Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Cërrik në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 56”. I arrestuari është Albano Kume, banues në Cërrik, i cili kërkohej për vepra të rënda penale, përfshirë “dhunë seksuale”, “rrëmbim personi”, “vjedhje” dhe “shkelje të rregullave për armët”, të kryera në territorin italian. Për këto akuza, Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 15 vite burgim. Operacioni u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Interpol Tiranën, e cila tashmë ka nisur procedurat për ekstradimin e Kumet drejt Italisë. Policia e Shtetit konfirmon se arrestimi…
Author: almakos
Qeveria shqiptare ka rikthyer për konsultim pas dy vitesh projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme). Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet. Shuma…
Sot për të 52-në herë do të mblidhen deputetët për konstituimin e Kuvendit, proces ky që nuk është përmbyllur pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit për shkak të mosmarrëveshjeve të partive parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Në anën tjetër, kryesuesi po ashtu ka vënë si pikë të rendit të ditës formimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Partitë tjera, PDK, LDK e AAK, kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Po ashtu, çështja e…
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s Valëzimi në det do të jetë forcës 1-3 ballë.
23:28 | 24 Korrik 2025E.HArkeologët besojnë se kanë identifikuar një anije shekullore të fundosur në Orkney, Skoci. Ekspertët thonë se mjeti lundrues i gjetur vitin e kaluar në ishullin Sanday është me gjasë Earl of Chatham, një ish-anije e Flotës Mbretërore e quajtur HMS Hind që më vonë mori një emër të ri pasi u kthye në një anije balenash, shkruan Sky News. Historic Environment Scotland (HES), i cili financoi kërkimin, tha se fregata e klasës së gjashtë shërbeu për shumë vite dhe më pas u shit, u riemërua si Earl of Chatham duke u kthyer në një anije 500-tonëshe…
Netflix zyrtarisht ka konfirmuar se po përdor inteligjencën artificiale gjenerative në prodhimin e saj, dhe rezultati i parë tashmë po shfaqet për shikuesit në mbarë botën. Bëhet fjalë për serialin “El Eternauta”, një adaptim shkencor-fantastik argjentinas i një komiku kult, ku një skenë e shembjes së një ndërtese është gjeneruar tërësisht nga AI. Sipas deklaratës së Ted Sarandos, njëri prej drejtorëve ekzekutivë të kompanisë, falë inteligjencës artificiale kjo skenë është përfunduar dhjetë herë më shpejt se sa do të ishte e mundur me metodat klasike të efekteve vizuale, dhe me një buxhet më të ulët. Ekipi i brendshëm i prodhimit…
Kërkimi për një 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të këqija të kërkimit gjatë natës. “Qendra operative e QMK-së është njoftuar se ekipet që po kryenin kërkimin do të tërhiqen për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme për kërkim në kushte nate. Nesër herët në mëngjes, ekipet do të vazhdojnë kërkimin në koordinim të ndërsjellë”, informoi Qendra e Menaxhimit të Krizave. Incidenti u raportua këtë pasdite në SPB Veles – dy persona, njëri 16 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, u humbën në ujërat e Vardarit pranë fshatit Ulanc, komuna Gradsko. Me…
Me 79 vota “pro” dhe asnjë “kundër” ose “abstenim”, deputetët sonte miratuan ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, të cilat do të mundësojnë rritje lineare të pensioneve me 2.000 denarë. Sipas ligjit, të gjitha llojet e pensioneve të paguara në vend, më 1 shtator 2025 dhe më 1 mars 2026, përshtaten në atë mënyrë që shuma totale mujore e fituar nga përqindja për rritjen e pensioneve e llogaritur si shuma e 50 përqind të rritjes së indeksit të kostos së jetesës dhe 50 përqind të rritjes së pagës mesatare të paguar të gjithë të punësuarve në gjysmëvjetorin e…
Detaje tronditëse dalin nga krimi i rëndë në fshatin Frashër të Fierit, ku 56-vjeçari Anesti Rama u vra në mënyrë çnjerëzore. Gazetari Poli Hoxha deklaroi në emisionin “Log.” në News24 se viktima jo vetëm është mbytur me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, por edhe është masakruar në organet gjenitale — një fakt që ka ndezur dyshime të forta mbi përfshirjen e më shumë personave në krim. Sipas Hoxhës, dyshohet se Emelinda Rama ka bashkëpunuar me të paktën një tjetër person, përveç të ëmës. Ai shton se dëshmia fillestare e vajzës, e cila pretendonte se ishte penguar nga i ati…
Deputetët në vazhdimin e seancës së 60-të, me 84 vota “pro”, e kanë miratuar Ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me të cilin çdo student do të marrë 250 euro për pajisje elektronike. Në kuadër të seancës së 60-të, deputetët i miratuan ligjet si në vijim – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat zhvillimore teknologjike industriale. Deputetët, në kuadër të vazhdimit të seancës së 62-të, miratuan edhe Ligjin…
Detaje të reja kanë dalë nga krimi makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Emelinda Rama dyshohet se ka vrarë babanë e saj, Anesti Rama, duke e mbytur me tel. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Log.” në News 24 se e reja punonte në një serë, ndërsa viktima ishte roje. Sipas dëshmisë së Emelindës, motivi i krimit ishte kontrolli i tepruar i të atit mbi jetën e saj, pasi ai ishte “fanatik” dhe nuk e lejonte të dilte apo të jetonte sipas dëshirës. Fillimisht, familjarët kishin pretenduar se 56-vjeçari kishte humbur jetën aksidentalisht pas një rrëzimi. Por dyshimet…
Mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz, një automjet tip “Audi” u përmbys në mes të rrugës. Drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari M. Fusha, u dëmtua gjatë aksidentit dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Pukës, u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga autoritetet.

