Kandidati i AKI-së për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar pas publikimeve të disa video përgjimeve në rrjete sociale.
Dehari ka thwnw se materialet e publikuara janë të montuara e të pavërteta dhe shtoi se, kanë për qëllim cenimin e jetës së tij private.
“Në ditët e fundit, po përballem me një fushatë të ulët shantazhi dhe manipulimi, e cila synon të dëmtojë personalisht dhe politikisht figurën time. Në këtë fushatë përdoren materiale të montuara, të fabrikuara dhe plotësisht të pavërteta, që cenojnë jetën time private dhe përpiqen të prishin marrëdhëniet me njerëzit e mi të afërt dhe me qytetarët që më njohin prej vitesh. Nuk është rastësi që gjithë kjo ndodh pikërisht tani, në prag të një procesi të rëndësishëm politik. Ky inskenim ka një qëllim të qartë , të demoralizojë mbështetësit tanë dhe të favorizojë VMRO-DPMNE-në dhe kandidatin e saj, në përpjekje për të marrë Kërçovën përmes shpifjeve dhe manipulimeve. Këto veprime janë të orkestruara me motive të qarta politike dhe personale. Unë nuk do të lejoj që shpifjet, montimet apo presionet e çfarëdo forme të më ndalin në rrugën time për të shërbyer me përkushtim qytetarëve të Kërçovës. Kam ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë të nevojshëm për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të mbrojtur dinjitetin tim, familjen time dhe institucionin që përfaqësoj. I falënderoj të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë që më njohin për njeriun që jam dhe që nuk bien pre e gënjeshtrave. E vërteta mund të vonojë, por ajo gjithmonë del në dritë. Me dinjitet dhe qetësi ,vazhdoj punën për Kërçovën”, tha Fatmir Dehari.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën
- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Qeveria të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të hapë dialog
- S’përmbahet Linda Halimi, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Dënimi i keqpërdorimit të flamurit të UÇK-së në protestat e Tiranës
- Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
- Edi Rama: Protestat nuk do të më detyrojnë të jap dorëheqjen
- “Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve
- Protesta e dhunshme: Flakët përfshijnë Ministrinë e Ekonomisë



