Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot shpalli një vendim të rëndësishëm: heqjen e tarifave për të gjitha produktet amerikane. Kjo është një zhvillim i rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, duke pasur parasysh rolin e veçantë që Amerika luan në përpjekjet për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Osmani theksoi se ky është një sinjal i qartë i angazhimit të Kosovës për të forcuar lidhjet me aleatin e saj më të fortë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jemi krenarë që jemi vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe…
Author: almakos
Nga 12 tetori 2025, Bashkimi Europian do të nisë zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në kufi, i quajtur EES (Entry/Exit System), i cili zëvendëson vulat në pasaportë me skanime biometrike. Sipas këtij sistemi, qytetarët nga vende jo anëtare të BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, do të duhet të regjistrojnë gjurmët e gishtërinjve dhe një foto të fytyrës për të hyrë në zonën Schengen. Këto të dhëna do të mblidhen në aeroport, port apo stacion kufitar në momentin e parë të hyrjes dhe do të jenë të vlefshme për tre vjet. Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike do të…
Pas një hetimi, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti sot aktakuzë kundër gjashtë personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se si grup kriminal, i organizuar nga i dyshuari i parë, kanë kryer krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë. Pesë persona akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të parave”, ndërsa i pandehuri i parë dhe një person tjetër akuzohen gjithashtu për veprën penale të “Prodhimit, blerjes së mjeteve të falsifikimit”. Nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, i pandehuri i parë krijoi një grup në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë,…
VOLTIZA DURO/ Industria e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale po përballet me kontrolle më të rrepta, pas miratimit të Udhëzimit nr. 122, datë 23.7.2025, i cili sjell një sërë ndryshimesh dhe shtesash në udhëzimin bazë nr. 274, datë 16.5.2024. Ky dokument shtrëngon dukshëm kriteret për përfshirjen në këtë sektor, duke forcuar filtrin ligjor, etik dhe profesional për të gjithë aktorët e përfshirë. Nga tani e tutje, verifikimit të pastërtisë së figurës nuk do t’i nënshtrohen vetëm administratorët apo pronarët, por edhe ortakët, aksionarët, anëtarët e bordeve drejtuese, drejtuesit teknikë dhe çdo punonjës i subjekteve të licencuara apo të lejuara. Lista…
Avokati i Popullit ka hapur një hetim zyrtar për mënyrën si është trajtuar kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjatë qëndrimit në paraburgim në Durrës. Objekt i verifikimeve është shoqërimi i tij drejt një klinike private, ku Veliaj iu nënshtrua disa analizave mjekësore, mes dyshimeve për trajtim të veçantë apo favorizime. Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prenci, ka kontaktuar drejtpërdrejt me Veliajn për të marrë informacion të detajuar mbi kushtet në të cilat mbahet dhe respektimin e të drejtave të tij si person i arrestuar. Hetimi vjen pas zhurmës publike mbi lehtësirat e supozuara që i janë ofruar Veliajt,…
Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se vetingu është domosdoshmëri institucionale dhe shoqërore, për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi, në institucionet shtetërore dhe në vetë sistemin demokratik. ATa shtojnë se vetingun nuk e pranojnë vetëm ata që pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje. Në vijim po e përcjellim të plotë reagimin e BDI-së. Ne besojmë thellësisht se nuk mund të ketë shtet funksional dhe shoqëri të drejtë, pa një proces gjithëpërfshirës të vetingut, me mbikëqyrje ndërkombëtare, i cili do të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e pushtetit. Qëndrimi i BDI-së është…
Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të paraqitet më 4 gusht, në orën 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve ndaj tij. Meta do të transferohet nga paraburgimi – ku ndodhet që prej 21 tetorit 2024 – drejt SPAK-ut, ku do të jetë i shoqëruar nga avokati i tij Kujtim Cakani. Ata do të firmosin aktin përmbyllës të hetimit penal, që i hap rrugë dërgimit të dosjes në gjykatë. E njëjta procedurë është ndjekur më herët edhe për Monika Kryemadhin, si dhe për Piro Xhixhon, babain e nënkryetares së PL-së, Erisa…
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, pas shpalljes së saj të pandehur. Ajo u pa duke dalë nga Prokuroria e Posaçme në orët e paradites, vetëm pak ditë pasi SPAK mori të pandehur 30 persona, përfshirë figura publike dhe njerëz të afërm të saj dhe të Veliajt. Sipas hetimeve paraprake, ndaj çiftit Veliaj-Xoxa rëndojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme. Gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se në listën e personave të hetuar…
Që nga fillimi i mandatit aktual parlamentar, 65 deputetë kanë marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit në total prej 18.6 milionë denarësh, ose rreth 303,320 euro. Shuma më e lartë e paguar për një deputet arrin rreth 13,200 euro, që është mesatarisht 1,000 euro në muaj. Sipas të dhënave të marra nga Radio Evropa e Lirë përmes Ligjit për qasje të lirë në informacionin publik, fondet e paguara kanë të bëjnë me periudhën nga 28 maji 2024 deri më 30 qershor 2025. Nga shuma totale, 26,717 euro janë për taksat rrugore, ndërsa 276,603 euro për karburant. Më shumë mjete u…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në mesditë e ka konvokuar seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë. Anëtarë të Këshillit të Sigurisë sipas funksionit janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristijan Mickoski, kryetari i Qeverisë; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Muçunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe tre anëtarët e emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vllado Spiridonov. Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski;…
Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohen se kanë plagosur rëndë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga kanë rënë Bledar Bylykbashi, 38 vjeç, dhe Bujar Bylykbashi, 41 vjeç, të cilët sipas uniformave blu, goditën me thikë dhe sende të forta shtetasin B. B., 42 vjeç, në lagjen “Tre Heronjtë”. I plagosuri ndodhet në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga vendngjarja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) i përdorur në konflikt. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lehtësuar masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin në arrest shtëpiak. Tashmë, për të dy është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje” një herë në muaj. Vendimi u mor pasi mbrojtja argumentoi se afati 6-mujor i arrestit kishte skaduar, duke u referuar si precedent çështjes së Mimoza Margegajt në Gjykatën Kushtetuese. Byberi dhe Kërrnaja po hetohen nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “prerje të paligjshme të pyjeve”, lidhur me ndërtimin e një rruge 3.2 kilometra në territorin e Bashkisë Tropojë,…

