Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2024/2025 është 4 889, që paraqet një rënie prej 15 për qind krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. MARKETING
Author: almakos
Avokati i Petrit Çakrrit, i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ka deklaruar se klienti i tij nuk e njeh viktimën dhe as nuk ka pasur kontakte me të. Avokati Halil Zhuka deklaroi se gjatë seancës së sotme, ku Gjykata e Dibrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën, u shpreh se kërkoi lirimin e 55-vjeçarit. Sipaa tij, Petrit Çakrri nuk është i përfshirë në krim dhe se prokuroria nuk ka prova direkte, por thjesht indicie për lëvizjen e automjeteve. Ai u shpreh se 55-vjeçari kishte shoqëruar një mikun e tij në Burrel mbrëmjen e krimit, duke shtuar…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se furnizimi me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Pulmonare tek Fëmijët në Kozle është rikthyer në gjendje normale. Si pasojë, spitali po funksionon me kapacitet të plotë dhe shtrimi i pacientëve vazhdon pa asnjë pengesë. “Ministria mbetet e përkushtuar për të monitoruar nga afër situatën dhe për të siguruar kujdes të vazhdueshëm shëndetësor për pacientët më të vegjël,” thuhet në njoftimin zyrtar. Kujtojmë se një ditë më parë, klinika u përball me ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të një defekti teknik. Gjatë kësaj kohe, pranimi i pacientëve u orientua drejt klinikave të…
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili u kap në Kombinat duke lëvizur me armë zjarri me silenciator gati për qitje. Pas arrestimit të Haxhi Nezajt, në afërsi të banesës së të tij u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme. Dyshohet se më pas ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, blutë i gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme, që u sekuestruan. [embedded content]…
VOLTIZA DURO/Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim. Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 16.7.2025, i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike. Në pikën 1 të vendimit theksohet: “Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.…
Kompania OpenAI ka prezantuar një mjet të ri brenda platformës ChatGPT me emrin “Agjenti”, i cili u mundëson përdoruesve që inteligjenca artificiale të kryejë detyra komplekse në mënyrë plotësisht të pavarur. Kjo veçori e re është krijuar për t’i lehtësuar përdoruesve në përditshmëri. Agjenti ofron një kompjuter virtual që mund të kryejë veprime që zakonisht do të kërkonin orë të tëra pune manuale. Një nga aspektet më tërheqëse të këtij agjenti është aftësia e tij për të planifikuar ngjarje të mëdha, duke përfshirë dasma. Ai mund të shqyrtojë lokacionet, të parashikojë motin, të ofrojë sugjerime për dhurata dhe madje të…
Policia ka arrestuar një 21-vjeçar që lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit me “Scorpion” dhe fishek në fole gati për qitje. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë. 21-vjeçari me iniciale K. V., banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i policisë: Shëngjin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”, në kuadër…
Është zbuluar në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat pas hidheshin sërish në treg. Në pranga kanë rënë administratori Florenc Domi dhe magazinieri i subjektit tregtar, Agim Domi. Ndërkohë u proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës. Nga hetimet ka rezultuar se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor. Gjatë operacionit u sekuestruan në…
Agjencia për Komunikime Elektronike miratoi Vendim për shpalljen e tenderit publik me ofertë publike për dhënien e lejeve për përdorimin e radio frekuencave në brezat radiofrekuencorë 700 MHz, 1800 MHz dhe 3.x GHz.Vendimi vjen pas dëgjimit publik për këtë qëllim, i cili rezultoi në Letra Shprehjeje Interesi nga ONE Maqedoni Telekomunikime SHPKNJP Skopje, Bitstrim Mobile SHPKNJP Skopje dhe nga e&ppf Telekom Grup B. V. MARKETING
Sot vazhdon seanca e 49-të me radhë në tentim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në seancën e 47-të, propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Deharit, nuk arriti shumicën për formimin e komisionit për votimin e fshehtë. Ky ishte një insistim i Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Pjesëmarrësit në këtë seancë janë përballur me sfida të shumta, që kanë penguar një proces të qetë e të rregullt. Seanca për konstituim të Kuvendit do të mbahet me fillim nga ora 11:00. Kjo është një mundësi e rëndësishme për rishikimin e situatës politike në vend. Çdo të arrihet…
Mbi vendin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 19 gradë Celsius. Temperaturat maksimale sot pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Me këtë mot të bukur dhe një temperaturë të konsiderueshme, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë për të shijuar aktivitete të ndryshme jashtë shtëpisë. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Siç njofton Instituti, indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj është thelbësore që qytetarët të mbrohen nga dielli. Prandaj, rekomandohet që gjatë…
Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe sa kontroll kanë përdoruesit mbi të. Raportet e fundit pohojnë se Windows 10 (që nga versioni 1903) dhe Windows 11 i ndajnë të dhënat në dy kategori: të detyrueshme dhe opsionale. Të dhënat e detyrueshme (Required) – nuk mund të çaktivizohenJanë të dhëna teknike që Windows i mbledh automatikisht dhe përdor për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të sistemit. Përfshijnë informacione për pajisjen, gabimet, performancën, si dhe përdorimin e shërbimeve si “Find My Device”, “Cloud…

