Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, foli për mënyrën se si vajza të njohura të ekranit dhe botës së showbizz-it vizitojnë rregullisht bosë të krimit në burgje, duke shfrytëzuar kontrata të dyshimta dhe lidhje fiktive. “Tani, vajzat e showbizz-it që hyjnë në burgje, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit,” – tha Lala. Sipas saj, situata ka degraduar deri në pikën që në ambientet e brendshme të burgut u ndërtua edhe një palestër, për të përmbushur…
Author: almakos
Në kuadër të vizitës në Londër, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mbajti fjalim në forumin e biznesit ku para më shumë se 50 kompanive britanike prezantoi mundësitë për investim dhe klimën e investimeve në vend. Siç kumton MPJTJ, në forum ministri Mucunski foli për përpjekjet dhe aktivitetet e Qeverisë mbi avancimin e klimës së biznesit, si dhe potencialin për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. “Me këtë rast, ai i ftoi kompanitë britanike të shqyrtojnë mundësitë që ofron tregu dhe ekonomia e vendit dhe shprehu gatishmërinë në nivel të Qeverisë dhe ministrisë, t’u ofrojë…
Hudhra, një nga erëzat më shëruese dhe të dashura në kuzhinë, mund të jetë një burim i mundshëm shqetësimi për disa individë. Alergjia ndaj hudhrës, megjithëse relativisht e rarë, përbën një problem shëndetësor që kërkon vëmendje. Simptomat e saj mund të ndikojnë në disa aspekte të shëndetit tuaj, ndaj është thelbësore që t’i njihet çdo personi potencialisht të prekur. Hudhra është e njohur për vlerat e saj shëruese dhe për aromën e saj karakteristike, por në disa raste, reaksionet negative mund të paraqiten, duke e bërë konsumimin e saj të padëshiruar. Personat që përjetojnë alergji ndaj hudhrës zakonisht janë të…
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Portin e Sarandës, ku është gjetur pa shenja jete roja i sigurisë. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, viktima është shtetasi 64-vjeçar me inicialet I. R., i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Njoftimi i policisë Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër një personi, i cili tashmë ishte akuzuar në rastin “Aditiv”, i cili tani akuzohet për veprat penale të bashkimit kriminal, për ndihmë në shpërdorimin e një procedure të Thirrjes Publike, dhënies së një kontrate të prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat, dhe për veprën penale të pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga një vepër penale. Prokuroria ngriti gjithashtu propozim aktakuzë kundër tre personave për veprën penale të Zbulimit të Sekreteve Zyrtare, dy prej të cilëve akuzohen gjithashtu për…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan një takim simbolik në Durrës me patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që janë vendosur në zonat turistike për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror. I pranishëm ishte edhe eksperti i sigurisë pranë Ambasadës Italiane, Salvatore Gava, dhe drejtori vendor i Policisë, Vilson Bala. Gjatë fjalës përshëndetëse, Proda deklaroi: “Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur.” Ai e cilësoi patrullimin e përbashkët…
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski, së bashku me disa prokurorë publikë, dje zhvilluan takim pune me një ekip nga Programi për Përmirësimin e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe Ambasada Britanike në Shkup, të udhëhequr nga Nick Hawkins, udhëheqës i ekipit dhe ish-Prokuror i Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar dhe eksperti Kallum Koks, avokat, gjyqtar dhe prokuror publik me përvojë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar. Në takim u diskutuan mundësitë për mbështetje dhe ndihmë nga ekspertë britanikë për prokuroritë publike maqedonase përmes Programit për Përmirësimin e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor, i cili zbatohet në pesë…
Një dëshmi tronditëse është publikuar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një 24-vjeçare shtatzënë, në muajin e shtatë, ka rrëfyer mes lotësh jetën e saj të kalbur nga varfëria, braktisja dhe indiferenca e institucioneve. E reja tregoi se ishte martuar në moshën 16-vjeçare për vetëm 70 mijë lekë të vjetra (7000 lekë të reja), ndërsa sot është e detyruar të lypë çdo ditë rrugëve të Tiranës, me vajzën e saj 4-vjeçare për dore. “Dal çdo ditë dhe lyp me vajzën time sepse nuk kemi çfarë të hamë. Nuk kam mundësi as të blej rroba për foshnjën…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski konsideron se të dhënat statistikore të publikuara sot për eksportin e prodhimeve bujqësore janë tregues i qartë se politikat bujqësore lëvizin në drejtim të duhur dhe se në të ardhmen vendi jo vetëm që do t’i përmbushë nevojat vendore, por edhe do ta rrisë eksportin. “Duke i krahasuar pesë muajt e parë prej vitit 2024 me pesë muajt e parë të vitit 2025 në pjesën e eksportit shënojmë rritje mbi 50 për qind. Në numër absolut është rreth 75 milionë euro që është rritje serioze. Kjo rritje do të thotë se arritëm që prodhimet vendore…
Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit. Disa muaj pasi u pyet si person nën hetim, SPAK mori në 24 qershor zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, duke i komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë…
Sot (18.07.2025) në orën 10:35 të mëngjesit, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, pranë hotelit Bellevue, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet transportues “iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një automjet pasagjerësh “audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (31) dhe një automjet pasagjerësh “golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.A. Me ambulancë, S.A. është transportuarnë kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë. Hetimi është duke vazhduar, dhe trafiku në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës së benzinës. MARKETING
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi në një objekt pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit”. Në pranga ranë inxhinieri që drejtonte punimet dhe një punëtor, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i ndërtesës. Sipas uniformave blu, objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi, pas një banese ekzistuese. Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe babai i pronarit, i cili ishte i pranishëm në vendin e punimeve. Të ndaluarit dhe personat nën hetim: • Noel Vata, 37 vjeç, inxhinieri që drejtonte ndërtimin (i arrestuar) • Arion Dyli, 28 vjeç, punëtor…

