Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shqyrtuar ankesën e parë e parashtruar nga VMRO-DPMNE për komunën e Çashkës, raporton SHENJA. Bëhet fjalë për vendvotimin 2228. Njëri nga anëtarët e KSHZ-së, deklaruan se ankesa për një votues nuk ka bazë dhe nga gjendja faktike që është regjistruar pas përfundimit të zgjedhjeve, është konstatuar se ka numër të saktë të votave në kuti, me numrin e të nënshkruarve-votues. Sipas tyre në rastin konkret nuk ka asnjë bazë që në atë vendvotim ka ndodhur diçka. Anëtarja Dimitre Shehu ju drejtua banorëve të Çashkës dhe tha se në një shtet demokratik pushteti buron nga populli, qytetarët…
Author: almakos
Para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve banorë të komunës së ashkës janë mbledhur në pritet të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, pasi, për garën në këtë komunë janë dorëzuar pesë ankesa.KSHZ në këto momente pritet të vendos për ankesat në Çashkë por edhe në komunat tjera.,Ankesat të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, janë dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë.Ankesat në procesion e votimit janë për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit.Para KSHZ-së është edhe Suat Shaqiri i cili doli fitues në raundin e parë,…
Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli. Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022. “Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli. “Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në…
Një fëmijë 7-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ndërsa babai i tij, 34 vjeç mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane raportojnë se një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar. Paraprakisht raportohet se fëmija, që ndodhej në sediljen e pasme, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Sipas hetimet paraprake, dy makinat u përplasën për të shmangur një skuter që po kthehej drejt një pike karburanti./euronewsalbania/
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e GJKKO. [embedded content] Siç shihet në këto pamje, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, teksa bisedon edhe me gazetarët e pranishëm. Kujtojmë se sot mbahet seancë në Apelin e GJKKO dhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili prej 1 viti ndodhet në burg.
Mjeku shqiptar në Kanada, Agron Alija ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Kosta Malo, duke i shprehur ngushëllime familjes. Ambasadorja thekson se Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios. “Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.…
Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, aksioni juridik i palës së akuzuar nuk ëhstë ndërprerë në kërkim të rrëzimit të SPAK-ut. Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK. Ata kanë depozituar një kërkesë në GJKKO për këtë çështje. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare. Përveç apartamenteve dhe një…
Një 22-vjeçar që shfrytëzonte vajza kolumbiane për prostitucion është arrestuar nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar “Apartamenti”, u vu në pranga i riu Kejvi Pocaj. Po ashtu në pranga ranë edhe dy vajza, Juliana Ospina dhe Lorena Crespo, të cilat kishin marrë me qira dhe kishin përshtatur një apartament në Rrugën e Barrikadave për ushtrimin e prostitucionit, ku banonin bashkë me dy shtetaset e tjera. Ndërkohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K.R., 23 vjeçe dhe A.A., 21 vjeçe, është nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtim të Prokurorisë, e cila…
Unë shumë herë them se duhet të fitojmë në shtëpi dhe këtu nuk kam asnjë dilemë, se detyra e shtëpisë është më e rëndësishmja, por duhet të fitojmë edhe në Londër, edhe në Bruksel, edhe në Paris, edhe në Berlin, edhe në Romë, edhe në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera të vendeve anëtare të BE-së, por edhe të shteteve me ndikim në botë. Do të luftojmë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe interesat e Maqedonisë në përgjithësi dhe të qytetarëve. E ardhmja e shtetit është brenda kornizës së BE-së, kjo është një nga qëllimet tona të fundit strategjike. Ne…
Një shofer ka goditur me veturën e tij një zyrtar policor. Rasti ka ndodhur pasditën e së martës. Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi një njësit policor, teksa ishte në një pikë kontrolli, tentoi të ndalojë një veturë për kontroll rutinor ne Zubin Potok. Drejtuesi i veturës u largua nga vendi me shpejtësi, me ç’rast edhe goditi zyrtarin policor. “Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet” thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në afërsi të Rrugës së Turizmit të Vjetër në Kukës, ku një automjet i parkuar është përplasur nga një makinë tjetër që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit të policisë, automjeti i dëmtuar është një “Benz” me targa AA 428 CT. Makina e parkuar është goditur nga pas me një forcë të tillë që u zhvendos rreth 50 metra nga vendi ku ishte qëndruar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar. Makina që ka shkaktuar përplasjen është larguar nga vendi dhe deri më tani policia nuk ka informacione…
Katër persona janë vënë në pranga në lidhje me vrasjen e dyfishtë një ditë më parë (22 tetor) në Manzë, ku viktimë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Personat që janë vënë në pranga janë Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja. Njoftimi: Durrës/Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është…

