Author: almakos

Gjykata Themelore Penale e Shkupit dënoi sot Rexhep Nuredinin – njërin nga dy sulmuesit e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me dënim me burgim me kusht prej dy vitesh për incidentin në korrik të këtij viti, kur ajo u sulmua fizikisht dhe verbalisht gjatë një vizite në ndërtesat pa leje në lagjen Çair të Shkupit. Dënimi me burgim me kusht nuk do të zbatohet nëse ai nuk kryen një krim tjetër në pesë vitet e ardhshme. Vendimi u mor në bazë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri Nuredini, të cilin prokuroria e akuzon për dhunë, e dënueshme…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se një shkupjan 37-vjeç është arrestuar pasi gjatë ditës së djeshme, në veturën e tij policia ka gjetur municion. “Më 30 tetor 2025, rreth ora 20:35, zyrtarët policorë të Njësisë për ndërhyrje të shpejtë pranë SPB Shkup, pas marrjes së informacioneve operative, ndaluan një automjet “Renault Megane” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi”. “Gjatë kontrollit të kryer në automjet, policia gjeti 100 fishekë. R.A. u privua nga liria, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Kur bëhet fjalë për kënaqësinë dhe intimitetin, nuk ekziston një formulë universale. E dimë që stimulimi i klitorit, vaginës apo penisit nuk janë mënyrat e vetme për të arritur një orgazëm emocionues, por çfarë tjetër mund të zgjojë dëshirën? Redaktorja e seksit Sydney Cox, në everygirl.com, shkruan për ato pjesë të trupit që zakonisht i neglizhojmë, por që mund të na dhurojnë ndjesi të reja dhe përjetime të thella erotike. Një eksplorim i tillë mund të hapë dyer të reja në jetën tuaj intime. Pjesa e brendshme e kyçit të dorës është një zonë e ndjeshme për shkak të lëkurës…

Lexo më Shumë

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dalë pas gati 3 orësh brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës. [embedded content] “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vemndimit të gjyqësorit”, tha Pacolli. Ndërsa shtoi: “Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri”. Sipas burimeve, Behgjet Pacolli u thirr në organin e akuzës dhe u mor në pyetje në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Biznesmeni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po…

Lexo më Shumë

Partia VLEN ka dalë me një komunikatë në të cilën vlerëson se fitorja e 19 tetorit ka shënuar një kthesë të rëndësishme në komunat me shumicë shqiptare. Sipas tyre, në shumë komuna si Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë e Tearcë, qytetarët kanë shprehur mbështetje për një frymë të re të politikës lokale. VLEN thekson se kjo energji pozitive po zgjerohet nga Tetova në Dibër, Strugë, Bogovinë, Bërvenicë, Studeniçan e Dollnen. “Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Financave dhe shefja e GP parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të buxhetit për vitin 2026 nga qeveria në detyrë e Kurtit. Ajo ka shprehur shqetësimin se ky buxhet, i miratuar në prag të zgjedhjeve të jashtzakonshme, është një hap i rrezikshëm që po e çon Kosovën drejt katastrofës. Bajrami thekson se ky propozim është një tentativë për të uzurpuar financat e shtetit dhe për të favorizuar grupe të caktuara politike. Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga LVV, po bën një abuzim të hapur me burimet financiare të vendit. Ajo…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është ndaluar shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçare nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura. “Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e ndaluar B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, e mitura kishte pësuar…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit siguroi prova dhe ngriti aktakuzë kundër një personi të dyshuar për vepra penale “Detyrim” sipas nenit 258 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë), si dhe “Rrezikim të sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike. “Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të paligjshme për veten e tij, i akuzuari më 2 shtator bëri një kërcënim serioz se do të sulmonte jetën dhe trupin e të dëmtuarit, kryetarit të Komunës së Negotinës dhe familjes së tij, duke u përpjekur…

Lexo më Shumë

Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura…

Lexo më Shumë

Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai tha se kam pritur 9 muaj për të folur 9 minuta dhe për tu dëgjuar pas një sage të gjatë zhgënjyese. Veliaj u shpreh se po flet para Gjykatës Kushtetuese si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë ka bërë që të jetë i mbyllu në qeli. “Jam këtu si kryetar i bashkisë Tiranë”, tha Veliaj ne fjalen e tij. Veliaj: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar prej jush…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 të dielën, kur zhvillohen zgjedhjet për kryetarë bashkie në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë, të drejtë vote kanë 1,013,375 qytetarë. Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), 4,826 persona të sëmurë dhe të dobët janë regjistruar për raundin e dytë të votimit, me numrin më të lartë të regjistrimeve në Kërçovë – 823. Të sëmurët dhe të dobëtit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra nesër. Zgjedhjet do të monitorohen nga…

Lexo më Shumë

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia 33 vjeçarin, Edmond Goga, cili është dënuar në Shqipëri për kultivimin e lëndëve narkotike. Edmond Goga në vitin 2023 është dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vite burgim, ndërsa ditën e sotme është ekstaduar nga Italia për në vendin tonë. Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edmond Goga, 33 vjeç, të lindur në…

Lexo më Shumë