“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc, Bogorodicë dhe Novosellë, punonjësit doganorë dhe ekipet mobile sekuestruan pothuajse tre mijë copa mallra, përfshirë pije alkoolike, cigare elektronike, rroba me markat e mbrojtura tregtare dhe autopjesë të gjetura në automjete, autobusë dhe kamionë. Kundër autorëve po ndiqen procedura të veçanta. Në pikën kufitare Bllacë, u sekuestruan më shumë se 700 copë mallra të ndryshme, duke përfshirë lodra, parfume, kozmetikë dhe mobilje. “Gjithsej 600 copë mallra të ndryshme, kryesisht lodra, u gjetën në hapësirat e fabrikuara të një furgoni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Në një rast tjetër, gjithsej 143 copë parfume dhe…
Banorët e lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol i 28 tetorit, janë shprehur te tronditur per ngjarjen. Inspektori i tatimeve Enea Busukja ishte në qendër të këtij atentati por arriti të shpëtonte mrekullisht pasi sapo ka dalë nga banesa është futur me shpejtësi në automjetin e tij. Dera e makinës e ka mbrojtur Busuken duke i shpëtuar jetën. Dëshmitarët të cilët qëlluan në vendngjarje, që janë edhe komshinjtë e inspektorit tatimor rrëfejnë tmerrin që përjetuan. Një tjetër banor i zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol, Eduard Gjoka, thotë se mbesa e tij e…
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se disa kryekomisarë janë transferuar për të ushtruar detyrat e tyre në zona të reja. Bëhet fjalë për: Kryemomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malesise së Madhe, ne DVP Shkoder është emëruar shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër. Kryemomisar Edvin Peci me detyrë Shef Komisariati Bulqizë emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë nr.6 në DVP Tiranë. Kryemomisar Erdit Rrëçeku me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policise nr.6 emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan. Komisar Klaudio Zhupa me detyrë Shef Seksioni…
Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati i Bardhë i Shkupit. Izet Mexhiti tashmë ka braktisur edhe kandidatin e vet në Bërvenicë, vetëm pse ai ua prish planet për nënshtrimin e shqiptarëve përmes VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit. Ndërkohë, Bilall Kasami, që në Tiranë paraqitej si “shqiptari i madh”, në Shkup shfaqet si politikani i dëshiruar i Mickoskit, duke ndryshuar qëndrimet për 360 shkallë dhe…
Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve në “Myslym Shyri”, dyshohet se muniocionet do të përdoreshin për ngjarje kriminale Eugert Sino u arrestua sot nga policia, pasi dyshohet se ishte poseduesi i një arsenali armësh të zbuluara në Tiranë. Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri” blutë ushtruan kontroll në furgonin e 34-vjeçarit ku u gjetën: -12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; -6 armë zjarri automatike; -5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); -1 silenciator; -17 krehra për armë zjarri të ndryshme; -pjesë të ndryshme armësh zjarri;…
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, u takua dje me udhëheqësit e qyteteve ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në terren, sfidat e mundshme dhe masat që policia po ndërmerr në prag të ditës së zgjedhjeve. Drejtori Janev theksoi se detyrimi i policisë është i qartë – të sigurojë një proces zgjedhor paqësor, të sigurt dhe demokratik, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që qytetarët të votojnë lirshëm, pa presion, frikë apo kërcënime. Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj…
Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh. Në kuadër të operacionit të koduar “The Van” u vu në pranga një 34-vjeçar, Eugert Sino, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Janë plotë 23 armë zjarri të sekuestruara, nga të cilat 5 snajpera , 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Njoftimi: Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër shtetasit Z.A., ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”. Për të njëjtën vepër penale janë kallëzuar edhe F.M., ish-zëvendësdrejtor i agjencisë, si dhe punonjësit L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., të gjithë të punësuar në këtë institucion. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Z.A., gjatë periudhës 2017–2020, në cilësinë e drejtorit të agjencisë, në disa raste dyshohet se ka përvetësuar fonde publike gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit. Ai ka marrë…
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.…
Panorama.al ka siguruar emrat e zyrtarëve publikë dhe efektivëve të policisë për të cilët u lëshua masë ndalimi nga Prokuroria e Lezhës për tjetërsim pronash. Mes tyre janë Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi. EMRAT: Pjetër Tuçi – “arrest në burg” Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi” Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi” Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi” Luiza Bala – “arrest në shtëpi” Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi” Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT…
Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e krimit të ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku u vra me thikë kuzhinieri, Indrit Ismaillari. Autori i krimit është kolegu i tij picier, Flip Shehu 41 vjeç, që sipas policisë është person me precedent të mëparshëm penal. Njoftimi: Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit. I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta. Gjendet dhe…

