Author: almakos

Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkojnë paraburgim për një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar rreth 13 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi i Serbisë po voziste një kamion me targa të Sllovenisë, ndërsa droga ishte fshehur në 14 çanta. “Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, ai është përpjekur të kalojë 129.7 kilogramë drogë narkotike – marihuanë. Droga, e vendosur në 14 çanta të fshehura në kamionin në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia, është zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit të automjetit”,…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodh kur drejtësia dështojnë? Kjo është pyetja që ngrihet pas kritikave të ashpra të Richard Grenell, dërguarit special të Presidentit amerikan Donald Trump, ndaj sistemit evropian të drejtësisë. Ai e cilëson atë si të drejtuar nga elitat dhe brutal, duke e vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor që po kalon ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim të tij në platformën X, Grenell shpreh shqetësimin e tij për situatën e Thaçit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për pesë vjet pa një vendim gjyqësor përfundimtar. Kjo periudhë e gjatë pa një gjykim të qartë ka ngritur…

Lexo më Shumë

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 1 nëntor 2025, duke filluar nga ora 12:00, përpara monumentit të “Simfonisë së Paqes” në sheshin Lirisë Marshimi do të vazhdojë nëpër qendër të qytetit, duke kaluar përpara ndërtesës së Parlamentit dhe duke përfunduar përpara ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përfaqësuesit e Iniciativës “Të Gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për median në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit. Ngjarja është pjesë…

Lexo më Shumë

Sot me fillim nga ora 09:00, do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157” në Komunën e Çairit. Siç njofton Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti në një tub lidhës prej f – 150 mm në kryqëzimin midis rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157”. Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. Për çdo informacion të ri, qytetarët do të jenë të informuar nga Ndërmarrja Publike. MARKETING

Lexo më Shumë

Si ndiheni sot? Horoskopi i datës 31 tetor sjell energji të reja për të gjitha shenjat, por disa prej tyre do të përjetojnë fat të veçantë. A jeni gati të zbuloni se çfarë do t’ju rezervojë universi për ju sot? Dashi Energjia juaj është në kulm, por kujdesi ndaj marrëdhënieve me të tjerët është thelbësor. Një lajm i papritur në punë mund t’ju hapë dyert për mundësi të reja. Në dashuri, jeni gati të bëni një hap të guximshëm që do të ndikojë në të ardhmen tuaj. Demi Sot është një ditë e shkëlqyer për të reflektuar mbi prioritetet tuaja.…

Lexo më Shumë

Tre persona me precedent penal kanë tentuar të kalojnë ilegalisht për në Itali me kamion. Policia e Durrësit sqaron se në pranga është vënë 47-vjeçari, i cili i ka ndihmuar për të kaluar kufirin. Njoftimi  Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari. 2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte…

Lexo më Shumë

22:13 | 30 Tetor 2025E.HShefi i Teslas dhe pronari i X, Elon Musk është bërë personi i parë në histori që ka pasuri prej 500 miliardë dollarësh. Kjo vjen pasi aksionet e Teslas u rritën me rreth 14 për qind këtë vit dhe Musk, i cili zotëron 12 për qind të aksioneve në kompani, po korr përfitimet. Vlera e aksioneve të kompanisë së makinave është rritur me më shumë se 20 për qind gjatë vitit të kaluar, raporton Metro.uk. Aksionet në prodhuesin e makinave elektrike ishin 427.90 dollarë për aksion në janar, por ranë në 220.67 dollarë kur Musk u…

Lexo më Shumë

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendim kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare për 0,59 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm. Çmimi i ri me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 69,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë të shitet…

Lexo më Shumë

Forcat e rendit kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion “blic” në zonën e Skelës, në Vlorë, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Operacioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet luksoz tip “Porsche”. Gjatë aksionit, policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar për verifikim automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj. Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar tek personat me precedentë penalë, ata që janë në kërkim,…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje. Njoftimi i policisë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e…

Lexo më Shumë

SPB Shkup njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili dyshohet për mbajtje dhe tregti me armë. “SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.S. (52) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paaurtorizuar i armëve ose materieve shpërthyese””. “Me datë 05.09.2025, nëpunës policorë kanë bërë bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra për pistoletën dhe fishekë”, thonë nga SPB Shkup. MARKETING

Lexo më Shumë