Author: almakos

Ç’faj kanë medresantët për dëshirën tënde të ligë që “Isa Beu” të bie në Gjykatën Kushtetuese, z. Osmani? Çka po të pengon Medreseja?! Ku të dhemb dhëmbi?! A thua një institucion arsimor me traditë fetare është kërcënim për ty? Po sikur të kishe heshtur, në vend që të luteshe për rrëzim të shkollës që ka edukuar breza të tërë? Sa për dijeninë tuaj, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla. Është reflektuar dhe çdo sugjerim i mëparshëm institucional nga ministritë…

Lexo më Shumë

Takimi i pritur mes liderëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj, ngre shpresat për një Kuvend të ri funksional në vend. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se takimi mes kryetarit të partisë, Famir Limaj, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillohet këtë të shtunë pasdite. Qëllimi kryesor i këtij takimi është gjetja e një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas 48 përpjekjeve që deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme. Seanca e re për konstituim e Kuvendit do të mbahet në ora 11:00 të mëngjesit, një moment vendimtar…

Lexo më Shumë

Nëse Mbretëria e Bashkuar do të ketë apo jo një Familje Mbretërore në të ardhmen është diçka që shpesh del në debat. Në këtë kontekst, një zhvillim i fundit ka ngjallur sidomos kuriozitetin e publikut. Një portret i ri, i titulluar “Mbreti i Algoritmeve”, është krijuar nga një robot artist i quajtur Ai-Da. Kjo vepër e veçantë ofron një pamje intriguese se si mund të përfaqësohen anëtarët e Familjes Mbretërore në dekadat apo shekujt e ardhshëm. Ai-Da, një humanoid artistik, përdori algoritme të avancuara dhe një krah roboti për të krijuar këtë pikturë të Mbretit Charles. Me ndihmën e kamerave…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka bërë sot publike disa nga emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të muajit tetor. Në total, janë shpallur kandidatët për 16 komuna, përfshirë edhe kandidaturën për qytetin e Shkupit. Vëmendje të veçantë ka marrë emri i ish-ministres së Mjedisit Jetësor, Kaja Shokova, e cila do të kandidojë për kryetare të Shkupit. Lista e kandidatëve të shpallur sot nga LSDM përfshin: Shkup – Kaja Shokova Manastir – Metodija Kunovski Vallandovë – Pero Kostadinov Vinicë – Goce Milevski Zrnovcë – Vanço Mitev Kavadarci – Viktor Velevski Karposh…

Lexo më Shumë

I riu në foto është Mario Nikprelaj, 23-vjeçari shqiptar i cili u konfliktua me një stjuardesë dhe tentoi të hapte derën e daljes së emergjencës ndërsa avioni i SkyWest Airlines ishte në ajër. Mario Nikprelaj SkyWest Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Iowa, rreth orës 18:00 të së enjtes. Sipas dëshmitarëve dhe komunikimeve me kullën e kontrollit të Aeroportit të Iowa-s Lindore, Nikprelaj ishte përfshirë në një konflikt fizik me një anëtare të ekuipazhit, ndërkohë që përpiqej të hapte derën. Fatmirësisht, ekuipazhi dhe pasagjerët ndërhynë me shpejtësi duke parandaluar një tragjedi. Pas uljes, Nikprelaj u…

Lexo më Shumë

Profesor Doktor Et’hem Ruka, duke folur në episodin e parë të edicionit të dytë të podcastit EduVision nga Universiteti Luarasi, në bashkëpunim me News24, tregoi se si nisi rrugëtimi i universiteteve private, kur “Luarasi” ishte më i vlerësuari që në fillim dhe po e mban me dinjitet renditjen. Rektori i Universutetit Luarasi, Et’hem Ruka, theksoi gjithashtu se kush mendon se universitetet publike janë më të mira se ato private, e ka tërësisht gabim. Sipas tij, e vërtetë, që u hapën shumë universitete në fillim, që u panë si mjete fitimi dhe nuk plotësonin standardet, por më pas u hapën universitete…

Lexo më Shumë

Në episodin e parë të edicionit të dytë të podcastit EduVision nga Universiteti Luarasi, në bashkëpunim me News24, i ftuar ishte Rektori i këtij Universiteti, Profesor Doktor Et’hem Ruka, i cili pohoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit me Universitetit Ekonomik të Londrës. Profesor Ruka u shpreh ndër të tjera se ky bashkëpunim është i mirë për gjithë Shqipërinë, duke rritur standardet e arsimit të lartë, për më tepër në prag të hyrjes në BE. Rektori i Universitetit të Lartë përmendi faktin se tani të rinjtë shqiptarë kanë mundësi të kryejnë studimet e larta me më pak harxhime se sa të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Labinot-Fushë në Elbasan, ku dy fëmijë të mitur, të moshës 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht pasi u mbytën në lumin Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy vëllezërit ishin së bashku me nënën e tyre duke ruajtur bagëtitë, kur vendosën të hynin në ujë për t’u larë. Por rrjedha e fortë dhe mungesa e çdo mase sigurie bënë që ata të mos mund të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën pak…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale – Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup. Gjykata të dyshuarës së parë, De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme. Gjykata në seancën e sotme…

Lexo më Shumë

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka njoftuar një plan ambicioz për investimin e qindra miliardave dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI). Këto investime synojnë krijimin e një projekti të quajtur “Superinteligjencë” që pritet të revolucionarizojë teknologjinë e njohurive njerëzore. Meta aktualisht ka mbetur pas në fushën e AI gjeneruese, e cila është dominuar nga kompani si OpenAI me njohjen e suksesit të ChatGPT dhe Google me Gemini. “Ne po ndërtojmë rrjete kompjuterike me disa gigavat energji,” deklaroi Zuckerberg, duke theksuar nevojën për energji të madhe për funksionimin e këtyre sistemeve komplekse. Vëmendja në industrinë e teknologjisë është përqendruar…

Lexo më Shumë

Një fluturim i kompanisë SkyWest Airlines, me destinacion Detroit, është detyruar të bëjë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer u bë agresiv dhe tentoi të hapte derën e emergjencës në mes të fluturimit. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi SkyWest 3612, i nisur nga Omaha rreth orës 17:30 me orën lokale, u devijua dhe bëri ulje të menjëhershme në aeroportin Eastern Iowa, në Cedar Rapids, pas një incidenti të rëndë në bord. Autori i incidentit është identifikuar si Mario Nikprelaj, 23 vjeç, me profesion kuzhinier, i cili, sipas njoftimit të policisë lokale, u përfshi në…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Romës ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për 23-vjeçarin Mark Antony Samson, i cili ka pranuar fajësinë për vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, e re shqiptare që u vra në muajin prill në lagjen “Africano” të kryeqytetit italian. Ngjarja tronditëse ndodhi në një apartament në rrugën Homs, ku viktima u godit me tre thika në qafë dhe më pas trupi i saj u fsheh në një valixhe e u hodh në një greminë në zonën Capranica Prenestina. Sipas hetimeve të kryesuara nga prokurori Giuseppe Cascini, Samson akuzohet për vrasje me paramendim, për motive të ulëta,…

Lexo më Shumë