Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve. Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”. Nënkryetari nga komuniteti serb u zgjodh më 10 tetor, dhe ky…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në vendin ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Shëngjin / Informacion paraprak Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në…

Lexo më Shumë

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 52-vjeçarin shqiptar, Eduard Danaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek. Përveç burgimit të përjetshëm, ai u dënuar edhe me 5 vite burg për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve, si dhe me një gjobë prej 5,000 eurosh. Gjatë leximit të vendimit unanim, kryetari i gjykatës theksoi: “Vrasja është një akt i pranuar nga i pandehuri dhe është kryer me një dhunë dhe egërsi të veçantë. Thika ishte ngulur në barkun e viktimës.” Ai shtoi…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e 25-vjeçarit Fabjo Arifaj dhe me dhunimit me sende të forta e shokut të tij, Grisjan Latifaj tek qendra tregtare “Megatek”, në Tiranë. Policia ka rindërtuar dinamikën e sherrit të ndodhur mes të rinjve në parkingun e qendrës tregtare “Megatek” nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Të lënduarit së bashku me autorët raportohet se ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale. Mësohet se si autorët ashtu edhe të lënduarit ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri…

Lexo më Shumë

Pas 7 mujash pritje, dhimbje dhe heshtje institucionale, më 19 nëntor do të fillojë gjykimi për një nga tragjeditë më të mëdha që ka goditur RMV-në, tragjedia e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, zjarr i cili morri me vete 63 jetë të reja dhe la të lënduar 200 të tjerë. Gjykata penale ka caktuar që gjykimi të fillojë më 19 nëntor në orën 9:30 të mëngjesit, ku do të kërkohet përgjegjësi për jetët e humbura dhe të lënduarit të cilët në natën e 16 marsit kishin shkuar për koncertin e grupit të njohur muzikor DNK. Nga gjykata penale kanë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv. Bëhet fjalë për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku dhe biznesmenin Ergest Vrioni dhe Bledi Belba. Njoftimi i SPAK SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sot te mbikalimi i Domjes, ku gjatë një konflikti për motive dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se i plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, mësohet se është dëmtuar me sende të forta edhe Grisjan Latifaj, rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media prezantoi dy projekte të mëdha për ndërtimin e çerdheve të reja moderne me standarde të larta dhe kapacitete multifunksionale, të cilat do të mundësojnë kushte më të mira për fëmijët dhe familjet në komunë.“Çairi ka mungesë çerdhesh, kapacitetet janë të pamjaftueshme dhe kushtet nuk i plotësojnë as nevojat themelore të fëmijëve në periudhën më kritike të zhvillimit të tyre. Kemi çerdhe ku tre fëmijë ndajnë një shtrat, ku kushtet në kuzhina dhe tualete janë mizerabël, ndërsa prindërit detyrohen vetë të blejnë materiale për fëmijët e…

Lexo më Shumë

Karabinierët italianë arrestuan një 33-vjeçar shqiptar, i njohur tashmë për forcat e rendit, i cili besohet të jetë përgjegjës për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Arrestimi ndodhi në Cinquemiglia, Città di Castello, ku oficerët, të angazhuar në patrullim rutinë, vunë re një shkëmbim të dyshimtë midis dy shoferëve. Ndërhyrja e tyre i lejoi ata të ndalonin shitjen dhe të identifikonin individët e përfshirë. Hetimi zbuloi se brenda paketës së përfshirë në shkëmbim kishte 1.2 g kokainë, e cila sapo ishte shitur nga 33-vjeçari, banor i Umbertide, te një 44-vjeçar vendas. Hetimi vazhdoi në shtëpinë e shqiptarit,…

Lexo më Shumë