Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie seksuale me dhunë është arrestuar në Tropojë. Vladimir Rama, banues në fshatin Fierzë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Njoftimi i policisë: Tropojë Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të…
Author: almakos
MPB njofton se dje (29.10.2025) në orën 15:15 në fshatin Reçane, rajoni i Gostivarit, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit arrestuan N.S. (22) nga fshati Reçane, rajoni i Gostivarit për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal. “Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të N.S., gjatë të cilit ai raportoi se në njërën nga lokalet ndihmëse kishte një pushkë gjuetie…
Fatjon Bushi është 48-vjeçari i arrestuar i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një djalë të mitur. Sipas burimeve, Fatjon Bushi ishte klient një lokal në Kamëz ku 15-vjeçari ishte punësuar për provë. Por, sipas informacioneve, 48-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur,…
Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kultivim dhe trafikim të narkotikëve. Arrestimet lidhen me rastin e koduar “Vera 2024”, që kishte zbuluar një plantacion me rreth 3 mijë bimë narkotike dhe afër një ton marihuanë në fshatin Sverkë të Pejës gjatë vitit të kaluar. “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre…
Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç përshkallëzuan protestën e tyre këtë të enjte, duke u pozicionuar para Kuvendit të Shqipërisë. Me pankarta në duar, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune si edhe pensione dinjitoze për punën që kanë bërë ndër vite. “Duam të drejtat tona”, brohorasin protestuesit jashtë Kuvendit, ndërsa brenda në Parlamentit mbahet sot seanca e radhës plenare.
Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir sot do të fillojë shpërndarja 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, informoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të shtunën do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.Sipas informacioneve nga KSHZ, zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1.569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë, ndërsa 14 gazetarë të huaj janë akredituar për të…
Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Milano. I ekstraduari Erind Lasku akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ndaj tij GjKKO, në muajin prill 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi i policisë: Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar…
Trafikantët e municioneve dhe armatimeve të sekuestruara një ditë më parë nga Policia e Tiranës, kanë përdorur si kamuflim një furgon të loguar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”. Mësohet se ky mjet kishte më shumë se një muaj që qëndronte i parkuar në zonë dhe se është ruajtur me efektivë civilë për të zbuluar kush hynte dhe kush dilte nga furgoni. Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, është në emër të…
22:40 | 29 Tetor 2025E.HNjë studim i fundit i një grupi shkencëtarësh japonezë ka zbuluar se njerëzit e thinjur janë më të mbrojtur nga melanoma. Thinjat janë pasojë e një mekanizmi mbrojtës antitumoral të organizmit. Vijnë si pasojë e dëmtimit të qelizave staminale, të cilat zgjedhin të autoeliminohen dhe jo të vijojnë jetën, duke u shtuar e duke favorizuar zhvillimin dhe shfaqjen e melanomës, tumorit të lëkurës. Ky është konkluzioni i një studimi të realizuar në laborator te kaviet nga Universiteti i Tokyos, studim i publikuar më pas në revistën shkencore Nature Cell Biology. Ky rezultat, shpjegojnë autorët, nuk do…
Nike po sjell një inovacion të jashtëzakonshëm në botën e sportit me lançimin e këpucëve elektrike, të cilat premtojnë të rrisin përvojën e vrapuesve dhe ecësve të përditshëm. Me emrin “Project Amplify”, këto këpucë janë dizajnuar për të përmirësuar lëvizjen natyrale të këmbës dhe kyçit, duke ofruar një ndihmë të jashtëzakonshme për ata që duan të arrijnë rezultate më të mira në aktivitetet e tyre fizike. Këpucët përfshijnë një motor të lehtë dhe një sistem transmetimi që punon në harmoni me një bateri të rikarikueshme, e cila është e integruar në dizajnin e këpucëve. Kjo teknologji e avancuar lejon përdorimin…
Me një pritje solemne, në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Shkup u kremtua 102-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu. Në aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministra, deputetë, kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve nga të dy vendet. Ceremonia nisi me intonimin e himneve kombëtare të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy,…
Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, në emisionin “Debat në Shenja” tha se dallimi mes atij dhe kundërkandidatit të tij është se dibranët e njohin shumë mirë atë.“Ata e dinë se çdo fjalë që e jap e mbaj si amanet. Për mua amaneti peshon shumë, sot dua t’ju la një amanet: ditën e diell me 2 nëntor thuani fjalën tuaj, masovikisht rrethoni numrin 40 me shpirt me zemër të qetë dhe qojeni amanetin tim deri nw fund”, tha kandidati i pavarur Ramadan Imeri. MARKETING

