Author: almakos

Pasi përcolli babanë për në banesën e fundit, me nënën dhe motrën ne burg, vajza e madhe e familjes Rama në Frashër të Patosit, Kristiola Rama, tregoi për mediat se si e mori vesh lajmin e vdekjes së babait. Emigrante në Itali me tre fëmijë, Kristiola mbërriti një ditë më pare në vendlindje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e të atit, por mësoi një tjetër version për ngjarjen, i ndryshëm nga ai që i tregoi motra e vogël, Ermanilda. Me një qetësi qe mund të justifikohet vetëm nga tronditja e madhe, Kristiola Rama tregon se si e…

Lexo më Shumë

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Departamenti kundër krimit të organizuar më 23 korrik kanë sekuestruar dokumentacion nga komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për ndërtimet e paligjshme për të cilat kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur alarmin për një kohë të gjatë. Këtë e kanë konfirmuar nga MPB duke thënë se aksioni është bërë me urdhër të Prokororisë. Thonë se qëllimi është ndjekja penale e krimit të organizuar dhe korrupsionin. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më 23 korrik 2025, në bazë të një Urdhri të gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarë të…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëudhëtari, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Burime nga personeli mjekësor bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe dokumentimin e plotë të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i Benz-it ka humbur kontrollin e mjetit,…

Lexo më Shumë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me një proces gjyqësor në themel, pas vendimit të marrë nga gjyqtari paraprak Erjon Cela. Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre. Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet për këtë çështje. Tashmë, dosja do të shqyrtohet në themel nga trupa gjykuese, ndërsa mbetet të shihet si do të vijojë procesi ndaj ish-zyrtarit të lartë. Kujtojmë se ish-kryeministri Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, për shkak të…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kosovës nuk arritën as sot, në tentativën e 52-të të konstituojnë Kuvendin. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues diplomatikë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, etj si dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të tejkalojnë ndarjet politike dhe të arrijnë një zgjidhje për çështjen që po pengon funksionimin e Kuvendit. Hargreaves gjithashtu u shpreh se Kosova do të hyjë në një territor të panjohur nëse nuk i jepet fund bllokadës politike para se të përfundoj afati kushtetues. “Sot, përfaqësuesit…

Lexo më Shumë

Një automjet luksoz tip Maserati, me targa AB 803 RX, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër. Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës. Në momentin e mbërritjes, flakët kishin përfshirë pjesën e përparme të automjetit. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi duke përdorur ujë dhe arritën të izolonin dhe shuanin plotësisht zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale, kryesisht në pjesën e përparme të mjetit. Ndërsa kanë…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale. Në njoftimin për media thuhet se, në një takim miqësor, kryeministri Kurti dhe Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend. Temat përfshinin potencialin dhe përparësitë e Kosovës për investitorë të huaj. Po ashtu, ata theksuan rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti e falënderoi Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje…

Lexo më Shumë

Nesër do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të cilat vende-vende do të arrijnë edhe 43 gradë Celsius, njoftoi DPHM-ja. Të dielën dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të kushteve të motit. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtim në veri, dhe temperaturat gjatë ditës do të ulen. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 54-vjeçar nga fshati Lazarat është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte kufirin në drejtim të Greqisë me një shumë të madhe parash të padeklaruar. Gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, në çantën e tij u gjetën 48 400 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas detyrimit ligjor. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi me iniciale Sh.B. po hetohet në gjendje të lirë. Policia Kufitare, në kuadër të masave për parandalimin e krimeve në kufi, ushtroi kontroll mbi shtetasin Sh.B., ku gjeti paratë e padeklaruara. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) bëri të ditur se sot u realizua pagesa prej 99.743.746,00 denarëve për 1.865 persona nga nënmasa 1.9 për mollët deri te blerësit e regjistruar. “Sot u realizua pagesa prej 99.743.746,00 denarëve për 1.865 persona nga nënmasa 1.9 për mollët e dorëzuara te blerësit e regjistruar ose te kapacitetet përpunuese të regjistruara nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Vazhdon mbështetja për prodhuesit e mollëve”, thuhet në kumtesën e MBPEU. MARKETING

Lexo më Shumë

Ngjarja tronditëse e zbuluar më 24 korrik, ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama akuzohet se ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama, duke tentuar fillimisht ta paraqesë ngjarjen si një aksident në banjë. Krimi dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut. Fillimisht, vajza kishte deklaruar se i ati ishte rrëzuar, por hetimet zbuluan shenja dhune në fyt që e hodhën poshtë këtë version. Motra e Ermalindës, vajza tjetër e viktimës, ka treguar për momentin kur ajo u lajmërua për ngjarjen. “Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin,…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë të thellë nga Haga, ku bëri një analizë të thellë të situatës politike aktuale dhe përjetimeve të tij personale. Thaçi zbuloi mendimet e tij mbi një varg çështjesh, duke përfshirë sulmin terrorist të fundit në Banjskë. Ndër të tjera, ai gjithashtu ndau experiencat e tij të vështira me Gjykatën Speciale. Një aset i rëndësishëm i intervistës ishte biseda e tij emocionuese me babanë gjatë vizitës që i bëri atij në spitalin e Prishtinës. Referuar punës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Thaçi shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet dhe arritjet që…

Lexo më Shumë