Author: almakos

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar. Moti do të paraqitet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, ku do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Zonat më të prekura do të jenë ato me reliev malor në veri dhe verilindje të vendit. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare…

Lexo më Shumë

Lidhur me shkrimet e publikuara në disa portale në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Policinë, ku pretendohet se një polic i dënuar për vepra penale nuk do të largohet nga puna, Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë ashpër këto pretendime të pasakta dhe tendencioze dhe e informon opinionin për sa vijon: Fshirja e nenit 119 nga Ligji për Policinë, i cili deri më tani e rregullonte ndërprerjen e marrëdhënies së punës së nëpunësve policorë pas një aktgjykimi të formës së prerë, nuk nënkupton heqje të sanksionimit, por përputhje me Ligjin e ri për Punët e Brendshme dhe…

Lexo më Shumë

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër. Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës. Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në…

Lexo më Shumë

Ambasada e Gjermanisë ka ngritur shqetësime serioze mbi përpjekjet për politizimin e angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin e saj të fundit në veri të Kosovës.Ajo ardhur si pasojë e tensioneve që janë rritur pas angazhimit të FSK-së në kërkimin e trupit të një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili dyshohet se ka kërcyer nga ura dy ditë më parë. Liqeni i Ujmanit ndodhet në Zubin Potok, një nga katër komunat e veriut të Kosovës, të banuara kryesisht nga serbët.Kjo zonë përballet me tensione të vazhdueshme, dhe angazhimi i FSK-së ka nxitur reagime të forta…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi sot me 80 vota pro Ligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, duke i hapur rrugën akreditimit të plotë të Medresesë “Isa Beu” si institucion i barabartë në sistemin arsimor të vendit. Ky vendim përbën një zhvillim historik për arsimin fetar në Maqedoninë e Veriut, duke vendosur për herë të parë një shkollë teologjike islame në të njëjtin nivel ligjor dhe akademik me shkollat e tjera të mesme të akredituara në shtet. Në reagimin e saj zyrtar, Bashkësia Fetare Islame në RMV e përshkroi këtë vendim si “një ditë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës, në Lezhë. Një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Menjëherë pas aksidentit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në momentin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

 Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës të ardhshëm, e së shpejti do të fillojnë edhe stërvitjet, deklaroi në konferencë për shtyp Stojanço Angellov, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH). Angellov konfirmoi se zjarrfikësit e sapozgjedhur nuk do të angazhohen në zjarre më të mëdha dhe më të rrezikhshme. “Thirrja publike për pranim të zjarrfikësve të rinj do të ndihmojë në luftën me zjarret. Sot është dita e dytë e punës nga përfundimi i thirrjes publike dhe ende po zgjat selektimi administrativ. Gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë stërvitja, e cila do të…

Lexo më Shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Sipas Kolegjit, është I drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit. Po ashtu, Kolegji ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes cash, për arsye të mosvërtetimit të ligjshmërisë së të…

Lexo më Shumë

Shkëmbimet online po kalojnë në një fazë të re transformuese falë teknologjisë së inteligjencës artificiale nga Google. Një funksion të ri, që ka të bëjë me vlerësimet e dyqaneve online, është zhvilluar për të ofruar blerësve një përvojë më të sigurt dhe më efikase gjatë blerjes. Kjo funksionalitet është në dispozicion përmes një ikone që ndodhet në të majtë të adresës së faqes, në shfletuesin tuaj. Pasi të klikoni mbi atë ikonë, një dritare pop-up do të shfaqet, duke ofruar një panoramë të plotë mbi reputacionin e përgjithshëm të dyqanit, si dhe informacione mbi cilësinë e produkteve, çmimet dhe politikat…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar me 80 vota pro Ligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, i njohur ndryshe edhe si “Ligji për Medresenë”. Ky ligj, që do të hyjë në fuqi nga muaji shtator, u jep status të barabartë shkollave fetare në raport me institucionet publike të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se nxënësit e medreseve do të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si nxënësit e shkollave shtetërore, duke përfshirë njohjen e diplomave, të drejtën për ndjekje studimesh të mëtejshme dhe përfshirje në sistemin arsimor kombëtar. Miratimi i…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, në emër të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal. GJKKO ka sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, tre hapësira parkimi+depo, si edhe dy vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë. Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e…

Lexo më Shumë

Një çift shqiptaro-italian është vënë në pranga nga policia zvicerane, pasi u është gjetur në banesë lëndë narkotike kokainë dhe tableta ekstazi. Mësohet se është arrestuar një 51-vjeçar me origjinë shqiptare dhe rezident në Gjermani, si dhe të një 35-vjeçareje italiane e vendosur në rajonin e Luganës. Dy të dyshuarit, të cilët jetonin në një banesë në Davesco-Soragno, kishin fshehur në shtëpi rreth 1.4 kilogramë kokainë dhe disa gramë tableta ekstazi. Ata dyshohen për përfshirje në një rrjet të gjerë shpërndarjeje të drogës në zonën e Sottocenerit. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, të dy janë vënë në arrest. Operacioni…

Lexo më Shumë