Author: almakos

Rexhep Llacaj, një efektiv me 25 vite shërbim në policinë rrugore të Vlorës, ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefit të qarkullimit rrugor, Ardian Isufi, i njohur së fundmi për dhunën ndaj një kamarieri 18-vjeçar. Llacaj pretendon se Isufi ka fshehur provat e një aksidenti të ndodhur në janar 2021, ku bashkëshortja e tij u godit nga një makinë dhe mbeti e paralizuar. Ngjarja ndodhi më 24 janar 2021, kur gruaja dhe tre fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe u përplasën nga një automjet. Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në policinë rrugore të Vlorës, ka deklaruar se Ardian Isufi, i…

Lexo më Shumë

Gjykata e Fierit ka dhënë dënimin maksimal ndaj Azgan Mërnicës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, kur Mërnica qëlloi me armë në kokë efektivin Cenalia, pasi ky i fundit e kishte ndaluar për të mos lëvizur me shpejtësi në makinë. Vendimi parashikon që Azgan Mërnica të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Lexo më Shumë

Si ndihmon modaliteti i ri i studimit i ChatGPT edukimin dhe përdorimin e tij në universitete? ChatGPT ka shpallur një veçori të re që pritet të reformojë mënyrën si studentët e përdorin këtë teknologji për qëllime akademike. Modaliteti i njohur si “modaliteti i studimit” është krijuar për të inkurajuar një përdorim më të përgjegjshëm dhe edukativ të inteligjencës artificiale. Kjo iniciativë vjen në një kohë kur raste të keqpërdorimit të teknologjisë në ambientet akademike janë në rritje, duke ngjallur shqetësime për integritetin e arsimimit. Një shembull i qartë që tregon efektivitetin e këtij modaliteti është analiza e teoremës së Bayes-it,…

Lexo më Shumë

Qeveria e RMV- së duket se nuk e ka ndërmend të rrisë pagat minimale. Takimi i sotëm në mes këshillit ekonomiko social, sindikatave dhe punëdhënësve përfundoi pa epilog pozitiv. Ministri i Ekonomisë dhe punës Besar Durmishi pas përfundimit të takimit tha se kjo qeveri nuk do të punojë si qeveria e kaluar dhe nuk do ti rrisë pagat AD HOC në kohën kur siç thotë ai kemi inflacion . Madje sipas tij RMV është me pagë më të lartë se Greqia, Portugalia, Mali I Zi e tj. BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS ”Duhet të merren parasysh të gjitha…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke kritikuar mënyrën si është ndërtuar dhe mungesën e përfshirjes së prokurorisë në hartimin e tij. Në një deklaratë për mediat, Çela tha se procesi duhej të kishte nisur me një analizë të qartë mbi problemet e kodit aktual, për të kuptuar pse ai është i pamjaftueshëm dhe cilat janë sfidat reale që duhet të adresohen. “Unë mendoj që e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit, duhet të kuptojmë pse ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Cakran–Gorishovë, pranë fshatit Vreshtas, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues. Përplasja ka lënë të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital nga autoambulanca që mbërriti në vendngjarje. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme në mjetin e aksidentuar, ndërsa stafi mjekësor ofron ndihmën e parë për të lënduarit. Policia ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshimet e para flasin për humbje kontrolli nga drejtuesi i mjetit si…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund vendosjes së vulave nëpër pasaporta, do të nisë zbatimin në tetor. I ashtuquajturi Sistem i Hyrje/Daljes (EES) fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por u shty në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin. Komisioni Evropian ka vendosur 12 tetorin e vitit 2025 si datë për nisjen e operacioneve për zbatimin e EES-së. Nga 12 tetori e tutje, EES-ja do të nisë gradualisht…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Viktimat janë një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët udhëtonin me furgon. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin se janë hapur regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të. Rama shkruan se të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale mund të regjistrohen përmes e-albania. Kreu i qeverisë shprehet se mbështet nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nga familjet në nevojë apo ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9. Postimi i plotë: ‍‍‍‍‍‍‍‍‍ Regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale ➡️Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare; ➡️Mbështesim nxënësit nga familjet…

Lexo më Shumë

MPB ka bërë të ditur se nesër në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 04:00, për shkak të xhirimeve të një filmi, bulevardi “11 Tetori” do të mbyllet në të dy drejtimet nga kryqëzimi me bulevardin “Dame Gruev” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin” në Shkup. Nga MPB thonë se Njësia e sigurisë në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth. “Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet triçikël, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lushnjës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një manovër e gabuar gjatë një parakalimi ka qenë shkaku i aksidentit.

Lexo më Shumë

Pas reagimit të Prokurorisë së Përgjithshme, edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj draftit të ri të Kodit Penal. Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, e cilësoi projektin si të nxituar dhe të papërputhshëm me standardet evropiane të drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, Haxhia u shpreh se ndryshimet e propozuara nuk përfaqësojnë një nevojë reale të sistemit të drejtësisë, por janë një nismë që bie ndesh me logjikën ligjore dhe praktikat e vendeve anëtare të BE-së. Sipas tij, drafti i propozuar përmban dënime represive, që në disa raste tejkalojnë edhe kohën e diktaturës, ku dhe paralajmëroi…

Lexo më Shumë